“Do ta bëj Khabib të derdhë gjak në kafaz”

Justin Gaethje, mendon se mund të mposhtë rusin Khabib Nurmagomedov. Dy sportistët do të duelojnë mes tyre më 24 tetor, në eventin UFC-254, që zhvillohet në “Fight Island” në Abu Dhabi.

Stili i tij të luftimit nuk është nga ato që ai kërkon të gjakosë rivalin apo diçka të tillë. Atij nuk i ka shkuar kurrë në mendje se do të shohë një ditë në kafaz gjakun e tij. Nuk mendoj se është i çmendur aq sa unë, por jam i sigurt që në këtë duel do të çmendet fare”, tha Gaethje.

LEXO EDHE  F1, Portugali/ Hamilton në "pole position", Leclerc mban gjallë Ferrarin

E di që në kafaz do të shoh gjakun e tij, dua që ai të shohë gjakun e tij, dua të shoh reagimin e tij”, u shpreh Justin Gaethje, 22 fitore e 2 humbje në kafaz. Ndërsa Khabib Nurmagomedov është i pamposhtur në artet marciale mikse (28 fitore radhazi).