• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosovë/ Sali Mustafa paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë

13:54 : 26/09/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Pasditen e së hënës më 28 shtator, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Zoti Mustafa u arrestua nga Prokuroria e Posaçme të enjten me 24 shtator dhe u transferua në njësinë e paraburgimit në Hagë.

Aktakuza e cila ishte konfirmuar në qershor, e ngarkon zotin Mustafa “me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Sipas akuzës “afërsisht midis 1 prillit të vitit 1999 dhe 19 prillit të vitit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, (një zonë në lindje të Prishtinës) janë kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Lexo edhe:

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

Zoti Mustafa ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërsa pas luftës kishte shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Një ditë pas arrestimit të tij, prokuroria e posaçme arrestoi kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, “në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Zoti Gucati u arrestua nën dyshimet “për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”, tha Prokuroria e Posaçme.

Organizata e Veteranëve të Luftës në tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Po të premten, kjo prokurori arrestoi edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, por nuk janë dhënë hollësi rreth arrestimit të tij.

Arrestimet nxitën reagime në Kosovë. Veteranët e Luftës thanë se veprimet e tilla vërtetojnë qasjen e tyre kundër kësaj gjykate, ndërsa udhëheqës institucionesh e partish politike kërkuan bashkëpunim me drejtësinë dhe njëkohësisht respektim të të drejtave të personave që trajtohen nga Gjykata e Posaçme.

Gjykata e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.

Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 ndërsa më 24 qershor prokuroria publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./VOA/

Etiketa: kosoveSali Mustafate henen ne Hagë

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:20 : 13/05/2025
BOTA

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025
RAJONI

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025
RAJONI

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025
RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
Para

VIDEO/ Arratisje spektakolare nga salla e gjyqit, pamjet që po bëjnë xhiron e botës

TË GJITHA

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025

Vendimi i papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

09:02 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

08:53 : 14/05/2025

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

08:31 : 14/05/2025

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com