Një mjekë neurologe e spitalit Rajonal të Beratit është infektuar me Covid-19. Ajo dyshohet se është infektuar nga bashkëshorti i tij, edhe ai mjek në spitalin Covid-2 në Tiranë.
Për shkak të infektimit të mjekes, Reparti i Neurologjisë në spitalin e Beratit është mbyllur dhe Drejtoria e Higjenës po bën dezinfektimin e ambjenteve të brendshme të spitalit.
Ndërkohë kolegët e mjekes, 2 mjekë dhe 6 infermierë të këtij reparti janë vetëkarantinuar sipas protokolleve nga MSH.