Me veshët nga Rama dhe sytë nga Spanja/ Eduard Dervishi verbohet nga arritjet rilindase në sport, por harron fushat

Servilizmi ndaj pushtetit të bën të verbër, aq sa nuk sheh më realitetin por thjeshtë e imagjinon atë. Kjo është ajo që ka ndodhur me shumë figura, të artit, sportit, gazetarisë dhe të të gjitha fushave të tjera.

Vitet e fundit kemi parë shumë artistë që lëvizin herë majtas e herë djathtas, sa herë që pushteti ndërron kah, të njëjtën gjë kanë bërë edhe sportistë apo zyrtarë të lartë të sportit.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, se fundja bindjet politike janë personale, por kthehen në një problem kur realitetin e sheh me sytë e pushtetit dhe këtë kërkon t’ua imponosh edhe të tjerëve.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Dervishi, ka habitur jo pak sportdashësit shqiptarë me deklaratat e tij të fundit ku thotë se: ‘Qeveria shqiptare ka bërë shumë për sportin’.

Por zoti Dervishi harron që në Shqipëri vitet e fundit ka aq shumë probleme në sportin shqiptar, sa do të duhej një natë dimri për t’i rënditur.

Megjithatë ne në këtë shkrim do të mundohemi t’i tregojmë zotit Dervishi dhe t’i hapim sado pak sytë që të shohë realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo me sytë e qeverisë siç ai ka filluar ta shohë kohët e fundit.

Zoti Dervishi nuk ka aspak informacion se sot shumë klube në Shqipëri nuk kanë ku stërviten, për të mos folur më pastaj për të rinjtë apo ekipet zinxhir, të cilët duhet të stërviten nëpër kalçeto private dhe të paguajnë me lekët e prindërve.

Zoti Dervishi i cili sot është një person i rndësishëm në Federatën Spanjolle të Futbollit mesa duket i sheh investimet në Shqipëri me veshë nga qeveria rilindase dhe me sytë nga stadiumet elitare spanjolle, pasi investimet që ai pretendon se janë bërë në Shqipëri nuk ekzistojnë.

A e di zoti Dervishi se sot ekipi i Elbasanit, një ekip elitar nuk zhvillon më asnjë ndeshje në stadiumin e tij? A e dini ju zoti Dervishi se Elbasani nuk ka asnjë fushë ku të stërvitet? A e dini ju zoti Dervishi se në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Kukës, Sarandë, Korçë e në të gjithë Shqipërinë skuadrat elitë nuk kanë fusha stërvitore?

LEXO EDHE  Mjeku Alimehmeti parashikon një dimër të vështirë: Kur të vijë vaksina, mund të mos ketë më vlerë për shqiptarët

A e dini ju zoti Dervishi se sot fëmijët shqiptarë veç fushave që nuk ekzistojnë nuk kanë më as rrugë (si ju dikur) ku të mund të luajnë me njëri-tjetrin, pasi ato janë zënë nga pallatet gjigante dhe industria e betonit.

Çfarë ka bërë qeveria shqiptare zoti Dervishi në këto vite për sportin, që nuk qënka bërë kurrë më parë?

Nëse ju e keni fjalën për kualifikimin e kombëtares shqiptare në Euro 2016-të? Po ju kujtojmë juve dhe çdo zyrtari tjetër se ajo u bë e mundur falë Ballist Morinës (i dha 6 pikë Shqipërisë) dhe atyre çunave që luajtën për ngjyrat kuq e zi, të cilët politika i përdori aq sa deshi dhe më pas i hodi në rrugë njëri pas tjetrit, ku pasaaportat diplomatike nuk kishin vlerë as për policët kur të kontrollonin në rrugë.

A e dini ju zoti Dervishi se në Shqipëri ende nuk ka nisur kampinati kombetar i Futbollit, dhe kjo jo për faj të presidentëve apo të klubeve, por për shkak se Ramës nuk i pëlqen të ulë ‘menderen’ e të flasë për zgjidhje.

E pra zoti Dervishi ju flisni për investime dhe kontribut në sport të kësaj qeverie si kurrë më parë. Atëherë pyetja e vetme që kemi për ju është:

Ku janë fushat sportive për fëmijë dhe të rritur? Apo mos ka hapur tender qeveria sëfundmi vetëm për ju.

Siç thamë edhe më lart bindjet politike dhe dashuria juaj për Ramën dhe qeverinë e tij është personale, dhe për këtë askush nuk ka të drejtë t’u ndalojë ao paragjykojë, por ju nuk mund të thoni të pavërteta sidomos në një fushë ku ju jeni kompetent.

Për të gjithë sportdashësit shqiptarë po kujtojmë se ndaj zotit Eduard Dervishi ka dhe një akuzë të fortë publike nga Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili e akuzon se ka ndidkuar në dënimin e padrejtë të klubit korçar.

Sipas takajt, dervishi ka influencuar në UEFA për dënimin e Skëndeberut, pasi kështu ju interesonte disa ersonave të lidhur ngushtë me pushtetin në Shqipëri. /Boldnews.al