• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sa i sëmurë është Presidenti Trump? DW: Dy flamujt pas shpinës së tij tregojnë…

09:11 : 05/10/2020
në BOTA

Dy flamujtë pas shpinës së presidentit Trump duhet të simbolizojnë: Unë jam shumë mirë dhe i aftë për të ushtruar postin që kam. Por sa i sëmurë është vërtet Trumpi?

Donald Trump, është pacienti më i rëndësishëm për momentin në Walter Reed Medical Center në Uashington dhe me siguri që nuk ishte i lumtur me raportimet e mediave amerikane për gjendjen e tij shëndetësore. Mjeku i tij ka dhënë vetëm lajme pozitive para mediave ditën e shtunë, por në media u raportua për komplikime të gjendjes shëndetësore. Duket se dikush ka treguar më shumë gjëra sesa që është dashur për gjendjen e presidentit. Pacienti Donald Trump u paraqit me petka, por edhe këmishë pa kravatë – sepse kështu frymëmarrja është më e lehtë – me apo pa Coronë. Pas vetes kishte vënë dy flamuj që do të duhej të simbolizonin se ai është mirë dhe i aftë për të kryer detyrën.

Interesante në videon e tij prej 4 minuta e dy sekonda ishte se ai disa herë shprehu falënderimin për trajtimin e mirë nga mjekët. Dhe e dyta, ai asnjëherë nuk zuri në gojë fjalën Fake-News. Kjo mbase ka mundur të pritet, kur merr parasysh lajmet e shumta dhe spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore – të cilat dallojnë nga shpjegimet zyrtare.

Gjendja

Gjendja e presidentit pas infektimit me virusin Corona është më shqetësuese sesa që mendohej në fillim. Shefi i shtabit të presidentit Mark Meadows deklaroi për Fox News, se mjekët kanë qenë për shkak të rezultateve në gjak “shumë të shqetësuar” për gjendjen e 74-vjeçarit. “Prej dje ai ka bërë përparime të jashtëzakonshme”, shtoi Meadows. “Dje në mëngjes kemi qenë vërtet të shqetësuar… ai ka pasur temperaturë të lartë dhe oksigjeni në gjak ulej shpejtë.” Por ai në asnjë moment nuk ka qenë i rrezikuar sa të mos mund të ushtrojë detyrën e presidentit, ky rrezik nuk ka ekzistuar.

Lexo edhe:

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?)

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

Meadows duhet të mendojë për të ardhmen e tij, sepse ai është personi, i cili mbase ka folur tepër. Gazeta “New York Times” dhe televizioni ABC kanë raportuar më parë, duke iu referuar një burimi të besuar, se “vlerat e gjakut të presidentit kanë qenë tepër shqetësuese në 24 orët e kaluara”. “48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për tratjimin mjekësor të tij.”

Edhe mjeku i Trumpit Dr. Sean Conley i ka paraqitur gjërat ndryshe në mbrëmje nga ato në mëngjes. Ai ishte i shoqëruar nga nëntë persona të tjerë para gazetarëve kur kumtoi se “Presidenti është shumë mirë”. Ai nuk ka temperaturë dhe nuk ka pasur nevojë për frymëmarrje artificiale. Në fund të ditës, fjalët e Conley ishin në këtë kontekst: “Ndonëse ende nuk e ka kaluar sëmundjen, ekipi i mjekëve mbetet optimist i matur.”

Nuk ka zgjidhje tjetër?

Po si duhet t’i shohim gjërat? Në raportet e agjencive thuhet, se presidenti Trump është shumë i zemëruar me deklaratat e shefit të shtabit. Ai ka kërkuar nga i besuari i tij shumëvjeçar Rudy Giuliani të kumtojë se presidenti është mirë. Si dëshmi ai kërkuar të bëhet edhe një video, pohon një burim i afërt me presidentin, por në kushte anonimiteti.

Në këtë video Trumpi mbrojti vendimin që përkundër pandemisë të bëjë fushatë me mbledhjen e masave të mëdha të njerëzve. “Nuk kam pasur ndonjë zgjidhje tjetër. Unë është dashur të dal përpara.” Presidenti është 74-vjeç dhe ka mbipeshë, që do të thotë se i takon grupit me rrezikshmëri të lartë.

Mjeku i presidentit Conley tha se Trumpi shenjat e para të sëmundjes i ka treguar të enjten, pra më heret sesa është menduar deri tani. Por as kjo nuk e ka qetësuar gjendjen. Në Shtëpinë e Bardhë po përpiqen të identifikojnë tani të gjithë personat, me të cilët presidenti dhe zonja e parë kanë pasur kontakt. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me ceremoninë e emërimit të Amy Coney Barrett në postin e Gjykatës më të lartë në vend. Atë ditë Trumpi ka pasur më shumë se 150 mysafirë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Shumë prej tyre i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit dhe nuk kanë mbajtur distancën. Pak prej tyre kanë pasur maska në fytyrë. Në Shtëpinë e Bardhë ka pasur shumë pritje, ndër to edhe Barrett, senatorë dhe të tjerë, që mund të shihen nga fotografitë e ceremonisë.

Shumë prej pjesëmarrësve kanë dalë pozitiv në testin e virusit Corona: Ish-guvernatori i New Jerseyt Chris Christie, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, presidenti i universitetit privat University of Notre Dame, senatorët republikanë Mike Lee dhe Thom Thillis… I infektuar është edhe menaxheri i fushatës elektorale të Trumpit, Bill Stepien dhe kryetari i Partisë Republikane Ronna McDaniel, si dhe asistenti i presidentit, Nick Luna…

Donald Trump, njeriu i sëmurë në Amerikë, nuk është pra aspak i vetmuar./DW/

Etiketa: flamujsemundjeTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?)

21:57 : 07/08/2025
BOTA

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

20:44 : 07/08/2025
BOTA

Meksika, i vetmi vend që mori një pezullim 90-ditor të tarifave nga Trump

19:52 : 07/08/2025
BOTA

Takimi me Trump, Putin zbulon vendin ku do të kryhen bisedimet për paqen në Ukrainë

16:35 : 07/08/2025
BOTA

Trump dhe Putin drejt një takimi të afërt, Zelensky kërkon përfshirjen e Evropës në negociatat e paqes

14:06 : 07/08/2025
BOTA

E konfirmuar, Trump dhe Putin pritet të takohen në ditët në vijim

13:02 : 07/08/2025
Para

Olti Curri u nxjerr të palarat VIP-ave: Rozana Radi është e sëmurë nga mendja, Ilda është shumë nevrike

TË GJITHA

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com