• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Marrëveshja e Ramës me Gjykatën e Strasburgut”, Basha: Ndërhyrje politike, do ta shfuqizojmë ligjin

21:06 : 30/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron se kur PD të vijë në pushtet, do ta shfuqizojë ligjin e pronave.

Ai thekson se Gjykata e Strasburgut ka kthyer me dhjetëra dosje, ndërsa thekson se “po penalizon pronarët që enden dyerve të sistemit të drejtësisë prej 30 vjetësh, duke i kthyer për gjykim në Shqipëri, në një kohë kur në vend nuk funksionon as Gjykata e Lartë, nuk funksionon as Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët ndodhen nën preisonin e vetingut”.

Basha kujton se në maj te vitit 2016 “ai (Rama) deklaroi në Parlament se “Qeveria e Shqipërisë ka përfunduar një Marrëveshje me Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg sipas të cilës Gjykata nuk do të japë më gjykime të tjera mbi rastet pezull të pronave kundër Shqipërisë”.

“Bazuar në këtë marrëveshje me qeverinë, nesër, Gjykata e Strasburgut do të kthejë edhe 89 aplikime të tjera për pronat, të cilat ishin të mbyllura që në vitin 2016 dhe ishin në pritje të vendimit. Përfaqësuesit e pronarëve dhe të PD e kanë quajtur më herët këtë një vendim politik që shmang detyrimet e Konventës nga ana e Gjykatës së të drejtave të Njeriut dhe kërcënon standartin e Konventës dhe të jurisprudencës së vetë Gjykatës”, thekson Basha.

4 vjet më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha, i dërgoi një letër Kryetarit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Guido Raimondi, ku i shprehu shqetësimin për deklaratën e kryeministrit Rama në lidhje me marrëveshjen e arritur me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështjen e pronave për Shqipërinë.

Lexo edhe:

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

“Kjo është një ndërhyrje e pastër që hedh dyshime për paanshmërinë dhe pavarësinë e GJEDNJ. Asgjë në Konventë apo në Rregullorën e Gjykatës nuk parashikon që një palë të lidhë marrëveshje me Gjykatën për mënyrën sesi do të veprohet që rastet në shqyrtim të jënë në avazntazhin e saj.

4 vjet më vonë, marrëveshja është vënë në zbatim dhe për pronarët shqiptarë vendimi i Gjykatës së Strasburgut është kthimi i çështjeve të tyre në Shqipëri”.

Reagimi i plotë:

Që prej vitit 2006 deri në vitin 2016, Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë pronarëve shqiptarë për një kompensim të drejtë për pronën. Por me hyrjen ne fuqi të ligjit të ri të qeverisë Rama, në 2016-ën, i kundërshtuar nga pronarët dhe nga PD-ja, Gjykata e Strasburgut ka kthyer me dhjetëra dosje. Gjykata po penalizon pronarët që enden dyerve të sistemit të drejtësisë prej 30 vjetësh, duke i kthyer për gjykim në Shqipëri, në një kohë kur në vend nuk funksionon as Gjykata e Lartë, nuk funksionon as Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët ndodhen nën preisonin e vetingut.

Gjykata e Strasburgut nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e kthimit të dosjeve në Shqipëri pa i vlerësuar përfundimisht ato, por këtë e ka bërë kryeministri Edi Rama. Në maj 2016 ai deklaroi në Parlament se “Qeveria e Shqipërisë ka përfunduar një Marrëveshje me Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg sipas të cilës Gjykata nuk do të japë më gjykime të tjera mbi rastet pezull të pronave kundër Shqipërisë”.

Bazuar në këtë marrëveshje me qeverinë, nesër, Gjykata e Strasburgut do të kthejë edhe 89 aplikime të tjera për pronat, të cilat ishin të mbyllura që në vitin 2016 dhe ishin në pritje të vendimit. Përfaqësuesit e pronarëve dhe të PD e kanë quajtur më herët këtë një vendim politik që shmang detyrimet e Konventës nga ana e Gjykatës së të drejtave të Njeriut dhe kërcënon standartin e Konventës dhe të jurisprudencës së vetë Gjykatës. Ky vendim për të kthyer mbrapsht dosjet e pronave e kalon çdo diskrecion për zgjidhjen e çështjes tek skema e Qeverisë dhe tek gjykatat ne vend, të cilat janë në kaos, nën presion ose jashtë funksionit.

4 vjet më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha, i dërgoi një letër Kryetarit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Guido Raimondi, ku i shprehu shqetësimin për deklaratën e kryeministrit Rama në lidhje me marrëvshjen e arritur me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështjen e pronave për Shqipërinë. “Kjo është një ndërhyrje e pastër që hedh dyshime për paanshmërinë dhe pavarësinë e GJEDNJ. Asgjë në Konventë apo në Rregullorën e Gjykatës nuk parashikon që një palë të lidhë marrëveshje me Gjykatën për mënyrën sesi do të veprohet që rastet në shqyrtim të jënë në avazntazhin e saj.

4 vjet më vonë, marrëveshja është vënë në zbatim dhe për pronarët shqiptarë vendimi i Gjykatës së Strasburgut është kthimi i çështjeve të tyre në Shqipëri. Ligji i qeverisë i vitit 2016 njeh kompensimin në 10 % të vlerës së pronës të njohur për kompensim.

Ky ligj nuk është njohur asnjëherë nga PD, e cila ka paralajmëruar se do ta shfuqizojë atë dhe me ardhjen në pushtet do të nisë zbatimin e një plani që kompenson pronarët e ligjshëm me vlerën e tregut.

Etiketa: BashaRamaStrasburg

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

19:35 : 05/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
Para

Zyra e Prokurorit të Specializuar refuzon t’i komentojë hetimet për rrjedhjen e dosjeve nga Specialja

TË GJITHA

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

22:51 : 06/11/2025

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com