Kreu demokrat Lulzim Basha e cilësoi Kryeministrin Edi Rama si “peshkun e madh” në çështjen e inceneratorëve. Gjatë një lidhjeje me emisionin “ABC e mëngjesit”, Basha akuzoi qeverinë për keq-menaxhim të situatës së pandemisë, ndërsa shtoi se shumë biznese janë në një krizë të thellë ekonomike.
Lidhur me inceneratorët, Basha tha se qytetarëve shqiptarë i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratore, dy prej të cilëve sipas tij nuk ekzistojnë.
“Territori kontrollohet nga njerëz që kanë frikë dhe që fshehin diçka, ndryshe nuk kanë se të kenë frikë. Një nga aspektet më të rëndësishme të mirë menaxhimit të pandemisë është të sigurojmë që të ndihmohen qytetarët.
Shqipëria është goditur shumë rëndë nga kjo krizë. Ndaj kemi dalë me një propozim konkret i cili do të ndihmonte qytetarët. Edhe Serbia nuk ka rënie, por rritje edhe gjatë kësaj situate në pandemi.
Qeveria edhe në këtë kohë pandemie taksat ka vijuar ti vjelë, në disa zona që kam vizituar kam parë se gjendja e bizneseve është e mjerueshme, varfëria ka rritur nivele therëse. Nëse do të merrej në konsideratë plani ynë me 5 pika çdo familje do të ndihmohej. Pyetja është çfarë bën qeveria me taksat që mbledh?
Analizat e bëra nga Ministria e Financës tregojnë se një shumë e madhe ka shkuar tek inceneratorët e plehrave dhe kjo është arsyeja se përse kjo çështje këto javë ka dominuar në diskursin tonë politik”, tha Basha.
Sipas tij, Tirana Fieri nuk kanë inceneratorë edhe pse paratë sipas tij janë marrë.
“As Tirana as Fieri nuk kanë inceneratorë edhe pse paratë janë marrë. Pyetja është ku shkuan paratë dhe përse u morën pa tender, pa asnjë tender. Këto janë pyetje për të cilat qeveria duhet japë përgjigje. Kanë marrë 75 milion euro, por kanë investuar 20%, ku është pjesa tjetër e parave. Por megjithëse janë investuar kaq shumë, Shqipëria është e zhytur në plehra.
Shqiptarëve i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratore, dy prej të cilëve nuk ekzistojnë. Këto tre inceneratorë janë mjaftueshëm për të plehrat e Shqipërisë, Greqisë, apo edhe një pjesë të Italisë. Pyetja është, kush është peshku i madh në Shqipëri. Unë mendoj që peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja në një nga studiot në Shqipëri.
Mendoj se të gjitha këto na çojnë tek një person që ka një pushtet dhe është Edi Rama. Kush tjetër mund ta bëjë gjë të ndodhë”, tha Basha.
Enkel Demi: Dje njerëzit e Partisë Demokratike janë përzënë nga inceneratori i Sharrës dhe ata nuk janë lejuar të bëjnë një denoncim. Kjo është shumë e rëndë, kjo është shumë e rëndë sepse nuk kontrollohet territori, megjithatë përse ju në këte moment jeni duke u marrë me inceneratorin e Sharrës?
Lulzim Basha: Është më e rëndë se aq sa çthoni ju sepse nuk është puna që nuk kontrollohet territori, është puna që territori kontrollohet nga njerëz të cilët kanë frikë nga transparenca, kanë frikë, fshehin diçka. Se në qoftë se nuk fshehin diçka pse i nxjerr njerëzit me të përzënë, apo për të kërcënuar apo për të shantazhuar përfaqësuesit e opozitës janë aty për të denoncuar diçka që çdo shqiptar tani e ka kuptuar.
Në mesin e pamdemisë, ku gjithë vendet duke përfshirë edhe vendet e rajonit, duke përfshirë dhe Kosovën duke përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut te cilat nuk është se kanë më shumë buxhet se çkemi ne dhe ato po i çojnë për të ndihmuar njerëzit, sepse nji nga aspektet më të rëndêsishme të mirëmenaxhimit të pandemise është të sigurojmë që ato para që i mungojnë familjave shqipëtare për shkak të krizës ekonomike që shkaktoj pandemia, ai konsum që ka rënë për shkaki të zbrasjes së xhepave të njerëzve ato të konpensohen nga paratë e buxhetit të shtetit.
Se në fund të fundit qeveria për çfarë ekzistonë nëse nuk ndihmon njerëzit. Dhe këtë kemi kërkuar ne prej 6 muajsh Keli, pra më 11 Mars për herë të parë kemi dalë me një propozim, me një planë që ja kemi parashtruar qeveris ku i kemi kërkuar të ndaj menjëherë çdo lloj prokurimi, çdo lloj pagese ndaj aferave të dyshuara korruptive dhe këto para t’i dedikoj për familjet që kanë humbur të ardhurat, për kryefamiljarët që kanë humbur vendin e punës, për pensionistët të cilët janë në rrezikun më të madh për shkak të moshës dhe kanë shpënzime të shtuara për shkak të pandemisë, por edhe për ekonomin sepse Shqipëria është goditur shumë rëndë nga kjo krizë edhe është goditur edhe më rënda nga mos menaxhimi ose keq menaxhimi i kësaj krize, ndërkoh në Kosovë në Maqedoni paratë shkojnë për të ndihmuar sipërmarrjen sepse sipërmarrja nëse nuk ndihmohet falimenton, nëse falimenton do dalin njerëzit pa punë, në qoftëse njerëzit janë pa punë pa të ardhura bie konsumi, krijohet një rreth viciozë i të keqes që e zhyt thellë e më thellë ekonominë.
Ndaj kemi dalë me një propozim konkretë, i cili po të ishte zbatuar në tërësinë e tijë do të ishte parandaluar një situatë e rëndë ekonomike të cilën sot në mëngjes FMN-ja e ka përshkruar me shifra konkrete. FMN-ja sot thotë që nga të gjithë vendet e rajonit shqipëtarët do t’i duhet të përballojnë rënien më të madhe të të ardhurave, ofro 450 dollarë dëgjoje dhe njëherë këte numrin për frymë.
Çdo vend tjetër ka rënie më të vogël dhe Serbia nuk ka rënje, ka një rritje prej 90 dollarësh për frymë edhe gjatë vitit të pandemisë, pse ndodh kjo. Shteti është rregullatorë, merr taksa dhe i shpenzonë këto taksa, se sa taksa merr dhe si i shpenzojnë këto taksa vendos pastaj se si është mirëqenia qytetarëve. Çfarë ka bërë Shqipëria në këtë kohë pandemie, taksat ka vazhduar t’i vjelë, unë kam qenë deri para 4-5 ditësh në mes të Tiranës dhe në Durrës, në Lushnje, në Elbasan, në Kurbin.