• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Serbia njeh kufijtë e Kosovës/ Pas 9 vjetësh implementon IBM-në në Merdare

17:59 : 14/10/2020
në RAJONI

Pas nëntë vitesh, Serbia ka nisur të respektojë dhe implementojë marrëveshjen për Menaxhim të Përbashkët të Kufijve e cila ishte nënshkruar në vitin 2011 kur në emër të palës kosovare negocionte Edita Tahiri.

Në kohën e vendosjes së firmave në një marrëveshje të tillë, pala kosovare kishte deklaruar se Serbia edhe ligjërisht ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa nga pala serbe ishte thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes së IBM-së nuk nënkuptohet njohja e Kosovës.

Për fillimin e implementimit të një marrëveshje të tillë nga Serbia, ka reaguar qeveria amerikane dhe emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell, të cilët kanë përgëzuar shtetin serb meqë tashmë janë pajtuar që doganierët t’i vendosin në ndërtesën e përbashkët të financuar nga Bashkimi Evropian në pikën kufitare në Merdare të cilës pala serbe megjithatë i referohet si linjë administrative.

“Lëvizje e madhe. Falënderimi i takon presidentit Trump. Serbia e bën funksional pikëkalimin në Merdare”, thuhet në reagimin e Richard Grenell.

Edhe zëdhënësja e Sekretarit Amerikan ka komentuar veprimin e Serbisë për t’u vendosur në ndërtesën e financuar nga Bashkimi Evropian, duke e quajtur si hap të mirë.

Lexo edhe:

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

Ambasadori amerikan në Beograd, një veprim të tillë të shtetit serb e ka lidhur me zhvillimet dhe marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, ku palët janë zotuar edhe për krijimin e MiniSchengenit.

Ndërsa Policia e Kosovës për Gazetën Express kanë konfirmuar se janë të vendosur kaherë në ndërtesën e Bashkimit Evropian për Menaxhim të Përbashkët të Kufijve.

“Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me kohë janë vendosur në objektin në fjalë dhe janë duke i realizuar detyrat sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore”, kanë thënë nga zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Gurthemeli i kësaj pike kufitare ishte vënë në shkurt të 2017-s, derisa Serbia në mënyrë konstante kishte refuzuar që të vendosej në ndërtesën e përbashkët.

Marrëveshja për Menaxhimin e Përbashkët të Kufijve ishte nënshkruar në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur negociatat nga pala kosovare i drejtonte Edita Tahiri, derisa nën anën tjetër ishte Borko Stefanovic.

Etiketa: IBMKosovamerdare

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025
BOTA

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025
BOTA

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
RAJONI

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

20:47 : 29/10/2025
SHOW BIZ

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundon në spital

20:20 : 29/10/2025
Para

Paralajmërimi shokues i OBSH: Do të rritet numri i fëmijëve që do të vdesin nga kriza e pandemisë

TË GJITHA

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com