Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzi Basha akuzoi këtë të Mërkurë kryeministrin Edi Rama për keqmenaxhim të situatës së pandemisë. Në një deklaratë nga selia blu, Basha tha se nëse qeveria do zbatonte rekomandimet e PD-së, atëherë situatë e pandemisë në vend, nuk do të ishte kjo që është sot.
Kryedemokrati tha se Prokuroria duhej të kishte filluar hetimet për mosveprimet e Edi Ramës dhe Ministres së Shëndetësisë.
“Unë nuk do te lodhem se kujtuari detyrat dhe përgjegjësitë qe qeveria ka perballe shqiptareve. Parate e taksave te shqiptareve vazhdojne te shperdorohen nga nje grusht oligarkësh. Çdo vuajtje shtesë për shqiptarët gjatë këtyre muajve nuk vjen vetëm prej pandemisë, por vjen nga Edi Rama dhe skemat e tij të korrupsionit Deri në këtë moment 75 milion euro u janë paguar inceneratorëve. Arsyeja përse Edi Rama bën sikur nuk e ka dëgjuar planin tonë me 5 pika është rrjedhja e vazhdueshme e parave të buxhetit për skema korrupsioni. Të dhënat e raportuara për të infektuarit dhe viktimat janë të manipuluara. Asnjë reagim nga qeveria për lajmin se spitalet COVID 1 dhe 2 janë mbushur plotësisht. Prokuroria duhej të kishte filluar hetimet për mosveprimet e Edi Ramës dhe Ministres së Shëndetësisë. Nuk ka më asnjë minute kohë për të pritur. Vendi është futur në qorrskak drejt greminës. Duhet të marrim masa si vendet e rajonit. Mjaftojnë masat që kanë marrë vendet e rajonit për të gjykuar nëse Shqipëria po bën atë që duhet. 2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri. Kjo është plotësisht e mundur. T’u tregosh qytetarëve se ku ta vënë dhe ku ta heqin maskën është të lash duart nga shëndeti i tyre. Është premtuar me zë dhe figura paketa e tretë e ndihmës që në qershor, përballeni me premtimin e tij të pambajtur. Është kriminale mënyra si sillet me shqiptarët, mjekët dhe infermierët. Ta lësh të keqen të shkojë deri në fund nuk është keqqeverisje, por krim”, tha Basha.
Plani me 5 pika
Kryedemokrati apeloi dhe një heqë që qeveria të implemetojë planin me 5 pika të PD-së për “Rimëkëmbjen Ekonomike”.
Ai tha se plani me 5 pika mund të shmangë rimbylljen e vendit për shkak të situatës me koronavirusin.
Basha shpjegoi çfarë parashikon plani:
1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a) Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b) Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c) Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d) Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
a) Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b) Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c) Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a) Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b) Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c) Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d) Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
a) Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
b) Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.