• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Më thanë mos e trego dënimin’/ Ja si Valdrin Pjetri ia ‘hodhi’ pa asnjë pasojë juridike

18:29 : 26/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Valdrin Pjetri i shpëton akuzave të prokurorisë. I dalë fitues nga gara një emërore për bashkinë e Shkodrës, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, ai u dorëhoq për shkak të ligjit të dekriminalizimit meqënëse nuk kishte deklaruar dënimin për drogë.

Informacioni konfirmohet zyrtarisht nga prokuroria e cila ka pushuar hetimin ndaj tij dhe kërkon që dosja të mbyllet.

Një vit më parë, kur 38 vjeçari deklaronte njëkohësisht se mezi priste të merrte postin e kryebashkiakut për të nisur nga puna, njëherazi ai u kthye jo vetëm një i akuzuar nga PD, por edhe në mollën e sherrit edhe brenda PS. Kur akuzohej se nuk tregoi dënimin për drogë dhe dëbimin nga shteti italian, pati akuza edhe kundër akuza duke filluar nga drejtuesi i qarkut për PS në atë kohë, Ditmir Bushati, i cili kritikoi dhe kërkoi reformë të thellë politike. Qëndrimit të tij, iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla që vlerësoi se çdo përgjegjësi është personale dhe jo e partisë. Por e gjithë kjo tymnajë, nga njëra anë opozita që publikoi dokumente dhe nga ana tjetër PS që u pa të lëvizte, mund të konsiderohen të shkuara të harruara.

Burime të gazetës “Si” treguan ekslusivisht se Valdrin Pjetri pasi u mbajt për mëse një vit nën hetim doli nga pozita e vështirë ku gjendej dhe ndryshe nga ish kryebashkiakë të tjerë që janë në rrezik për tu paraqitur në gjykatë, ai nuk do ketë asnjë pasojë juridike. Sipas një burimi anonim pranë prokurorisë hetimi ndaj Pjetrit është pushuar pasi ndaj tij nuk ka vepër penale. Si argument është sjellë deklarata e ish-të zgjedhurit të pushtetit lokal që është justifikuar se ishte vetë gjykata italiane që e kishte detyruar në vendimin e saj duke specifikuar, se nuk duhet ta tregonte dhe ta përmendte askund këtë denim.

Pasi ka administruar një sërë dokumentesh si dhe referimin e prokurorisë së përgjithshme, akuza konstaton se Valdrin Pjetri është dëbuar nga territori italian në 4 shkurt 2003 me vendim të prefektit të Firences, pasi njëkohësisht i është revokuar edhe leja e qëndrimit. Por megjithëse prokuroria përmend se Valdrin Pjetri ka deklaruar në formularë se nuk është dënuar asnjëherë me vendim të formës së prerë as nga autoritete shqiptare as nga ato të huaja, shtohen edhe fakte të reja se përse ai u dëbua nga shteti italian. Sipas burimeve të konfirmuara të gazetës “Si”, në dosjen e pushimit të akuzës theksohet se Valdrin Pjetri rezulton i arrestuar në 27 janar 2003 për shkelje të ligjit të narkotikëve dhe se përkundër asaj që ai deklaron në formularë është dënuar në vijim me vendimin penal numër 474 për mbajtje të paligjshme të narkotikëve në bashkëpunim, me 36 muaj burgim si dhe 2 mijë euro. Ky dënim pohohet t’i ketë zbritur me rrethana lehtësuese në 27 muaj burg dhe 1500 euro gjobë që ka vazhduar sërish me zbritje deri më 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë. Prokuroria që e hetoi kryebashkiakun jetë shkurtër në detyrë shton se në vendim urdhërohet “Pezullim i dënimit dhe mos përmendje e tij në të ardhmen”.

Lexo edhe:

Meta uron Sergio Mattarella për rizgjedhjen si President i Italisë

Nga Vlora në Paskuqan/ Ja kush janë kryetarët e degëve që dolën kundër Lulzim Bashës

Sipas burimeve të gazetës “Si”, “në kushtet kur gjykata kërkon në pjesën e dispozitivit që nuk duhej të përmendej në të ardhmen dhe nuk duhej të bëhej publik”, Pjetri ka vepruar në zbatim të këtij vendimi.

Pa qenë në gjendje të bashkangjisë detyrimin që ndërkohë i kërkonte ligji shqiptar i dekriminalizimit për të treguar çdo të dhënë kompromentuese, prokuroria vlerëson se urdhërat e gjykatës duhen parë si të lëshuara nga një organ i pavarur për dhënien e drejtësisë. Në qëndrimin e saj prokuroria shpjegon për gazetën Si se “sipas teorisë të së drejtës penale interpretimi që i bëhet dispozitës penale nga gjykata penale quhet interpretim gjyqësor”. Edhe ligji i vitit 2015 është ligj me natyrë penale theksohet më tej në vendim, pasi në të përmenden veprat penale dhe në këtë kuadër interpretimi bëhet vetëm nga gjykata. “Kur gjykata urdhëron që ky vendim nuk duhet të përmendet atëherë ky vendim duhet zbatuar dhe nuk duhet të diskutohet” mbyll interpretimin prokuroria. Por përtej jurisprudencës prokuroria përmend edhe rrëfimin e të dyshuarit si falsifikues Valdrin Pjetrit që pohon se:

“zbatova vendimin e gjykatës së Firences, që parashikoi në mënyrë të shprehur se vendimi nuk duhej të përmendej në të ardhmen dhe nuk duhej të bëhej publik. Ky ishte shkaku që nuk e përmenda në formularin e dekriminalizimit”.

Për shkelje të ligjit të dekriminalizimit vazhdon të jetë në pozicioin të vështirë para gjykatës ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, i cili u vetdorëzua pasi qëndroi mëse tetë muaj në arrati dhe ndërsa policia po e kërkonte dhe po vetkritikohej se po dështonte aksion pas aksioni. Për problemet shëndetësore që paraqiti në gjykatë, atij ju lehtësua masa e sigurisë, dhe për këtë shkak qëndroi fare pak orë në paraburgim. Referuar ligjit të dekriminalizimit prokuroria e përgjithshme vetëm gjatë vitit 2019 , nëpërmjet sektorit të verifikimit të integritetit të personave që zgjidhen deklaron se ka verifikuar 204 punonjës shtetërore, prej të cilëve për 163 subjekte janë përfunduar verifikimet dhe janë përcjellë ndërsa të tjerët janë në proces. /Gazeta SI

Etiketa: politike boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta uron Sergio Mattarella për rizgjedhjen si President i Italisë

21:17 : 29/01/2022
AKTUALITET

Nga Vlora në Paskuqan/ Ja kush janë kryetarët e degëve që dolën kundër Lulzim Bashës

21:49 : 17/11/2021
AKTUALITET

Shqipëria u vetëofrua për strehimin e afganëve/ Ambasada zbardh telefonatën Blinken-Rama

00:02 : 20/08/2021
AKTUALITET

Pas Andreas Manos dhe anëtarëve të PD, dorëhiqen dhe 51 përfaqësues të tjerë të PD në Korçë

12:04 : 09/08/2021
AKTUALITET

Denoncimi/ Qeveria rilindase financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës

16:06 : 20/06/2021
AKTUALITET

Holanda i jep ‘dritën jeshile’ hapjes së negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që ….

20:12 : 17/06/2021
Para

Mbyllet miqësorja Partizani-Korabi, zhgënjejnë “të kuqtë”

TË GJITHA

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com