20 ndeshje pa fituar, tifozët e Schalke 04 rrethojnë stadiumin para derbit

Schalke 04 është në një krizë totale rezultatesh teksa kanë plot 20 ndeshje pa fituar ndërsa sezoni i ri ka nisur negativisht.

Ata kanë humbur 3 ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa barazuan sot ndaj Union Berlinit me rezultatin 1-1.

Klubi legjendar rrezikon seriozisht rënien nga kategoria nëse vazhdohet kështu. Tifozët janë shumë të shqetësuar për ecurinë e ekipit të tyre dhe i dolën para futbollistëve pas ndeshjes me Union Berlinin.

Ishin 80 prej tyre që u mblodhën para stadiumit. Sfida e radhës e Schalkes është derbi ndaj Dortmundit. Tifozët shpresojnë që ekipi të reagojë dhe të rikthehet te fitorja.