• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bledi Çuçi, tender 2.5 mln euro pa garë “Salillarit” dhe të akuzuarit nga PD për trafikant droge

11:49 : 10/10/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi shqiptarët për mundësinë e izolimit të dytë për shkak të pandemisë, qeveria e drejtuar prej tij vijon të shpërndajë tendera multi-milionë euro për kompanitë, të akuzuara publikisht si “klientë të tij”.

Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Bledi Çuçi, shpalli së fundmi në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, fitues të një tenderi në dukje fiktiv, me vlerë rreth 2.5 milionë euro, kompaninë “Salillari” dhe “Praslin Investment, pronarin e të cilës, Partia Demokratike e ka akuzuar për trafikant droge.

Në 28 Gusht 2020, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpalli tenderin “Rikonstruksion i godinës së QTTB Fushë Krujë dhe ndërtim godine”, me fond limit 275 milionë lekë të reja.

Në tender, sipas të dhënave zyrtare, kanë marrë pjesë 4 operatorë. Tre prej tyre, e konkretisht; “Elda Vl”, “Midea Albania” dhe “Rafin Company”, janë skualifikuar, pasi nuk kanë paraqitur asnjë ofertë ekonomike, duke forcuar dyshimet se e gjithë procedura ka qenë fiktive dhe se fituesi ishte i paracaktuar.

Lexo edhe:

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Në garë ka mbetur vetëm bashkimi i operatorëve “Salillari” dhe “Praslin Investment”, të cilët edhe janë shpallur fitues, me ofertën prej mbi 245 milionë lekë të reja pa TVSH (rreth 2.5 milionë euro bashkë me TVSH).

Kush janë fituesit?
“Salillari” është një prej kompanive që ka fituar pjesën më të madhe të “tortës së fondeve publike” gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Referuar të dhënave të portalit të specializuar “spendingdata”, kompania “Salillari rezulton se është shpallur fituese e procedurave të prokurorimit publik në vlerë totale prej rreth 60 milionë euro, vetëm në periudhën 2015-2019.

“Salillari” është duke punuar në aksin e shumë-kontestuar të Unazës së Re në Tiranë, nga Pallati me Shigjeta deri tek Seshi “Shqiponja”.

Vlera e këtij rikonstruksioni është rreth 20 milionë euro, duke shënuar “rekordin absolut” negativ me kosto 10 milionë euro për një kilometër, shifër e paimagjinueshme edhe në vendet e zhvilluara europiane.

Kompania tjetër fituese e tenderit të Çuçit është “Praslin Investment”, në pronësi të biznesmenit Roland Ziu. Për këtë të fundit, Partia Demokratike të opozitë ka ngritur akuzat publike se është trafikant droge.

Në një konferencë për media, në Tetor 2019, përfaqësuesi i PD-së, Dorian Teliti, duke akuzuar qeverinë për dhëniën me koncension të porteve të jahteve në Kepin e Rodonit, deklaroi se “Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit”.

Kepi i Rodonit, një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike, do të jepet me koncesion për 35 vite, për ndërtimin e Portit të Jahteve, që do të pagëzohet “Marina Rodon”.

Në Tetor 2019, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik u njoftua shpallja e fituesve, bashkimi i operatorëve “Praslin Investment” sh.p.k dhe “R&T” sh.p.k, me aksionerë Roland Ziun dhe Renis Tershana.

Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 35 vjet, ndërsa dy operatorët e shpallur fitues, në një garë që nuk pati konkurrentë, janë angazhuar sipas dokumenteve që të investojnë 883 milionë lekë pa TVSH për këtë port.

Koncesioni parashikon ndërtimin, vënien në përdorim dhe menaxhimin e portit të Jahteve “Marina Rodon”, që do të shërbejë si port turistik, me vendndodhje në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026
BOTA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
Para

Pak orë pas marrëveshjes, Armenia dhe Azerbajxhani thyejnë armëpushimin

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026