Kupa e Ligës/ Tottenham refuzon të eliminohet dhe barazon rezultatin ndaj Chelsea-t (Video)

Tottenham ka barazuar në minutat e fundit të lojës rezultatin ndaj Chelsea-t, në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Ligës së Anglisë.

Fillimisht kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 19-të të takimit me anë të Timo Werner.

Ndërkohë për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, ka barazuar Erik Lamela në minutën e 83-të të takimit.

LEXO EDHE  Juventus zhgënjen sërish, barazon me Veronën

Koha e rregullt është mbyllur me rezultatin 1-1, ndërsa skuadrat po bëhen gati për të goditur 11-metërshat për të përcaktuar skuadrën që do të kalojë më tej.