• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tatimet presion bizneseve: Deklaroni paga më të larta për punonjësit

23:37 : 24/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Administrata tatimore ka shtuar presionin ndaj tatimpaguesve për të bërë deklarime më të larta të pagave, duke u kërkuar që të deklarojnë pagat reale.

Subjektet janë paralajmëruar se ata po monitorohen dhe po krahasohen me tregun dhe se nëse nuk korrigjohen, atëherë do të aplikohen sanksionet e parashikuara në ligj.

Në shkresën e tatimeve thuhet: “Nga monitorimi i deklaratave tuaja tatimore kemi arsye të besojmë se paga që ju deklaroni për profesionin… nuk reflekton nivelin real që po paguani.

DPT-ja i verifikon pagat vazhdimisht, duke i krahasuar ato që deklarohen nga punëdhënësit me pagat e konstatuara në treg. Ju vëmë në dijeni se DPT-ja do të vazhdojë të monitorojë deklarimin e pagave tuaja dhe do t’i trajtojë parregullsitë duke aplikuar sanksionet e parashikuara në ligj. Ju lutemi, mermi masa për korrigjimin e deklarimit të pagave, pasi ne do të monitorojmë edhe reagimin tuaj ndaj kësaj letre.

Ju lutemi, lidhuni drejtpërdrejt me DPT-në duke telefonuar në numrin 08000002 për çdo paqartësi ose nevojë që mund të keni. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e të gjithë tatimpaguesve por, për ta bërë këtë, na duhet bashkëpunimi juaj. Vlerësojmë vërtet kontributin tuaj si tatimpagues e qytetar dhe ju falënderojmë për vëmendjen”, thuhet në letrën që u është dërguar bizneseve.

Lexo edhe:

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

Përfaqësuesit e subjekteve ankohen se kjo shkresë u është dërguar edhe subjekteve që i deklarojnë pagat në nivelet reale, apo edhe të vetë punësuarve, që në bazë të ligjit deklarojnë paga minimale.

Muajt e fundit janë shtuar shkresat e tatimeve ku u kërkohet subjekteve të paguajnë sigurimet dhe tatimet mbi të ardhurat nga pagat të punonjëseve të tyre. Në fillim të muajit shtator, tatimet u shkruanin bizneseve: “Mbetet shqetësues fakti që Ju rezultoni me detyrime të papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat personale (TAP). Ju kujtojmë që pjesën më të madhe të këtyre detyrimeve, ju e mbani nga pagat e punonjësve dhe është e patolerueshme që të mos e derdhni në buxhetin e shtetit. Pagesa në kohë e detyrimeve tatimore, përveçse një detyrim ligjor është po aq edhe detyrim moral, mosrespektimi i afateve të së cilës, sjell pasoja (gjoba dhe kamatëvonesa, fillimi i masave të mbledhjes me forcë të detyrimeve, duke përfshirë bllokim të llogarive bankare e të tjera, evidentimin tuaj si tatimpagues me risk dhe bërjen objekt të kontrolleve tatimore), të cilat mund të shmangen. Ju ftoj që gjithçka më sipër ta lexoni me kujdes dhe të kryeni brenda datës 31.08.2020 të gjitha pagesat e detyrimeve ende të papaguara”.

Shpesh, këto shkresa u dërgohen të gjithëve, edhe subjekteve që i paguajnë në rregull detyrimet, duke krijuar shqetësim tek këta të fundit. /Monitor/

Etiketa: biznesepagaTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

14:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025
AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025
Para

Coronavirus/ Infeksionet e reja arrijnë nivele rekord në Britani dhe Francë

TË GJITHA

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025

Krizë stafi/ Italianët vërsulen të marrin infermierët shqiptarë

14:56 : 25/10/2025

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com