• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministri nesër në Tiranë për detin, mediat: Greqia do t’i tregojë Shqipërisë rrugën për në Hagë

23:37 : 19/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias nesër do të vijë në Shqipëri në një vizitë zyrtare ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit, teksa në “tavolinë” do të jenë cështjet e vjetra, mes të cilave, kryesorja kufiri detar. Po si e komentojnë mediat greke këtë vizitë?

Në një shkrim të gjatë ku analizon të gjithë historikun e cështjes së kufirit detar, liberale.gr shkruan se qëllimi i Dendias nesër në Tiranë është zgjidhja e ngërçit që ka lindur për caktimin e zonave detare midis dy vendeve, teksa Athina njoftoi se do të zgjerohej me 12 milje në Jon.

Por cfarë ndodh nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje?

Media greke shkruan se Greqia është e gatshme për të hartuar një draft të përbashkët me Shqipërinë për mosmarrëveshjen për ta çuar në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Lexo edhe:

Shkrimet kundër Edi Ramës, si i ‘surprizon’ kryeministri gazetarët e huaj: Alo jam…

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

“Sipas informacionit, në të ardhmen e afërt Greqia do të zgjerojë zyrtarisht ujërat territoriale në Detin Jon, siç është njoftuar tashmë në 12 milje. Nga kontaktet me lidershipin politik shqiptar nëse nuk gjendet përsëri mundësia për të bërë përparim në bisedimet dypalëshe, Greqia është gati për fillimin e negociatave për një draft të përbashkët për referimin e mosmarrëveshjes për shënjimin e zonave detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë” thuhet në shkrim.

Por, thuhet më tej në shkrim, në gjykatën ndërkombëtare do të shkohet pasi Greqia të jetë zgjeruar me 12 milje. “Sidoqoftë, elementi i rëndësishëm është që çdo mundësi për në Hagë të vendoset pas shtrirjes së ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje”.

Nuk ka si të mos lidhet vizita e Dendias në Tiranë edhe me Turqinë. “Sigurisht, ky zhvillim nuk do të jetë i këndshëm për Turqinë, pasi jo vetëm që do të shohë që Greqia të ketë sukses dhe të kapërcejë pengesat për caktimin e zonave detare me vendin e tretë nga gjashtë kufijtë e saj detarë, por që edhe në këtë rast zbatohen parimet e Ligjit të Detit”.

Grekët bëjnë edhe një panoramë të situatës politike në Shqipëri. “Dendias viziton Tiranën, teksa Shqipëria marshon për zgjedhje në pranverë në një klimë të tensionuar politike, ku çështja e marrëdhënieve me Greqinë dhe caktimi i kufirit detar do të jenë në zemër të polemikave” mbyllet shkrimi.

Debati me Greqinë për detin u rindez, pasi Athina zyrtare deklaroi se do të zgjerohet me 12 milje në Jon. Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë zgjidhet me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare.

Etiketa: Detimediat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkrimet kundër Edi Ramës, si i ‘surprizon’ kryeministri gazetarët e huaj: Alo jam…

16:32 : 01/08/2025
AKTUALITET

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

15:56 : 30/07/2025
NDRYSHE

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025
BOTA

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin

22:12 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

Gazeta austriake: Shqipëria po bëhet gjithmonë e më autokratike, Rama kontrollon mediat

10:12 : 14/07/2025
Para

Inceneratorët/ Kush janë personat e kallëzuar nga PS në SPAK? Ja përgjigja e Alibeajt

TË GJITHA

Aksident në “Kthesën e Dukatit”, plagoset një person

16:54 : 21/08/2025
Foto ilustruese

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë

16:45 : 21/08/2025

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 në pranga! Kërcënuan policët me kaçavidë

16:36 : 21/08/2025

“Hëna e Zezë” shfaqet këtë fundjavë, fenomeni i rrallë i gushtit që ndodh një herë në 33 vjet

16:18 : 21/08/2025

Në pikun e vapës, Skerdi Drenova i UKT-së lë pa ujë të pijshëm banorët e Tiranës

16:11 : 21/08/2025

Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më

16:01 : 21/08/2025

Fifi publikon k*rcënimet që po merr nga fansat e Eglit

15:58 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com