• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja pse Rama ka frikë ODIHR-in, si u kthye PS 20 vjet pas për manipulimin e zgjedhjeve

19:03 : 02/10/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se PS u kthye në skemat e vitit 2001 për manipulimin e zgjedhjeve.

Referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të miratuara sipas draftit të propozuar nga PS, Bylykbashi shprehet se e njëjta gjë ndodhi edhe në 2001, kur PS kishte hartuar e vetme sistemmin zgjedhor.

“Kjo është një histori e vërtetë e qershorit të 2001-it. Ja si është kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kërkon të manipulojë rezultatin, madje, jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar atë kur gara ka filluar. Për këtë arsye ka frikë nga ODIHR-i dhe bllokon Këshillin Politik që të kërkojë asistencën e tij, sepse e di përgjigjen”, shkruan Bylykbashi.

Postimi nga Oerd Bylykbashi

Në vitin 2001, PS-ja kishte hartuar sistemin zgjedhor e vetme, me votat e saj. ‎Një sistem i komplikuar që mund të manipulohej. Pikërisht sistemi që prodhoi “Dushkun” famëkeq, që i dha padrejtësisht PS-së 9 deputetë. Por nuk qe vetëm “Dushku”. PS-ja shpiku edhe trukun e kandidatëve të pavarur fallso.

Lexo edhe:

Me peshk mbi tavolinë, Rama vijon fotomontazhet me Farage: Britania po bën “kurban” shqiptarët

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

Për të manipuluar sistemin dhe rritur rezultatin me të njëjtat vota të marra‎, PS-ja regjistroi shumë ministra dhe drejtues të saj si kandidatë të pavarur. Nëse ata fitonin, nuk quheshin si deputetë të PS-së dhe sistemi zgjedhor nuk ia zbriste PS-së nga llogaritja e përgjithshme. Nëse nga vota e përgjithshme proporcionale PS-së do t’i takonin 61 deputetë, por në mazhoritar kishte fituar 61 të tille, PS-ja nuk do përfitonte mandate kompensuese nga proporcionali (61 me proporcional minus 61 në mazhoritar = 0 mandate kompensuese). Por nëse 10 prej deputetëve socialistë ishin zgjedhur si të “pavarur”, këta nuk do t’i llogariteshin PS-së, e cila do të quhej se kishte fituar vetëm 51 deputetë nga mazhoritari dhe do t’i takonte të merrte edhe 10 të tjerë, si kompensim nga proporcionali. Me këtë truk, në vend që PS-ja të merrte vetëm 61 deputetë sa i takonte, do të merrte 71 të tillë (51 zyrtarisht dhe 10 të “pavarur” nga mazhoritari, plus 10 nga proporcionali) dhe kështu do të formonte qeverinë.

Opozita kishte bojkotuar referendumin e manipuluar të Kushtetutës në 1998-n dhe raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të masakruara të vitit 2000, si dhe protestonte në bulevard thuajse çdo ditë ndaj shkeljes së të drejtave.

Një ndërkombëtar shumë i rëndësishëm asokohe në Tiranë, madje, shprehej se “nëse gjetja e PS-së nuk ndalohet nga ligji, atëherë është e lejuar”. Me këtë “leje” në xhep, PS-ja filloi fushatën. Kandidatët e saj të “pavarur” fallso që deri para fushatës ishin ministra, bënin fushatë me postera me logon e PS-së.

Por një profesor i shquar dhe ekspert ndërkombëtar‎ u skandalizua kur e dëgjoi këtë dhe e denoncoi publikisht në deklaratë për shtyp në “Rogner”.‎ ODIHR-i u shqetësua shumë për mundesitë manipulative të këtij truku dhe në Tiranë erdhi vetë Drejtori i ODIHR-it. Në oborrin e OSBE-së të mbushur me ndërkombëtarë dhe media, me një anglishte me theks francez, ai deklaroi:

“Kandidatët e pavarur janë si gratë shtatëzëna. Gratë ose janë shtatëzëna, ose nuk janë. Edhe kandidatët e pavarur, ose janë vërtet të pavarur, ose nuk janë.” Të pranishmit qeshën me batutën lapidare që vrau fallsitetin e “të pavarurve” të PS-së. Ndërkaq, ata që ishin aty e që kishin mbështetur këtë gjetje të PS-së, ulën kokën dh‎e heshtën. Më pas, KQZ-ja u detyrua t’i varte tek PS-ja ministrat socialistë që garonin si të pavarur‎.

Kjo është një histori e vërtetë e qershorit të 2001-it. Ja si është kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kërkon të manipulojë rezultatin, madje, jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar atë kur gara ka filluar. Për këtë arsye ka frikë nga ODIHR-i dhe bllokon Këshillin Politik që të kërkojë asistencën e tij, sepse e di përgjigjen.

Etiketa: bylykbashiRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Me peshk mbi tavolinë, Rama vijon fotomontazhet me Farage: Britania po bën “kurban” shqiptarët

09:40 : 01/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

22:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

19:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Basti i Rames me Nigel Farage si gafa me Trumpin

16:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025
Para

Reagime ndërkombëtare pas testimit pozitiv të Presidentit dhe Zonjës së Parë

TË GJITHA

Teuta u jep fund pushimeve, durrsakët nisin përgatitjet për sezonin e ri

19:27 : 01/07/2025

VIDEO/ Dy vite pa fluturime, aeroporti i Kukësit kthehet në pistë garash për makinat luksoze

19:18 : 01/07/2025

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

19:15 : 01/07/2025

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Pezë Helmës, raportohet për të plagosur

19:12 : 01/07/2025

Dy aksidente të njëpasnjëshme në Korçë, 4 të plagosur

19:01 : 01/07/2025

Me parametra zero, kush janë yjet “falas” më të kërkuar në Europë

18:51 : 01/07/2025

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave

18:43 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com