• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDAL/ Si i shpëtoi arrestimit Klodian Gradeci, lidhjet e forta me Damian Gjiknurin dhe skandali me DH Albania

13:27 : 11/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Pak ditë më parë në media u publikua me bujë një aksion i ndërmarrë nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim madje dhe me FBI-në që coi në pranga 5 zyrtarë të Agjensisë së Burimeve Natyrore, por që me një hije të fortë dyshimi për dekonspirim.

Kjo për faktin se personi më i kërkuar, e që do të duhej të ishte i pari që të jepte llogari për abuzimin me 1.4 milionë dollarëve, drejtori i Hidrokarbureve Klodian Gradeci, ishte arratisur nga Shqipëria vetëm pak orë para nxjerrjes së fletëarresteve.

Sipas burimeve të Faxweb, në sistemin TIMS Gradeci është larguar në drejtim të Turqisë, vetëm një ditë para se prokurori Julian Xhengo të firmoste fletëarrestet për 7 persona, mes tyre edhe dy biznesmenë.

Gradeci, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të Hidrokarbureve, duket se nuk e ka aspak të pastër CV-në e tij sa i takon skandaleve, dhe hijeve korruptive, që për çudinë e të gjithëve, e sigurisht për fatin e tij të mirë, duket se ka mundur që të shpëtojë pa asnjë gjemb në këmbë, kjo edhe për lidhje shumë të forta me një prej ish-ministrave të qeverisë së Edi Ramës. Nga raportimet bëhet me dije se bëhet fjalë për lidhjet e Gradecit me ish-ministrin, Damian Gjiknuri, sot deputet i PS-së.

Nga të dhënat e raportuara, mësohet se hetimet kanë nisur kur Gradeci mbante funksionin e drejtorit. Hetimet lidhur me çështjen kanë zgjatur rreth 4 vjet dhe dyshimet e prokurorisë, sipas burimeve, janë se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit llogaritet në 1 mln dollarë.

Lexo edhe:

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

Raportohet se Gradeci ka qenë drejtor i OST gjatë kohës që DH Albania përfitoi tenderin 30 mln euro në Burrel.

Një tjetër emër që i shpëtoi të njëjtit aksion është dhe ai i Isuf Berberit, një biznesmen në fushën e hidrokarbureve, i cili ka në pronësi kompaninë “Phoenix Petroleum”, që ka pasur si detyrë që të investonte në puset e naftës, duke marrë para për këtë, e që në fakt nuk e ka bërë.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj, me në krye titullarin Klodian Gradeci, është 1.472.766 USD, të cilat më pas sollën dhe një ndjekje të çëshjet dhe nga hetues amerikanë.

Në fakt emri i Gradecit nuk është i panjohur, pasi teksa mbante më herët detyrën e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci dha dorëheqjen pas skandalit me DH Albania, një kompani fantazmë e cila fitoi tenderin prej 12 milionë eurosh për linjën e transmetimit të energjisë Burrel-Peshkopi.

Theksojmë këtu se e njëjta kompani falsifikoi dokumentet si e regjistruar në shtetin Delaëare në Shtetet e Bashkuara dhe fitoi tenderin 20 milionë euro të Unazës së Madhe, gjë që çoi vetëm në hetimin e një personi të dorës së dytë, edhe pse dyshimet ishin se pas kësaj megaafere të qendronte kompania Gener 2 në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Pasi skandali mori përmasa të mëdha asokohe, Gradeci u largua nga detyra që mbante, dhe vetëm pak kohë më pas iu besua një tjetër detyrë të rëndësishme, në krye të AKBN. Një vit më pas ai shpallet person në kërkim për një tjetër skandal në zyrën e radhës të shtetit.

Padyshim që pyetja që ngrihet në këtë rast është: kush po e mbron kaq shumë Klodian Gradecin, dhe kush e lajmëroi vetëm një ditë përpara se të priteshin fletëarrestet? Duket se të gjitha përgjigjet të çojnë lart në zyrat e shtetit dhe në majat e politikës.

Etiketa: arrestimigjiknurigradeci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

22:16 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

22:06 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë

21:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kapje me “IMSI Catcher”/ Si u fut në “çark” Aldo Avdyli? I merret ADN-ja, pyetet për 2 atentate në Tiranë

20:20 : 16/10/2025
AKTUALITET

Dumani “shfajësohet” për mënyrën e arrestimit të Metës: Nuk është përgjegjësi e SPAK…

21:05 : 14/10/2025
Para

Ish-i dashuri i Kylie Jenner ngacmon Rinën, këngëtarja e 'kërcënon' me video-mesazhin e Sin Boy

TË GJITHA

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com