• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet në SHBA, debati mes kandidatëve për nënpresident merr rëndësi të veçantë

20:22 : 07/10/2020
në BOTA

Debati i së mërkurës mbrëma midis nënpresidentit Mike Pence dhe kandidates demokrate për nënpresidente, senatores Kamala Harris është një tjetër episod në një varg aktivitetesh politike që po ndikohen nga pandemia e koronavirusit.

Në çdo cikël normal zgjedhjesh presidenciale, debati mes kandidatëve për nënpresidentë shihet si i dorës së dytë, pasi janë ato mes kandidatëve për presidentë që zakonisht krijojnë momentet më të paharrueshme për votuesit.

Por pas prekjes të presidentit 74-vjeçar Donald Trump javën e kaluar me COVID-19, dhe stilit shumë të kujdesshëm të fushatës së sfiduesit të tij demokrat, ish-zëvendëspresidentit 77-vjeçar Joe Biden, votuesit ndoshta do ta shohin më nga afër garën Pence-Harris, të cilët do të ishin të gatshëm t’i zëvendësonin nëse do të ishte e nevojshme.

Pence, 61 vjeç, ish anëtar i Kongresit dhe ish guvernator, vjen në debatin që zhvillohet në Salt Lake City të shtetit Juta me një pozicionim të veçantë, në një kohë që Presidenti Trump po merr veten në Shtëpinë e Bardhë pas diagnostikimit me virusin mjaft ngjitës dhe madje vdekjeprurës.

Ndërkohë senatorja Harris, 55-vjeçe, ish-Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë, që kërkon të jetë gruaja e parë dhe afrikano-amerikania e parë që bëhet nënpresidente, vjen në qendër të vëmendjes për shkak të moshës së kandidatit Biden.

Lexo edhe:

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA?

“Ky vit është i ndryshëm, jo vetëm për shkak të koronavirusit, jo vetëm për faktin se mund të mos zhvillohet një debat tjetër presidencial, por edhe sepse dy kandidatët kryesorë janë në të shtatëdhjetat”, thotë Todd Belt, ekspert në Universitetin George Ëashington.

“Dimë se njëri në çdo katër presidentë nuk e përfundon mandatin në detyrë,” thotë ai. “Dhe kjo i bën Zëvendës Presidentin Pence dhe Senatoren Kamala Harris shumë të rëndësishëm përsa i përket vemendjes që marrin, pasi ata mund të jenë pasardhës të këtyre kandidatëve.”

Kur zoti Pence të ngjitet në skenën e debatit në Universitetin e Jutas, ai mbyll një javë gjatë së cilës mbajti barrën kryesore të detyrave të fushatës pasi Presidenti Trump ishte shtruar në spital për koronavirusin. Për më tepër, ai synon të shtojë aktivitetet e fushatës pas debatit, pavarësisht nga rreziqet e pandemisë.

“Krejt papritur, në Shtëpinë e Bardhë ka një shpërthim të COVID-19-s që prek presidentin, e dërgon atë në spital, dhe kjo po e bën publikun amerikan të mendojë më thellë për rolin e nënpresidentit”, thotë Capri Cafaro, ekspert në Universitetin Amerikan.

Kjo i ndryshon pritshmëritë për debatin mes kandidatëve për nënpresidentë, pas atij presidencial të javës së kaluar Trump-Biden, që u kritikua gjerësisht për ndërhyrjet e shumta te fjala e njëri-tjetrit dhe mospërmbajtjen.

Ndërsa debatet mes kandidatëve për nënpresidentë shpesh shihen si mundësi për të dy fushatat që të ndërmarrin sulme të ashpra kundër njëri-tjetrit, disa ekspertë politikë parashikojnë që Pence dhe Harris do të përfaqësojnë anët më pak antagoniste të dysheve të tyre.

Ka mundësi, edhe pse vështirë të ndodhë, që përplasja Pence-Harris të shënojë debatin e fundit me një pjesëmarrje fizike në ciklin zgjedhor presidencial, nëse zoti Trump, për shkak të shëndetit, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në debatet e planifikuara në Majemi dhe Nashville të shtetit Tenesi. Sidoqoftë, pasi doli të hënën nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed në Bethesda të Merilendit, Presidenti Trump këmbënguli se ai mezi priste për të marrë pjesë në debatin e ardhshëm.

“Kjo i shton gjithnjë e më shumë peshë dhe kuptim debatit, veçanërisht për dyshen Trump-Pence, që duhet të gjejë një mënyrë për të ndryshuar dinamikën e kësaj gare,” thotë Ëilliam Hoëell, profesor për politikën amerikane në Universitetin e Çikagos. “Ata janë gjashtë apo tetë për qind prapa. Ata duhet të bëjnë diçka për të ndryshuar dinamikën e kësaj gare. Ky nuk është shansi i tyre i fundit për ta bërë këtë, por është një mundësi e rëndësishme.”

Për ta bërë këtë, analistët thonë se zoti Pence ka të ngjarë të minimizojë përvojën e tij të gjatë qeveritare apo vlerat konservatore dhe ta përqendrojë vemendjen te politikat ekonomike dhe sociale të Presidentit Trump si dhe tek suksesi në zhvendosjen shumë më djathtas të sistemit të gjykatës federale dhe Gjykatës së Lartë.

Zoti Pence, i cili ka kryesuar grupin e posaçëm të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu do të përpiqet të bëjë çmos për të marrë në mbrojtje punën e Presidentit Trump për luftimin e virusit në SHBA, pavarësisht nga më shumë se 210,600 vdekje dhe më shumë se 7.4 milion infeksione, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins./VOA

Etiketa: debatiSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

20:54 : 28/06/2025
BOTA

A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA?

10:28 : 28/06/2025
BOTA

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025
BOTA

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

21:51 : 27/06/2025
BOTA

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025
Para

Varhelyi pas takimit me Metën: Disktuam për reformat dhe planin ekonomik

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com