• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mustafaj: Kanë nisur manipulimet zgjedhore, Rama humbet nëse lejohen koalicionet

18:28 : 01/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti i PD-së Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se nëse do lejoheshin koalicionet, Edi Rama do të humbiste zgjedhjet.

Ai shtoi se situata për Reformën Zgjedhore i duket kritike.

“Këshilli Politik ende është pa dakordësi mes palëve. Edi Rama nuk do të lëshojë për koalicionet. Koalicioni do e mundte Ramën. Situata për Reformën Zgjedhore më duket jashtëzakonisht kritike. Paraqitja e draftit nga PS ishte pretekst. Opozita ka hequr dorë nga kërkesa kryesore, krijimi i një qeverie teknike.

Pra, heqja e mundësisë së Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet. PD nuk duhet të lëshonte nga kërkesa, duke njohur kundërshtarin. Partia Demokratike pranoi Damian Gjiknurin për Reformën Zgjedhore, që ka dosje për blerje votash. PD gjendet në pamundësi për të parë drejtësi”, u shpreh Mustafaj.

Besnik Mustafaj deklaroi se opozita parlamentare e lëshoi Kuvendin, sepse ndoshta ka kuptuar se Edi Rama është mashtrues.

Lexo edhe:

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

“ODIHR është një arbitër i pranuar nga të gjitha palët. Në fund të lojës, PS rrëzon arbitrin. Rama mund ta përçajë opozitën edhe pa ndërhyrë në Kodin Zgjedhor. Ai e përçan opozitën duke blerë deputetë të opozitës parlamentare, siç thuhet. Edhe ikja e opozitës parlamentare, që e la sallën e Kuvendit, sepse ndoshta ka kuptuar se Edi Rama është mashtrues. Do shihet nëse Rama do i përdorë këta deputetë opozitarë parlamentarë në vazhdim”, tha Mustafaj.

Në lidhje me planin ekonomik të PD-së me 5 pika, Mustafaj theksoi se ky plan është ndërtuar me aleatët më të mirë europianë të Partisë Demokratike.

“Nuk jam ekspert ekonomie, por kam besim te plani i PD me 5 pika, sepse është ndërtuar ky plan me aleatët e Partisë Demokratike në Europë. Unë besoj se Partitë Popullore Europiane i kanë dhënë këshillat më të mira kreut të PD-së Bashës. PS e ka nisur fushatën dhe në kuadër të fushatës është edhe manipulimi i listave që janë duke bërë. Për LSI-në, nuk e njoh nga afër, por punon fort dhe ruan simpatinë e simpatizantëve të vet. Unë shoh deklarata koherente nga ana e LSI-së. Ne kemi parë se ka një koherencë mes Bylykbashit dhe Vasilit”, vijoi Mustafaj.

Më tej, Mustafaj u shpreh se largimi i njerëzve nga qendrat e votimit bëhet që në zgjedhje të mos marrin pjesë shumë persona në votime, pra proces i pastër manipulimi.

“Largimi i njerëzve nga qendrat e votimit është që të mos ketë votues të shumtë. Çfarë besimi do kenë qytetarët tek Sandër Lleshaj. Kushedi çfarë kushtesh të tjera kanë përgatitur këta për të shkatërruar procesin zgjedhor”, përmbylli Mustafaj.

Etiketa: mustafajRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

18:31 : 27/10/2025
AKTUALITET

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
Para

Përballje gjigandësh në grupet e Champions-it, ja rezultatet e shortit

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com