Udhëtim në kohë? Universe alternative? Profesori hebre shpjegon vrimat e zeza

Vrimat e zeza kanë magjepsur prej kohësh Hollywoodin – nga Superman te Star Wars. Të martën e kaluar, tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel në Fizikë për zbulimet e tyre rreth vrimave të zeza.

Por çfarë është një vrimë e zezë?

Jerusalem Post bisedoi me Profesor Tsvi Piran nga Universitetin Hebraik për të kuptuar më mirë vrimat e zeza.

Çfarë është një vrimë e zezë?

Është një zonë në hapësirë që vepron si një kurth. Ku mund të futesh brenda, por asgjë nuk mund të dalë më jashtë – as drita, prandaj edhe quhet vrimë e zezë. Ne nuk mund të shohim asgjë se çfarë ka brenda. Ne nuk mund ta shohim në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Atëherë, nga e dimë ne që ato ekzistojnë?

E vetmja mënyrë se si e dimë që vrima e zezë ekziston është sepse ajo ka tërheqje të madhe gravitacionale dhe kjo tërheqje e madhe gravitacionale ndikon në materien përreth saj.

Pse janë të rëndësishme Vrimat e Zeza?

Së pari, koncepti se një gjë e tillë ekziston – diçka nga e cila asgjë nuk mund të dalë – është një fenomen unik. Tani ne jemi mësuar me të. Por 20 ose 30 vjet më parë, shumica e shkencëtarëve nuk besonin se ekziston një objekt i tillë. Ky ishte një objekt i ri që ishte parashikuar teorikisht nga Roger Penrose dhe të tjerët dhe më vonë u zbulua nga nëpërmjet vëzhgimit. Zbulimi ishte shumë i vështirë, sepse nuk mund ta shohësh direkt, por vetëm indirekt.

Gjithashtu, ndërsa ne nuk i kuptojmë plotësisht vrimat e zeza, tipare të caktuara që janë brenda tyre, ndoshta mbajnë çelësin e disa zhvillimeve shumë emocionuese në fizikë.

Çfarë mund të mësojmë nga vrimat e zeza?

Një nga pyetjet më të rëndësishme dhe që nuk i është dhënë akoma përgjigje dhe që mbetet e hapur, dhe kjo u ngrit nga Roger Penrose, i cili fitoi çmimin Nobel, është pyetja se çfarë ndodhet në qendër të një vrime të zezë? Puna e Penrose tregon se në kuptimin tonë aktual të fizikës, ne nuk mund të themi se cili është fati i dikujt ose i diçkaje që bie në një vrimë të zezë. Ne nuk e dimë se çfarë ndodh – por mendojmë se mund ta zbulojmë.

Sot, në fizikë, një nga problemet më të mëdha është shkrirja midis dy shtyllave të mëdha të fizikës: njëra është Teoria e Relativitetit e Ajnshtajnit dhe e dyta është Teoria Kuantike, të cilat janë disi në kundërshtim me njëra-tjetrën. Shpresa e madhe është që përmes të kuptuarit të asaj që ndodh në qendër të vrimave të zeza dhe kuptimit të vrimave të zeza në përgjithësi – ne do të jemi në gjendje të bashkojmë këto dy teori.

Kjo është arsyeja pse vrimat e zeza janë emocionuese dhe interesante për fizikantët.

Pse janë kaq interesante për Hollywood-in?

Ka spekulime – dhe ato ndoshta janë të gabuara – që nëse bie në një vrimë të zezë atëherë bie nga vrima e zezë në universet e tjera ose në një pjesë tjetër të universit. Këto spekulime janë interesante dhe emocionuese. Spekulime të tilla lidhen gjithashtu me idenë se vrimat e zeza mbajnë brenda tyre sekretet e ndërtimit të makinave të kohës – si në filmin “Interstellar”.

Por vrimat e zeza janë në hapësirën e jashtme – a ka rënë dikush ndonjëherë në një vrimë të zezë?

Ne kurrë nuk u afruam as afër një vrime të zezë. Ne e dimë se ata janë atje, por për t’i arritur ato duhet të largohesh nga Toka dhe të udhëtosh mjaft larg. Pra, jo, askush nuk ka rënë kurrë në një vrimë të zezë, por ne kemi vërejtur materie që kanë rënë në to.

Ç’pritet më tej?

Kush e di? Ne mund të zbulojmë se është një ide e mirë të hidhesh në një vrimë të zezë sepse mund të të sigurojë një mënyrë për të udhëtuar prapa në kohë. Pra, kjo është gjëja tjetër e madhe – mendoje një gjë të tillë. Nuk jam i sigurt se do të ndodhë së shpejti, por ky është qëllimi përfundimtar.