• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Romano Prodi: Nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, do ketë pasoja negative

23:40 : 02/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi duke folur në forumin “Tirana Connectivity Forum” për të ardhmen e rajonit dhe ndërlidhjet mes vendeve, u shpreh se, nuk ka asnjë arsye për të ndaluar zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Duke folur konkretisht për rastin e Shqipërisë, z. Prodi që ka drejtuar KE-në 1999-2004, theksoi se nuk ekziston asnjë pengesë reale për të mos hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

“Është e qartë se nuk mund të kemi një apo dy ish-republika të ish-Jugosllavisë në BE apo raste përjashtimore si Shqipëria që të mbetet jashtë, ndërkohë që kemi Bulgarinë, Rumaninë apo Slloveninë brenda.

Nuk ka absolutisht arsye për të ndaluar zgjerimin, sigurisht që duhet të jemi strikt, të vendosim parakushtet nga aspektet demokratike, por është e qartë se procesi duhet të nisë pasi në të kundër krijon vakum dhe keqinterpretim dhe mund të përgatiteni më pas për reagime negative me pasoja për të ardhmen.

Për të nisur negociatat nuk ka probleme ekonomike apo demokratike, ndaj duhet nisur analiza e reformave që duhen bërë në mënyrë që të finalizohet procesi brenda një kohe të shkurtër. Nëse më thoni cilat janë pengesat? Pengesa nuk ka! E ardhmja jonë është shumë e afërt por ne nuk e çojmë në fund këtë proces”, deklaroi Prodi.

Lexo edhe:

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

Kur foli për “reagime negative” dhe “pasoja” të mos afrimit të Shqipërisë me BE-në, ish-kreu i KE-së iu referua interesit të Kinës dhe Turqisë për të pasur lidhje të forta. Prodi tha se Kina gjithnjë e më shumë po tregon interes për investime në Evropë dhe kjo tha është gjë e mirë për të dy palët, gjithashtu foli dhe për interesin e Turqisë tek Shqipëria, duke theksuar se nuk e sheh si gjë të keqe, por lidhja nuk ka të krahasuar me BE-në sa i takon shkëmbimeve tregtare dhe interesit afatgjatë.

Sa i takon marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, ish-kryeministri i Italisë tha se, dy vendet nuk kanë lidhjet e nevojshme politike që ti përgjigjen afrimiteti të komuniteteve të dy vendeve.

“Në lidhje me Shqipërinë dhe Italianë ky është një rast i veçantë, kemi 700 mijë shqiptarë me banim në Itali, 20% e popullatës shqiptare jeton në Itali. Ne jemi vende vëllezër dhe ne duhet ta institucionalizojmë këtë lidhje. Në fillim të emigrimeve të shqiptarëve ne patëm tension, akuza, kurse tani komuniteti shqiptar është pjesë e Italisë.

Nga pikëpamja ekonomike nuk ka probleme por ne nuk kemi lidhjet e nevojshme politike që t’i përgjigjen afrimitetit të komuniteteve tona. Jugu i Italisë nuk mund të përparojë pa lidhje të ngushtë me Shqipërinë dhe Greqinë”, nënvizoi Prodi.

Etiketa: BEprodiShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

12:07 : 04/10/2025
AKTUALITET

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, goditen 4 banda kriminale

20:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

08:41 : 02/10/2025
AKTUALITET

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori! Udhëtarët shqiptarë do të hasen me vonesa në kufi

08:16 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
Para

Big Basta dhe Vesa Luma kërcënohen me jetë pas këngës ‘Rama Ik’

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Salianji: Goditje për themelet e shtetit ligjor

18:24 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, ndalohet oficeri i sigurisë në Gjykatën e Apelit

18:24 : 06/10/2025

Deklaratat e rënda ndaj saj, Parashqevi Simaku anulon vizitën e saj në Shqipëri

18:19 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit/ “Shfajësohet” Koçiu: Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata!

18:11 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Dhoma e Avokatisë: Kambanë alarmi për sigurinë

18:11 : 06/10/2025

Strategji apo harresë? Olsi Bylyku mban ende foton me Eglin

17:59 : 06/10/2025

Autori i la pistoletën në dorë rojës, dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

17:56 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com