• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse Basha po i tregon plehrat me gisht

13:47 : 18/10/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha ka vënë një bast. Mes qindra aferave korruptive, mes skandaleve të pafundme të kësaj qeverie, mes vjedhjeve ditën për diell nga fitues tenderash të panjohur të strehuar në parajsa fiskale, ai ka zgjedhur të përqëndrohet tek tre koncesionet e inceneratorëve. Për ta mbajtur atë lajm të parë, ai po bën gjithçka.

Prej mëse një jave del përditë në konferenca shtypi, ku çdo shembull e merr nga tre djegësit e plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Për ti dhënë vizibilitet asaj, nuk nguroi të futej për herë të parë live me telefon në “Opinion” duke shkaktuar të parën përballje mediatike në një studio televizive me Ramën, madje për ta lëvizur gishtin edhe më shumë në plagë, zhveshi kollaren dhe rendi ta zbërthejë këtë megagrabitje edhe në Zonën e Lirë të Arian Canit.

Nuk ka diskutim se Lideri i PD-së është i bindur që ka zbuluar “gralin” që mund ta sjellë në pushtet. Vetëm nënyra e çartur si u soll kryeministri në “Opinion”, memecëria e tij për të treguar emrat e pronarëve realë që deri më tani kanë futur në xhepa 75 milionë euro; gër – mëret banale për t’iu shmangur pyetjeve se përse i dha këto miliona, pa trendera dhe pa garë, tek i njëjti person që nuk kishte as para, as eksperiencë dhe as garanci; sherret personale me gazetarët për të hequr vëmendjen nga vullneti i babzitur që prodhoi 14 vendime qeverie në një ditë; stërkalat e pështymës që lëshonte, në kohë pandemie, mbi fytyrat e bashkëbiseduesve, vetëm për të mos thënë se përse inceneratorët janë paguar nga buxheti pa e kryer punën, janë shenja të mjaftueshme për të treguar se këtë herë Basha e ka kapur rivalin e tij me preshë në duar.

Skema e këtij skandali është qartaz ajo e një vjedhjeje klasike njësoj si tek unaza e re: qeveritarë që nxjerin para nga buxheti për projekte falllco, ia kalojnë ato investitorëve anaonimë të regjistruar në parajsa fiskale dhe që pastaj marrin pjesën e tyre pasi milionat mbërrijnë në ishujt paradisiakë.

Lexo edhe:

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

Në këtë kuptim, opozita ka gjetur ilustrimin perfekt për të demostruar batërdinë që po ndodh në këtë vend.

Por, përqëndrimi i vëmendjes tek kjo aferë e tejkalon interesin e denoncimit të një megavjedhjeje. Ajo është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është dëshmia se si kjo bandë nuk ka gjetur vetëm mënyrën për të rrëmbyer para, por njëkohësisht ka ngritur një sistem ku grabitja të jetë e pandëshkueshme.

Fakti që Lulzim Basha po sfidon përditë SPAK-un dhe me emër personal shefin e këtij organizmi të sapongritur, që me sa duket është tredhur ende pa lindur, jep mesazhin e tmerrshëm se edhe drejtësia e re e ndërkombëtarëve është qepur si një kostum “sur mesure” për të amnistuar batërdinë.

Fakti që për një kohë të gjatë edhe pjesa më e madhe e mediave, me sa duket nën trysninë e parasë, prodhoi reportazhe që tregonin se si po pastrohet Elbasani dhe mbyllli sytë për shkeljet flagrante të një skandali që nuk ke ku ta kapësh, dëshmon se i gjithë sistemi ka qenë i paralizuar nga lidhja mafioze privat- qeveri.

Pra, në këtë kuptim, me aferën e inceneratorëve Basha ka në duar jo vetëm kazusin perfekt të një grabitjeje spektakolare, por edhe ilustrimin se si këta grabitës kanë kapur shtetin dhe shoqërinë.

Prandaj ai nuk duhet të heqë dorë nga denoncimi sistematik i saj. Por problemi i vetëm i liderit të PD-së qëndron në faktin se ai është tejet i vakët kur flet se ç‘zgjidhje do ti japë kësaj çështjeje, nëse vjen në pushtet, pas 25 prillit. Si do të rikuperojë paratë e avulluara dhe si do ti thotë stop një projekti të konceptuar jo vetëm për të djegur plehërat e pakta që prodhojnë Elbasani, Fieri dhe Tirana, por edhe për ti hapur rrugë ambiciez mafioze të impotrit të mbetjeve nga jashtë?

Formulat standart se kur të vijmë ne në pushtet, drejtësia do të çlirohet nga presioni dhe do të bëjë punën e saj, duken shumë bajate të vëna në perspektivën e premtimeve të tilla që i kemi dëgjuar edhe nga Berisha i 2005 edhe nga Rama i 2013.

Prandaj krahas denoncimit të skandalit, Basha ka obligim të tregojë se si do të presë burimet që i sigurojnë një afere të tillë mbijetesën. Ai duhet të zotohet se Shqipëria nuk do të importojë kurrë plehra nga jashtë. Ai duhet të betohet se bashkitë nuk do të detyrohen të shpien punë tek këto monumente të korrupsionit edhe sikur pronësia e tyre të shitet tek pronarë të tjerë, ashtu sikurse ndodh rëndom me rotacionin e pushtetit.

Vetëm kështu denoncimi i tij do të bëhet i plotë dhe i besueshëm. Sepse, ajo që i intereson publikut nuk është përdorimi i këtij skandali për të larguar nga pushteti ata që do të ikin me valixhe plot, por rikuperimi i parave të qytetarëve dhe mospërsëritja e skemave të tilla që jemi mësuar ti shohim ti mbijetojnë edhe rotacionit të pushteteve./Lapsi.al

Etiketa: BashaplehratRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

19:27 : 20/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet. Ja çfarë thoshte Ahmetaj

15:15 : 18/08/2025
Para

Covid-19, mbi 40 mln persona të infektuar në të gjithë Botën

TË GJITHA

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë, familjarët lirohen me kusht

21:34 : 25/08/2025

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin Ana Dajkos, Lapaj: Ndihem i tradhëtuar nga Shabani

21:20 : 25/08/2025

Kriza politike në Francë rritet, zgjedhje të reja në horizont

21:00 : 25/08/2025

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

20:45 : 25/08/2025

Trump flet përsëri me Putinin: Biseda me të është e mirë, por sulmet në Ukrainë më zemërojnë

20:17 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com