• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Muzikantët të penalizuar nga pandemia e Covid/ Elton Deda: Është absurde, ne nuk jetojmë me frymën e shenjtë

15:12 : 15/10/2020
në SHOW BIZ

Afro 8 muaj pa ushtruar aktivitetin e tyre, pa mbështetje financiare dhe mbi të gjitha të paqartë mbi detyrimet ligjore që duhet të kryejnë për t’u njohur si artistë të pavarur.

Muzikantët e “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe muzikës pas orës 20:00, janë lënë pa një rrugëzgjidhje, përballë detyrimeve tatimore e jetësore që nuk presin. Disa prej tyre, ndonëse kanë paguar taksat përkatëse mbi fitimin, përsëri nuk kanë pasur asnjë lloj rimbursimi gjatë kësaj periudhe që kanë ndërprerë aktivitetin muzikor. Në një situatë të tillë, “Panorama” kontaktoi me muzikantin Elton Deda, i cili shprehet se akti normativ duhet të përfshijë konsultat me grupet e interesit, çka nuk është bërë deri më tani. Për këtë ai kërkon që qeveria të dëgjojë shqetësimet e këtij komuniteti për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Të gatshëm për të paguar të gjitha detyrimet ligjore dhe për t’iu nënshtruar kontrolleve tatimore përkatëse, Deda propozon një takim me ministren e Kulturës, Elva Margariti, për të gjetur një rregullim ligjor afatgjatë.

Elton, prej më shumë se 7 muajsh qeveria ka ndaluar aktivitetin e klubeve të natës, diskove dhe “lounge bar”-eve, në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19. Në këto rrethana ka qenë e pamundur për ju të këndoni “live”. Në një kohë që për shumë muzikantë ky është burimi bazë apo i vetëm i të ardhurave, si e keni përballuar financiarisht, por edhe si artist?

Deda: Ka qenë një burim i mirë i të ardhurave tona dhe janë para që nuk i kemi vjedhur, por që i kemi fituar me punë, ashtu siç bën çdo njeri me zanatin e tij. Financiarisht e kemi përballuar me kursimet tona, kurse artistikisht na është shterur shpirti.

Lexo edhe:

Elton Deda revoltohet me këmbësorët shqiptarë: Trima kokëboshë…

Shuhet Kujtim Prodani, Elton Deda: S’të them dot lamtumirë, do të pres për një birrë

Si e gjykoni vendimin për të ndaluar muzikën pas orës 20:00 në të gjitha subjektet e shërbimit dhe a është e mundur që në këto rrethana të krijohet mundësia që ju të ushtroni aktivitetin? Për shembull, të këndonit gjatë paradites, nëse do të mund të binin dakord pronarët e këtyre subjekteve…

Deda: Akti normativ është komplet absurd. Duhet rishikuar dhe folur me grupet e interesit. Por mesa duket, kjo gjë është jashtë fokusit të qeverisë. Ne jemi një komunitet i bukur, por jo i qartë në detyrimet tona ndaj shtetit. Po bashkohemi, dhe ministrja e Kulturës, zonja Elva Margariti, na ka hapur një dritare bashkëpunimi. Jam i bindur që do të gjejmë një gjuhë të përbashkët.

A keni pasur ndonjë lloj mbështetje financiare nga shteti gjatë kësaj periudhe, për dëmet financiare të shkaktuara gjatë pandemisë?

Deda: Përderisa ne po ngremë zërin, sigurisht nuk kemi pasur një gjë të tillë. Jemi një komunitet i vogël dhe… “po nuk qau fëmija, nëna nuk i jep për të pirë”.

Vendimi për mbylljen e subjekteve që përmendëm dhe ndalimin e muzikës është për një afat të pacaktuar, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se situata do të zgjasë për më shumë se një vit. Çfarë masash duhet te marrë qeveria ndaj komunitetit tuaj në këto kushte?

Deda: Si të gjithë njerëzit e tjerë, edhe ne kemi jetët tona, familjet, kreditë, qiratë e detyrime të tjera. Mendoj se qeveria në radhë të parë duhet të na dëgjojë. Mandej të kryejë kontrollet e duhura ndaj nesh, dhe nëse rezulton që ne i kemi kryer detyrimet tona, si çdo biznes në këtë botë, të na mbështesë, pasi ne nuk jetojmë dot me “frymën e shenjtë”. Kur të vijë ajo ditë, do të jemi indiferentë..

Në një deklaratë të Ministrisë së Kulturës thuhet se arsyeja pse komuniteti i artistëve të pavarur nuk ka përftuar Pagën e Luftës është mungesa e deklarimit, pra fakti se nuk figuroni të siguruar. A ju është kërkuar më herët të siguroheni dhe çfarë zgjidhjeje afatgjatë propozoni në këtë drejtim?

Deda: Jemi në hapat e para dhe shpresoj ta gjejmë gjuhën. Me thënë të drejtën, kjo është diçka e mirë për komunitetin tonë, pasi duhet që të ndërgjegjësohet për të paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit. Kështu edhe ata që punojnë “freelance” (në mënyrë të pavarur) do të kenë mundësi që të ndihmohen. Unë preferoj që të mundësohet një takim midis ministres dhe grupit tonë të interesit, që të flasim e ta gjejmë zgjidhjen si njerëz të qytetëruar.

Nëse nuk do të ketë një përgjigje konkrete ndaj kërkesave tuaja, keni menduar një hap të radhës?

Deda: Po. Hapi i radhës është që do të na dëgjojnë…

/Panorama

Etiketa: Elton Deda

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Elton Deda revoltohet me këmbësorët shqiptarë: Trima kokëboshë…

14:03 : 07/01/2023
AKTUALITET

Shuhet Kujtim Prodani, Elton Deda: S’të them dot lamtumirë, do të pres për një birrë

16:20 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Ndalimi i muzikës pas orës 22:00/ Elton Deda: Është asfiksi! Po tres dhjamin tim

12:29 : 26/11/2020
SHOW BIZ

Covid-19/ Elton Deda: Këngëtarët po shkojnë drejt falimentit financiar

13:42 : 27/09/2020
SHOW BIZ

Elton Deda: Është shumë e vështirë, ja si po e kaloj këtë situatë absurde

08:58 : 07/07/2020
SHOW BIZ

“U ta hëngsha pii, e ti më hëngsh mua kaaa”, Elton Deda: E frikshme, janë tepër vulgare

09:18 : 30/06/2020
Para

Real Madrid interesohet për talentin 17-vjeçar të Dortmundit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com