• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal: Ballkani, me shërbime të dobëta shëndetësore, Shqipëria me financimet më të ulëta

08:19 : 14/10/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Teksa e gjithë bota është mbërthyer nga emergjenca shëndetësore për shkak të koronavirusit, Ballkani dhe veçanërisht Shqipëria po përballen me kapacitete të dobëta në sektorin e shëndetësisë, analizon Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Shpenzimet publike për shëndetësinë janë të ulëta dhe shpesh në rënie në të gjithë rajonin. Në krahasim me BE, mbulimi me sigurime i shërbimeve shëndetësore mbetet i ulët.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se, shpenzimet publike në Ballkan janë më të ulëta se në BE, por Shqipëria dhe Kosova kanë një nivel shumë më të ulët se edhe mesatarja e rajonit.

Në vitin 2019, Shqipëria shpenzoi 2.9% të PBB-së për sektorin e shëndetësise, duke lënë pas vetëm Kosovën, teksa Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi dhe Maqedonia i kishin shpenzimet për Shëndetësinë mbi 5%. Ndërsa shpenzimet mesatare të BE-së për shëndetësinë më 2019 ishin sa 7% e PBB-së. Gjithashtu numri i mjekëve dhe numri i shtretërve spitalorë mbetet dukshëm më i ulët sesa mesatarja e BE-së. Migrimi i profesionistëve shëndetësorë është shndërruar në shqetësim në rritje.

Shpenzimet e larta nga xhepi (deri ne 50% ne Shqipëri) zbulojnë mangësitë e sistemit shëndetësor dhe pamundësinë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Lexo edhe:

Analiza e DW: Cili do të jetë fati i planit të Britanisë për të vendosur refugjatët në rajon

Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie, më të ulëtat në Rajon

Shpenzimet nga xhepi për kujdesin shëndetësor variojnë ndërmjet rreth 1/3 dhe 1/2 të shpenzimeve totale shëndetësore në rajon. Për më tepër, nevojat e paplotësuara të kujdesit shëndetësor janë më të shpeshta në Serbi (5.8% e popullsisë, krahasuar me 2% në BE) dhe BiH (5.1% e popullsisë) ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me rreth 2.3% krahasohen më mirë me BE.

Qendrat e kujdesit shëndetësor janë zakonisht të shtrenjta dhe të dizajnuara për përqindje më të vogël të qytetarëve. Spitalet private ekzistojnë, por shërbimet janë të shtrenjta dhe nuk janë të hapura për publikun e gjerë.

Banka Botërore sugjeroi gjithashtu së fundmi se qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të duhet të sigurojnë fonde për të financuar sistemet shëndetësore për t’i bërë më të forta përballë epidemive në të ardhmen. Ka rëndësi kritike që qeveritë të veprojnë pa vonesë dhe me vendosmëri për t’i mbrojtur të ardhurat për sistemet shëndetësore, po të kemi parasysh se priten epidemi të tjera në të ardhmen, lajmëroi Banka./Monitor

Etiketa: keshillirajon

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza e DW: Cili do të jetë fati i planit të Britanisë për të vendosur refugjatët në rajon

08:52 : 21/06/2025
AKTUALITET

Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie, më të ulëtat në Rajon

08:13 : 05/05/2025
AKTUALITET

Stres nga nxehtësia/ Punonjësit shqiptarë më të cenuarit në Rajon nga ndryshimet klimaterike

08:48 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shqipëria, i vetmi vend në Rajon pa politika industriale

08:01 : 17/04/2025
AKTUALITET

Shqipëria me nivelin më të ulët të pagave në Rajon, rritja rrezikon të kthehet në bumerang

08:06 : 31/03/2025
AKTUALITET

Fidan dhe Rubio diskutojnë çështjet globale dhe rajonale, përfshirë stabilitetin në BeH dhe Ballkan

11:23 : 26/03/2025
Para

Cristiano Ronaldo u infektua me Covid-19, Georgina i publikon foton nga shtrati

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com