• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përballet me Vetting, si ka ndryshuar pasuria e prokurores Silvana Pani/ Probleme me huatë dhe kursimet cash

18:45 : 30/09/2020
në AKTUALITET, VETTING

Prokurorja Silvana Pani e Prokurorisë së Rrethit Përmet do të përballet të enjten më 1 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vlerësimit për të përbëhet nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Silvana Pani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995, duke punuar si prokurore në Përmet dhe në Gjirokastër. Pani ka qenë edhe drejtuese e Prokurorisë së Përmetit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Silvana Pani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurorja Pani deklaronte pasuri prej 2 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 13 milionë lekëve.

Lexo edhe:

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Ajo zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 5.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.8 milionë lekësh dhe pasuri të luajtshme prej 1 milion lekësh. Gjithashtu, subjekti dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar gjendje cash gjatë periudhës deklaruese, shumatorja e së cilës kap vlerën e 4.9 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.7 milionë lekë, nga të cilat 65% burojnë nga paga e Znj.Pani dhe 25% nga paga e bashkëshortit. Dhuratat në cash zënë gjithashtu rreth 5.3% të të ardhurave familjare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2007, subjekti dhe bashkëshorti i saj nuk deklarojnë të ardhura nga pagat, si rezultat i së cilës rezulton me diferencë negative për këtë vit.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me huatë, vlerën e një apartamenti si dhe me deklarimet e kursimeve në cash.

Më konkretisht, në vitet 2012 dhe 2013, bashkëshorti i Znj. Pani deklaron kthim borxhi përmes bankës në vlerat 3496USD dhe 850 mijë lekë. Këto detyrime nuk rezultojnë të deklaruara në vitet e mëparshme.

Bashkëshorti i subjektit deklaron gjithashtu dhurata në cash nga vëllai në vlerën e rreth 1.4 milionë lekëve.

Në vitin 2012, bashkëshorti i subjektit deklaron pagesën e një kësti për blerjen e një apartamenti, pa deklaruar vlerën e plotë të kësaj prone.

Një tjetër “flamur i kuq” lidhet me deklarimet e kursimeve në cash, ku ndryshe nga kërkesat e ligjit, deklarohen gjendjet në fund të vitit dhe jo shtesat apo pakësimet.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018     /BIRN/

Etiketa: Prokuroresilvana pativetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025
AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

17:12 : 01/10/2025
AKTUALITET

Prokurorja Basho mban peng makinën 20 mijë euro, gënjen haptazi për vendimin

21:07 : 30/09/2025
AKTUALITET

Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore

22:07 : 29/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

15:38 : 22/09/2025
Para

Rritje e frikshme e rasteve me Covid-19, Çekia rikthen gjendjen e jashtëzakonshme

TË GJITHA

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, Europol dhe Eurojust: Mbi 50 vajza kolumbiane të shfrytëzuara!

17:43 : 03/10/2025

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025

Iran/ Teherani mund të humbë statusin e kryeqytetit të vendit, ja arsyeja

17:10 : 03/10/2025

Qeveria spanjolle propozon që aborti të bëhet e drejtë kushtetuese

17:06 : 03/10/2025

Federata serbe: Asnjë biletë në shitje për sfidën me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli

16:52 : 03/10/2025

Skandali seksual në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve Dhurim Çenko

16:41 : 03/10/2025

U kapën duke trafikuar mbi 17 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

16:36 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com