• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga mbyllja e listave te ndalimi i koalicioneve/ Zgjedhorja, çfarë arriti Edi Rama

17:41 : 02/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni i Ligjeve miratoi sot draftin e propozuar nga Partia Socialiste dhe ajo që mund të quhet si “opozita” parlamentare lidhur me reformën zgjedhore.

Drafti i miratuar sot nga Ligjet pritet të kalojë për miratim në seancën parlamentare të 5 tetorit, ndërsa ajo që mund të thuhet është se Kryeministri Edi Rama ka hedhur në kosh marrëveshjen e arritur me opozitën e bashkuar më 5 qershor.

Propozimet në Komisionin e Ligjeve u depozituan vetëm me firmën e Damian Gjiknurit, ndërsa 3 anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi (PD), Petrit Vasili (LSI) dhe Rudina Hajdari, nuk kanë firmosur dokumentin.

Opozita e bashkuar paraqiti një draft të sajin, i cili nuk u morr parasysh nga Rilindja, ndërsa kërkohej hapja e listave 100 % dhe lejimi i koalicioneve parazgjedhore, sipas formulës së dakordësuar në 2003.

Referuar dokumentit të miratuar sot nga Komisioni i Ligjeve, dhe me shumë gjasë do të miratohet në seancën e 5 tetorit, socialistët sanksionuan në Kodin Zgjedhor ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, sipas formulës së deritanishme, ku secili subjekt i përfshirë në koalicion kishte listën e tij të kandidatëve. Referuar draftit të Rilindjes, koalicionet në zgjedhjet e 25 prillit do të lejohen vetëm me 1 listë të përbashkët kandidatësh. Pra partitë që mund të grupohen në një koalicion do të kenë vetëm 1 listë me emrat e kandidatëve dhe jo secila të ketë listën e saj.

Lexo edhe:

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Opozita e bashkuar ka kundërshtuar këtë variant të propozuar nga Rilindja, faktori ndërkombëtar ka kërkuar dakordësinë mes palëve dhe respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, por apelet e tyre janë shpërfillur me aktin e sotëm të votuar nga Komisioni i Ligjeve.

Pika e dytë e miratuar nga PS është lejimi i krerëve të partive për të kandiduar në 4 qarqe. Kjo kërkesë nuk ka qenë asnjëherë në rend dite, por ishte një propozim i Myslim Murrizit, i cili kërkoi kandidimin në 12 qarqe.

Duket se marrja parasysh e propozimit të Murrizit, i cili pritet të drejtojë edhe një parti të re që do të garojë më 25 prill, as më shumë e as më pak ngjan me një pazar për sigurimin e 84 votave të nevojshme për miratimin e ndryshimeve në Kod, ku natyrisht interesi më i parë për socialistët është ndalimi i koalicioneve.

Pika e tretë e reformës së miratuar sot nga PS është çështja aq shumë e debatuar e hapjes së listave. Socialistët zhgënjyen edhe Rudina Hajdarin dhe nismat e shoqërisë civile që kërkonin hapjen e listave 100%. Në fakt listat u mbyllën edhe më shumë sesa ishin hapur dhe çdo kandidat që do të garojë në zgjedhje nuk ka asnjë shans për të fituar, nëse nuk ka bekimin e kryetarit.

Renditjen e kandidatëve në listë e përcakton kryetari dhe ajo mund të zhvendoset vetëm nëse një kandidat merr 10 mijë vota.

Së fundmi, u mor parasysh edhe kërkesa po e Murrizit për një prag elektoral kombëtar 1 %, nga 3 % që ishte propozuar.

Me pak fjalë duket se e gjithë ajo që u trumpetua si një reformë e thellë përfundoi në një pazar votash, për miratimin e një dokumenti që nuk i hap listat e kandidatëve, por që përmbush interesin e Rilindjes, ndalimin e koalicioneve në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Nuk dihet nëse ky variant i miratuar nga Ligjet do të marrë “bekimin” e ambasadorëve, OSBE/ODIHR,Bundestagut apo Brukselit, që u investuan në arritjen e marrëveshjes së 5 Qershorit, e cila në përfundim u hodh në kosh dhe u zëvendësua në një marrëveshje votash mes Riilindjes dhe atyre që plotësojnë numrin 84.

Etiketa: marreveshjeRamazgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
Para

Mbledhja e dy qeverive/ Lubonja: Një farsë që nuk shërben për asgjë, alarmi i vërtetë është largimi i shqiptarëve

TË GJITHA

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com