• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Je bërë e bukur drejtoreshë…’/ Ç’po ndodh te ujësjellësi, policia nis hetimet për emailin anonim

22:42 : 05/10/2020
në AKTUALITET

Letrat anonime tanimë mund të thuhet me plot gojën se janë zëvendësuar me e-mailet apo postimet përmes profileve false.

Një burim i Gazetës “Si” pranë sektorit kundër krimit kibernetik shpjegoi hetimin e nisur sa i përket zbulimit të të dhënave të një status shkruesi.

Përmbajtja e mesazhit i është postuar në inbox administratorit të Ujësjellësit në periferi të Tiranës dhe veç statusit aty njoftoheshin punonjësit që të mbanin qëndrim dhe të shkonin një orë me vonesë në punë për të edukuar shefat që sipas anonimit po shpërndanin punën në formë preferenciale.

Punonjësi i shkruan administratorit se për shkak të komplimenteve që i jepeshin drejtoreshës, sedra e saj miklohet aq shumë sa ajo me njëanshmëri shpërndante edhe punën, duke i lënë më tepër ngarkesë indiferentëve dhe më pak punë atyre që i thoshin “je bërë e bukur drejtoreshë, sa bukur je veshur sot”.

Kjo histori në dukje si një inat dhe thashethem lagjeje nuk e ka frenuar krimin kibernetik të thërrasë një për një punonjësit e ujësjellësit të një dege në periferi të kryeqytetit dhe t’i pyesë një për një nëse kishin apo jo dijeni për identitetin e personit që posedon llogarinë A. M., prej nga është shkruar për pabarazinë në punë.

Lexo edhe:

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

Mes të pyeturve sipas burimeve të gazetës Si gjenden shefi i Task Forcë së ujësjellësit me inicialet V. XH., i cili ka ngritur supet dhe ka deklaruar “vërtet e kam mik në Facebook këtë adresë, por nuk e kam idenë se kush është”. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe S. C po ashtu punonjës në ujësjellës sipas të cilit liket që i kishte dhënë profili fals ishin të panjohura se prej kujt vinin.

Policia sipas burimeve të gazetës Si nisi veprimet hetimore menjëherë sapo në Drejtorinë Qendrore dorëzoi denoncim administratori i Sha Ujësjellës në periferi të Tiranës. Sipas tij prej janarit deri në shtator herë pas here një adresë i shkruan dhe e njofton për komplimentet ndaj drejtoreshës, dhe këto veprime online përcilleshin edhe në statuse të ndryshme akuzuese dhe denoncuese.

Kallëzuesi i pohon policisë se e-mail shkruesi dhe dërguesi i mesazheve në inbox të Facebook e njofton se ai është një punonjës në ujësjellës dhe e vë në dijeni se në zyrat ku ai është i angazhuar abuzohet me detyrën. “Në degën e ujësjellësit ku ne punojmë, 10 për qind punojnë tmerrësisht shumë, 40 për qind bëjnë sikur punojnë pa bërë absolutisht asgjë, por më e tmerrshmja është se 50 për qind e punonjësve të tjerë komplimentojnë drejtoreshën që ta mbajnë mirë me të. Ndonjëherë i bëjnë komplimente partnerit të saj dhe ndonjëherë direkt asaj dhe si shpërblim ata nuk lëvizin as gishtin”.

Sipas burimeve në status shkruhet mes kolegëve “shkurtimisht të dashur kolegë aty e bën ligjin e dashura dhe të premten ju kërkoj që në shenjë proteste të vijmë me një orë vonesë”.

Kallëzuesi pretendon se me këto qëndrime virtuale ka shumë shpifje dhe intriga dhe se përmes kësaj loje po përgojohen persona të shumtë dhe se është krijuar një frymë bullizmi, ku vërehet përçarje mes kolegëve. Policia bën me dije jo zyrtarisht se vazhdon të pyesë punonjësit ndërsa linku dhe të dhënat pas këqyrjes do të verifikohen më tej për të zbuluar anonimin, që ka prishur qetësinë dhe që siç duket nuk mund të bashkohet me 50-përqindëshin e “servilëve”.

Etiketa: Ç'po ndodh te ujësjellësiemaili anonimhetime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk është në hetim Frida Krifca? Dumani: Për IPARD jemi të kushtëzuar nga autoritetet e huaja

18:45 : 27/10/2025
AKTUALITET

Zbardhja e telefonave/ Hetimet për vr*sjen e pronarit grek dhe shqiptarit, priten të tjera arrestime

09:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

21:23 : 17/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025
Para

Kryemadhi: Opozita do ta mundë Ramën me çfarëdo Kodi Zgjedhor

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com