• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Humbja e 50 kg kanabis’/ Si ndodhi vrasja mes kushërinjve në Malësinë e Madhe

18:40 : 08/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe pas konfliktit që ka zanafillë kanabisin tronditi opinionin duke rikthyer edhe njëherë përplasjet për çështjet e drogës. Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën sot të pajetë në një zonë të pyllëzuar pranë parcelës me kanabis, e cila u bë shkak për vrasjen e tyre nga Daniel Pepaj, nga i cili ende nuk ka asnjë gjurmë.

Trupat e pajetë, u gjetën disa metra larg njëri-tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov, ndërsa gjurmët e Danjelit dyshohet se janë në Malin e Zi, ku u arratis pas vrasjes.

Por si nisi konflikti që përfundoi me dy viktima?

Pak muaj më parë Vilson Çutaj kishte dalë nga qelia në burgun e Reçit, ku vuajti dënimin me 3.4 vite për kultivim kanabisi. Por sapo doli nga burgu iu rikthye sërish kanabisit. Së bashku me Klementin, i cili dyshohet se ishte organizatori, kultivuan një parcelë me kanabis në zonën e pyllëzuar te Rrencit në Malësinë e Madhe.

Dy të rinjtë, Klementi dhe Vilsoni që ishin kushërinj me njëri tjetrin, afruan pranë tyre në “biznesin” e drogës edhe Danjel Pepajn. Tre të rinjtë kishin lidhje me njëri tjetrin, pasi Vilsoni ishte kushëri me Klementin, ndërsa ky i fundit me Danjelin duke krijuar besueshmëri për ecurinë e kultivimit të kanabisit.

Lexo edhe:

“E lidhëm me litar”/ Vrasja e Fridman Xhaferrajt, Tafani: Si e vrau Laert Haxhiu shokun

Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

Lëvizjet e tre të rinjve në zonë në 6 muajt e fundit kishin ngjallur dyshime te banorët e zonës.

Por jo gjithçka shkoi sikur e planifikonin, pasi 50 kg kanabis humbasin.

Dyshimet?

Vilsoni e pyet Klementin se ku dyshon dhe ky i fundit gishtin e drejtoi nga kushëriri i tij, Danjeli, i cili e mohon që ta ketë marrë.

Megjithatë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj nuk i besojnë dhe ditën e shtunë në datë 3 Tetor udhëtojnë me makinë për të takuar Danjelin për të sqaruar dyshimet.

Kujtojmë që Klement dhe Danjel Pepaj janë nga fshati Vrith, ndërsa Vilson Çutaj nga Bajza.

Përballja nuk ishte e qetë. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj nuk i besojnë dhe dhunojnë Danjelin, të cilin e akuzojnë se mori nga parcela 50 kg kanabis. Por nuk përfundon këtu. Tre të rinjtë largohen nga qendra e fshatit Vrith në datë 3 tetor duke u zhdukur pa gjurmë.

Një ditë ma pas valët e telefonit i kishin lokalizuar në zona të ndryshme, Vilson Çutajn në Razmë dhe Klementin në Bogë, ndërsa për Danjelin nuk kishte asnjë gjurmë.

Ky fakt është një nga misteret, se si një ditë pasi u zhdukën u lokalizuan në zona të ndryshme nga antenat e telefonive celulare.

24 orë nga zhdukja pa gjurmë, familjarët të shqetësuar nisin kërkimet te të afërmit për tre të rinjtë, ndërsa i pari që iu drejtua policisë pasditen e së dielës për të kërkuar ndihmë ishte vëllai i Vilson Çutajt, Olsioni, që bëri denoncimin.

Madje policia sekuestroi edhe makinën e tij tip “Benz” me të cilën dyshohet se Vilsoni dhe Klementi shkuan që të takojnë Danjelin përpara se të ngjiteshin në këmbë në mal te parcela.

Një ditë më pas, në datë 5 tetor, ishin prindërit e Klementit pas zhdukjes së djalit të tyre që u shprehën në media se Danieli kishte dorë në zhdukjen e Vilsonit dhe Klementit.

Në datë 5 tetor policia nisi kërkimet në terren, ndërsa bashkë më efektivët edhe familjarët dhe të afërmit e tre personave të zhdukur. Pas 5 ditësh kërkime, sot u gjetën trupat e pajetë të 2 prej të rinjve, Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj në zonën e pyllëzuar te Rrencit, 250 metra larg parcelës me kanabis, që kishin kultivuar.

Ata u gjetën duke ndjekur rrugën e dyshuar se mund të kenë bërë 3 personat. Një indicie ishte edhe dëshmia e banorëve të fshatit se në këtë zonë kishin dëgjuar krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë.

Autori Daniel Pepaj, dyshohet se pas sherrit u kërkoi 2 të rinjve të shkojnë te parcela me kanabis në zonën e pyllëzuar që të sqaroheshin.

Gjatë rrugës për te parcela, në rrethana jo krejt të qarta, Danjel Pepaj mori armën, që dyshohet se e kishte fshehur në parcelën me kanabis duke i qëlluar për vdekje.

Trupat nuk ishin fshehur apo mbuluar, ndërsa janë qëlluar nga një distancë e afërt me automatik pak metra larg njëri tjetrit. Parcela me kanabis është rreth 3 orë larg në këmbë nga fshati Vrith.

Trupat e 2 të rinjve pritet që të dërgohen në morgun e spitalit, ndërsa autori dyshohet se është arratisur në Malin e Zi.

Etiketa: detajemalesi e madhevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E lidhëm me litar”/ Vrasja e Fridman Xhaferrajt, Tafani: Si e vrau Laert Haxhiu shokun

15:25 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

10:22 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

14:06 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e atentatit

12:13 : 02/06/2025
AKTUALITET

Autori e priti për 1 orë/ Çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë nga vrasja e Pjetër Kaza në Lezhë

10:42 : 02/06/2025
AKTUALITET

Tronditet Lezha, ekzekutohet Pjetër Kaza! Vrasja dyshohet për hakmarrje (FOTO-VIDEO)

08:58 : 01/06/2025
Para

Zgjedhjet në PD/ Roskoveci konfirmon të gjithë kandidatët! Emrat

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com