• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Azilkërkuesit/ Përgjegjësia e kabinetit “Rama” për rikthimin e vizave me kusht për shqiptarët

12:56 : 05/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Rreth 10 vjet pas liberalizimit të vizave, shqiptarët do të duhet të përballen me kushte shtesë për të lëvizur lirshëm në zonën “Shengen”, për shkak të problemit që i është shkaktuar vendeve të Bashkimit Europian me azilkërkuesit, sidomos gjatë viteve të mandatit qeverisë të kryeministrit Edi Rama.

Duke filluar nga viti 2021, të gjithë qytetarët që duan të lëvizin në vendet e Unionit, duhet të rezultojnë pozitiv në “testin” ETIAS, (Sistemi Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit).

ETIAS është një formular të dhënash personale, i cili duhet plotësuar nga cilido person nga “vendet e sigurta”, përfshirë edhe Shqipërinë, para se të udhëtojë në zonën Shengen.

Në rast se, nga verifikimi i të dhënave, autoritetet europiane konstatojnë problematika të ndryshme të aplikantëve, atëherë ata mund të refuzojnë udhëtimin drejt vendeve të Unionit.

Lexo edhe:

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

Për shqiptarët, ky kusht i vendosur nga Bashkimi Europian është një hap shumë pas në të drejtën e fituar me shumë mund për të lëvizur lirshëm.

Por, për këtë “kusht shtesë”, përgjegjësia më e madhe rëndon mbi qeverinë shqiptare, e cila, me politikat e saj, ka nxitur emigracionin e paligjshëm drejt Bashkimit Europian, një prej arsyeve kryesore që shtetet e Unionit vendosën detyrimin e formularit ETIAS.

Azilkërkuesit

Në vitin 2016, drejtuesit e shteteve të Bashkimit Europian miratuan sistemin ETIAS, si një kundërpërgjigje për rritjen e ndjeshme të azilkërkuesve nga ato që quhen “vende të sigurta”.

Sipas informacionit zyrtar, Bashkimi Europian miratoi ETIAS-in për të reduktuar kohën e aplikimit, për të menaxhuar më mirë kufijtë, për të identifikuar elementët terroristë, si edhe për të ndaluar emigracionin e paligjshëm.

Përtej serisë së arsyeve, gjithçka lidhet me emigracionin e paligjshëm, një fenomen që u shndërrua në një shqetësim tejet serioz për vendet e Bashkimit Europian në periudhën 2014-2017.

Dhe, në këtë “shqetësim” të Bashkimit Europian, një rol të rëndësishëm kishin edhe qytetarët shqiptarë, të cilët u shndërruar në një prej grupeve etnie kryesore në aplikimet për regjistrimin si emigrantë të ligjshëm.

Qytetarët shqiptarë, në përgjithësi, kanë lëvizur drejt vendeve të Bashkimit Europian për një jetë më të mirë.

Por, duke filluar nga viti 2014 e në vijim, periudhë që përkon me qeverisjen e Edi Ramës, numri i azilkërkuesve shqiptarë, është shumëfishuar. Dhe kjo, duke iu referuar vetëm të dhënave zyrtare nga EUROSTAT (Institucioni europian i Statistikave).

Shqiptarët në Europë

Në 2014, pra vetëm një vit pasi Edi Rama kishte marrë drejtimin e qeverisë, më shumë se 12500 qytetarë shqiptarë aplikuan për herë të parë si azilantë në 3 shtete; Gjermani, Francë dhe Britaninë e Madhe.

Të dhënat zyrtare të EUROSTAT janë përqëndruar vetëm në shifrat për këto tre vende, ndërkohë që numri i azilkërkuesve shqiptarë ishin më i madh, i shpërndarë edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Një vit më pas, në 2015, numri i azilkërkuesve shqiptarë shënoi një rritje të frikshme, gjithnjë sipas të dhënave zyrtare. EUROSTAT ka regjistruar rreth 66 mijë aplikime për azil për herë të parë të qytetarëve nga vendi ynë.

Duket qartë që pakënaqësia dhe mungesa e prespektivës në Shqipëri ka nxitur emigrimin masiv të shqiptarëve.

Në vitin 2016, vetëm në Gjermani, Francë e Britaninë e Madhe kanë aplikuar për azil për herë të parë rreth 23.500 shqiptarë. Një shifër e përafërt aplikuesish janë regjistruar në pjesën tjetër të vendeve të Bashkimit Europian.

I njëjti trend azilkërkuesish nga Shqipëria është mbajtur edhe gjatë vitit 2017. EUROSTAT numëron rreth 17.500 azilkërkues nga Shqipëria në vetëm tre vende, Francë, Gjermani dhe Greqi.

Në vitin 2018, Britania e Madhe rikthehet në “top-listën” e kërkesave për azil nga shqiptarët. Instituti Europian i Statistikave numëron rreth mbi 13.700 kërkesa në Francë, Gjermani dhe Angli.

Vitin e kaluar, në 2019, mbi 12.500 shqipitarë kanë aplikuar për herë të parë si azilkërkues në Francë, Gjermani dhe Greqi. Shifra e azilkërkuesve shqiptarë është më e lartë, referuar aplikimeve në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Viti 2020, deri më tani, shënon numrin më të ulët të azil-kërkuesve. Por, kjo, jo për shkak të politikave qeveritare, por për shkak të mbylljes totale të kufijve si pasojë e pandemisë Covid-19.

EUROSTAT, për 3-mujorin e dytë të vitit 2020, regjistron pak më shumë se 400 kërkesa për azil në tre vende të top-listës; Francë, Gjermani dhe Itali.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

20:21 : 19/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

10:24 : 19/07/2025
AKTUALITET

Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

08:55 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“I doli fytyra e vërtetë’/ Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

18:54 : 18/07/2025
Para

Rama akuza të forta Metës: Takon skutave viktimat e OFL, shantazhues dhe vulgar

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com