• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kodi i ri favorizon opozitën”/ Kryemadhi: S’e kam besuar që Rama të respektonte 5 qershorin

21:38 : 14/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një intervistë për Fax News, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se kishte qenë e bindur që kryeministri Edi Rama nuk do ta respektonte marrëveshjen e 5 qershorit.

Ajo tha se kryeministri bëri çdo veprim për të provokuar opozitën në mënyrë që të braktiste reformën zgjedhore dhe t’ja linte asaj përgjegjësinë për dështimin e reformës zgjedhore. Megjithatë, sipas Kryemadhit kodi i miratuar favorizon opozitën.

I keni pranuar ndryshimet që ka bërë Edi Rama, për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit?

“Nuk kam pasur asnjëherë dyshime përsa i përket marrëveshjes së 5 qershorit që Rama nuk do ta respektonte. Gjithmonë shpresat e tij kanë qenë që opozita do të ishte refraktare, pra do i largohej çdo përgjegjësie të saj.

Sepse mendonte që djegia e mandateve apo bojkotimi i zgjedhjeve vendore do të vazhdonte të njëjtin precedent. Por marrëveshja e 5 qershorit ishte një detyrim, që ne si opozitë kishim përballë kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave që fillon me reformimin ose ndryshimin e miratimit të 5 rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për kodin zgjedhor. Kur marrëveshja e 5 qershorit u firmos nga opozita, atëherë Rama vazhdonte të provokonte me ndryshimet kushtetuese.”-tha Kryemadhi.

Lexo edhe:

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

Kryetarja e LSi, tha se edhe ndryshimet e bëra nuk krijojnë ndonjë ndryshim të madh përsa i përket dakordësisë që shqiptarët kanë me qeverisjen. Më tej, ajo tha se tashmë që Rama e bëri të qartë që ne do të hyjmë të vetëm në zgjedhje, pa asnjë përfshirje tjetër në listat e Partisë Socialiste, shanset dhe mundësitë për opozitën janë që jo vetëm të zgjerojë tryezën e saj, por të zgjerojë edhe listat e përfaqësinë e saj me kandidatët.

“Edhe këto ndryshime kushtetuese që ka bërë, të cilat në fakt nuk është se krijojnë ndonjë ndryshim të madh përsa i përket dakordësisë që shqiptarët kanë me qeverisjen. Kanë të bëjnë më shumë me fyerjen që kryeministri në ikje i Shqipërisë, zoti Rama i ka bërë institucioneve ndërkombëtare, të cilët kanë qenë ata që e kanë përkrahur më shumë seç duhet dhe që kanë sjellë sot këtë situatë.

Ajo për të cilën mua më vjen keq sepse për herë të parë një sekretar shteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndet një marrëveshje të nënshkruar për sa i përket dakordësimit të 5 kritereve të OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore, apo Komisionit Europian apo edhe shumë drejtues shtetesh të tjera të institucioneve ndërkombëtare, për një marrëveshje, e cila ishte dakordësimi i 5 qershorit. Dhe kryeministri e mori këtë marrëveshje, e grisi dhe e hodhi.

Ajo që dua të theksoj është që këto ndryshime kushtetuese që ai ka bërë, për sa i përket LSI-së, e favorizojnë për të rritur numrin e mandateve të saj. Ndërkohë që favorizojnë edhe opozitën në tërësi në qoftë se të gjitha forcat politike, jo vetëm ato që janë brenda frontit opozitar, por edhe shumë forca të tjera politike të cilat janë të dyzuara.

Tashmë që Rama e bëri të qartë që ne do të hyjmë të vetëm në zgjedhje, pa asnjë përfshirje tjetër në listat e Partisë Socialiste, shanset dhe mundësitë për opozitën janë që jo vetëm të zgjerojë tryezën e saj, por të zgjerojë edhe listat e përfaqësinë e saj me kandidatët. Kjo çon drejt një maksimizimi që asnjëherë nuk ka ndodhur një rezultat i tillë. Pse? Sepse edhe urrejtja popullore është më e madhe seç mund të ketë kaluar Shqipëria në të gjithë periudhën e tranzicionit.

Të flasësh sot për ndryshimet kushtetuese të Edi Ramës, do të thotë të shkosh të futesh në lojën e tij, për t’u marrë me një gjë, që në fund të fundit çfarë është? Vota te kutia kundër Edi Ramës. Është shumë e thjeshtë.”-tha Kryemadhi.

Etiketa: kryemadhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi

10:37 : 02/07/2025
AKTUALITET

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
Para

Pipero: Maskat në ambientet e hapura, nuk di të jenë efektive

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 3 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/09/2025

Tare dhe Allegri sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

22:48 : 02/09/2025

Tutori shqiptar i dënuar për p*ostitucion, prej 4 vitesh i lirë në Britani

22:42 : 02/09/2025

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

22:35 : 02/09/2025

‘Vdekja e Greqisë’, postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave ndez rrjetin

22:20 : 02/09/2025

Lamine Yamal, kundër kritikave të Flick-ut: Nuk ishte çështje egoje

22:04 : 02/09/2025

Dosja/ Si e v*au kryeplaku Piro Prronin në mes të parcelës me d*ogë në Shkodër

21:55 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com