• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me pseudonimin “Dragoi”, emrat e parë që spiunoi Nasho Jorgaqi në organet e Sigurimit

17:09 : 30/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Agron Tufa, ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit ka publikuar një tjetër dokument kundër shkrimtarit Nasho Jorgaqi duke e akuzuar se ka qenë spiun i sigurimit të shtetit në kohën e komunizmit.

Tufa tregon mbi nisjen e aktivitetit nga Nasho Jorgaqi dhe gjahun e parë nga shkrimtari që mbante nofkën “Dragoi”.

“Nasho Jorgaqi nga spiuni-informator “dragoi”, në agjent rekrutues e ndërlidhës, rezidend kyç i regjimit. Sigurimi i heq shpenzimet e dasmës me një pajë prej 30 mijë lekësh. Nasho Jorgaqi u rekrutua më 10.1.1955 nga kapiten Hajredin Hoxha. për 5 vjet ai shërbeu si polici intelektual i inteligjencies së kryeqytetit, si pjesë e punës së seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë. Spiunimet e para të “Dragoit” ishin kundër Kadrie Kadare, Robert Shvarc, etj, në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë. Qëllimi ishte kontrolli i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”.

Nga punëtori operativ Caci Papajani (ish pastiçier mesatar) Nashua u drejtua në ndërmarrjen e botimeve, ku punonte si korrektor letrar, por kalonte edhe nga Instituti i Shkencave. Pastiçeri vërente si ai i kuptonte shpejt gjërat pasi kishte “shkollë të madhe”. Në qyrkun e Nashos kaloi edhe Skënder Luarasi. Nuk e dimë a do dalë kjo gjë në konferencën që do të organizojë Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) për disa figura të majta, ndër të cilët shihet edhe emri i të përmendurit.

Operativi Leonidha Petrani ishte shumë i kënaqur nga Nashua. Për këtë arsye, me rastin e martesës, në tetor 1960, Nashos i dhanë 3000 lekë shpërblim. Kjo shumë ishte një pajë e vogël me të cilën e daroviti Sigurimi martesën e Nasho Jorgaqit.

Lexo edhe:

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

Katër gazetarë rusë dënohen me burg për lidhje të pretenduara me Navalnyn

Në vitin 1960 kaloi për llogari të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Së bashku me agjenten “Artistja” (quhej Margarita), Nashua punoi në drejtimin francez. Me Margaritën si grua e divorcuar tragjikisht (ish bashkëshorti në burg, më pas do të pushkatohet), ai formonte një dyshe të bukur agjenturore. Leonard Tomoso (të cilit i vunë nofkën “Gjyzlykja” sepse ishte me syza), donte të mësonte shqip, ndërsa Sigurimi e vlerësonte si “zbulues imperialist”.

Operativi Petrani vërente me kënaqësi se “Dragoi” i tij ishte besnik i lidhur ngushtë me partinë e pushtetin, si ishte inteligjent, i sjellshëm dhe serioz. Për këto arsye, më 13.10.1961 nga informator ai u ngrit në agjent. U drejtua te objektet “Shigjeta” dhe “Ligjërata”.

Mirëpo, në vitin 1966, Nashua u dalldis pas një historie me në qendër ish marinarin Spiro Kote, i cili u bë strumbullari i filmit propagandistik “Dueli i heshtur”. Filloi të merret me shkrimin e kësaj ngjarje, duke i dhënë një drejtim ashtu siç e donte partia. Por duke humbur kohën sa në një repart e në një tjetër. Duke mos pasur objekt, në vitin 1967, pas 13 vjetësh kontribut, Nashua u largua nga rrjeti sekret. Por nevoja për Nashon ishte e madhe. Rikthehet në armën e dashur të Sigurimit në vitin 1973, duke u aktivizuar në drejtimin e të ardhurve. Sidomos shkrimtarët nga Kosova ishin gjahu i parë e më i urrejtshëm i Nashos.

Në vitin 1978 u kthye rekrutues e ndërlidhës, pra praktikisht një lloj rezidenti shumë i rëndësishëm për regjimin. Njëri ndër ta ishin edhe “Tribuna” dhe “Historiani” që Nashua e mbante në lidhje. Në disa çështje nuk kishte pasur sukses. Aktiviteti i “Dragoit” mbyllet në vitin 1991.

Nga sa thamë përmbledhtas, bie poshtë ideja që enveristët e tipit Spartak Braho e shumë të tjerë të ngjashëm e kanë hedhur vazhdimisht, që partia dhe sigurimi i zgjidhnin bashkëpunëtorët vetëm në klasën e të persekutuarve. Mos lejoni t’ua indiktojnë një ide të tillë: vetë rasti i Nasho Jorgaqit (“Dragoi”) e rrëzon këtë shpifje. Të mos flasim se sa “dragonj” të partishëm kanë qenë spiuna të sigurimit.

Para ca ditësh, në një intervistë të fryrë tek gazeta “Nata”, Nashua qahej, se gjatë shkrimit të romanit “Mërgata e qyqeve”, ishte, sipas tij, krejtësisht i paditur nga puna e agjenturave. Çfarë hipokrizie! Dhe kush? Një agjent i regjur si “Dragoi”” shkruan ai.

Etiketa: Nasho Jorgaqispiuntufa

Lajme të lidhura

BOTA

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

17:36 : 18/05/2025
BOTA

Katër gazetarë rusë dënohen me burg për lidhje të pretenduara me Navalnyn

22:04 : 15/04/2025
NDRYSHE

Rrëmbyes zemrash, prift, spiun dhe poet/ 300 vjet nga lindja e Casanova-s

14:59 : 05/04/2025
AKTUALITET

Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, kompanitë celulare të tregojnë ç’po ndodh me DPI

17:38 : 29/03/2025
SPORT

Në dhomën e zhveshjes së Man.United ka një ‘spiun’, trajneri Amorim merr në pyetje dy lojtarë

17:33 : 16/12/2024
BOTA

Zbuloi sekrete shtetërore, Kina dënon me vdekje ish-agjentin e inteligjencës

17:03 : 07/11/2024
Para

Itali, rritet numri i rasteve të reja me Covid-19/ Ulen rastet e vdekjeve

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com