Aktualisht ekzistojnë mospërputhje të shumta midis kritereve kombëtare për masat, që kufizojnë lëvizjen e lirë në Bashkimin Evropian, edhe mes vendeve anëtare.
Këto paqartësi ndihmojnë në bllokim dhe krijojnë paqartësi të mëdha, për shumë qytetarë. Siaps shifrave zyrtare më të diskriminuarit, apo më pak të infermuarit në Ballkan janë shqiptarët.
Është detyrë e çdo qeverie që të informojë qytetarët e saj, si për vendet anëtare të BE, ashtu edhe jashtë saj, mbi situatën e pandemisë si dhe lëvizjen e qytetarëve.
Pas hapjes, nga izolimi tre mujor, Shqipëria është përballur me shifra gjithnjë në rritje, ose ato kanë mbetur konstante, dhe që vazhdojnë ende, në javën e parë të Tetorit, të jenë të tilla.
Janë raportuar pothuajse çdo ditë mbi 100 raste pozitivë, ndërkohë që luhatje ka edhe në vende të ndryshme të BE.
Vendet e BE vazhdojnë të mbajnë të mbyllura dyert për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, apo edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Por, nga këto vende, situata në Maqedoni dhe Malin e Zi, bazuar mbi numrin e popullsisë është shumë më e rëndë se në Shqipëri. Kosova është jashtë zonës së lëvizjes, sikurse Bosnja, ndërsa shifrat dhe rregullat që ndryshojnë vazhdimisht, nga një shtet në një tjetër, duket se po penalizojnë më shumë shqiptarët e Shqipërisë.
Sipas shifrave të deklaruara muajt e fundit, shqiptarët janë mbajtur në kufirin e vijës që ndan lëvizjen e lirë me izolimin.
Por nëse marrin në konsideratë shifrat e dy javëve të fundit, atëherë mbetet i pashpjegueshëm fakti se përse shqiptarët mbahen ende në izolim.
Sipas MSH incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.
Komisioni Europian ka propozuar që secili Shtet Anëtar të marrë parasysh kriteret kur vendos, ndonjë masë kufizuese:
Numri i përgjithshëm i rasteve të njoftuara rishtas COVID-19 për 100 000 njerëz në një zonë të caktuar në një periudhë 14-ditore;
Përqindja e testeve pozitive nga të gjitha testet COVID-19, të kryera në zonën e caktuar gjatë një periudhe shtatë ditore;
Numri i testeve COVID-19 të kryera për 100 000 njerëz, në një zonë të caktuar, gjatë një periudhe shtatë ditore.
Shtetet Anëtare duhet t’i sigurojnë këto të dhëna çdo javë në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Shtetet Anëtare duhet gjithashtu të sigurojnë këto të dhëna në nivelin rajonal për të siguruar që çdo masë mund të drejtohet në ato rajone ku ato janë rreptësisht të nevojshme.
“Drita jeshile” ndizet, kur numri i përgjithshëm i rasteve të sapo njoftuara të COVID-19 në një zonë të caktuar është e barabartë me më pak se 50 për 100 000 njerëz, gjatë një periudhe 14-ditore, OSE, përqindja e testeve pozitive nga të gjitha testet COVID-19 në një zonë të caktuar është më pak se 3%.
Komisioni propozon një qasje të përbashkët midis Shteteve Anëtare kur merren me udhëtarët që vijnë nga zona me rrezik të lartë.
Shtetet Anëtare nuk duhet të refuzojnë hyrjen e personave që udhëtojnë nga Shtetet e tjera Anëtare. Shtetet Anëtare që vendosin kufizime për lëvizjen e lirë bazuar në proceset e tyre të vendimmarrjes, mund të kërkojnë:
Udhëtarëve me një funksion ose nevojë thelbësore – të tillë si punëtorët që ushtrojnë profesione kritike, punëtorët në kufi, apo edhe punëtorët me dukumente punësimi në vendet anëtare, studentët ose gazetarët që kryejnë detyrat e tyre – nuk duhet t’u kërkohet karantinë.
Komisioni propozon që Shtetet Anëtare të japin detaje të kufizimeve të ardhshme për lëvizjen e lirë ose heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shtetet Anëtare dhe Komisionin në baza javore. Ndryshimet duhet të njoftohen një javë para hyrjes në fuqi.
Informacioni duhet të jetë sa më qartë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri, gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste.
Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.
Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike.
Mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit, janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.