• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paketa anti-shpifje/ Rama shmang rekomandimet e Venecias, merr në konsideratë ato të Metës

15:25 : 23/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Larg vëmendjes së opinionit publik, mazhoranca ka nisur punën që në gusht për të amenduar të ashtuquajturën paketa anti-shpifje, pas shqetësimeve të Këshillit të Europës dhe vërejtjeve të Komisionit të Venecias.

Ndryshimet u janë besuar deputeteve Mirela Kumbaro dhe Klotilda Bushka, të cilat nuk iu përgjigjën interesit të A2 për të sqaruar ndërhyrjet që po hartojnë në draft. Burime të tjera nga mazhoranca socialiste pohuan se ligji po punohet në bashkëpunim me ekspertë të BE dhe KE dhe se nuk ka një afat se kur do përmbyllet pasi kërkohet që në finale dokumenti te jetë i dakordësuar me të gjithë aktorët.

Këtë pretendim duket se e rrëzojnë vetë reagimet e shqetësuara të pak ditëve më parë të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, që kërkonte të respektohet opinion i Venecias, si dhe Këshillit të Europës, që kërkoi një rishkrim nga e para të ligjit. Edhe vetë njerëzit e medias duket se janë lënë në terr deri tani.

Përmes komunikimeve jozyrtare, ata kanë mësuar se ndryshimet që duan të bëjnë socialistët synojnë të reflektojnë ndryshimet e Presidentit dhe jo të Venecias. “Kemi të bëjmë me një përpjekje të radhës të shumicës socialiste për të miratuar një ligj jashtë standardeve duke përdorur artifica juridike. Artifica juridike në këtë rast është dekreti i Presidentit për të rikthyer ligjin për rishqyrtim parlamentar. Ky dekret i jep mundësi shumicës ta rrëzojë ose të bëjë disa ndryshime. Ndryshimet në këtë rast, duke qenë se kemi një instrument më të rëndësishëm se dekreti i Presidentit, siç është Venecias, janë të pamjaftueshme dhe të kufizuara”, thotë gazetari Gjergj Erebara.

Arnimet në paketën fillestare shqetësojnë edhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit. “Komiteti Shqiptar i Helsinkit i është bashkuar shqetësimit të gazetarëve dhe organizatave të medias se nuk mund të ketë rishikim të një paketë të propozuar që është difektoze dhe ka mangësi si nga pikëpamja e të drejtave dhe garancive proceduriale sa i takon ushtrimit të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtës për proces të rregullt për ata njerëz të medias që mund të ketë ankesa për shpifje”, thotë Erida Skëndaj, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Lexo edhe:

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

Duke iu referuar Venecias, Erebara dhe Skëndaj renditin të drejtat që i jepen Autoritetit të Medias Audiovizive si një nga problematikat kryesore të ligjit. AMA, me anë të Këshillit të Ankesave, do të marrë në shqyrtim ankesat dhe sipas Venecias ka rezerva dhe refleksione të forta lidhur me nevojën për të fuqizuar pavarësinë.

“Nuk është momenti i duhur të rishikohet ky ligj, për sa kohë kemi probleme me pavarësinë efektive të institucioneve të pavarura”, thotë Skëndaj.

“AMA-n e kemi të varur nga partitë politike. Kjo nuk është mënyra si duhet të veprojnë institucionet e pavarura”, thotë Erebara.

Komisioni i Venecias, në raportin final, e cilësoi të pazbatueshëm ligjin aktual të medias, duke ngritur shqetësim veçanërisht për kompetencat e shtuara që kthejnë AMA-n gati në një gjykatë, ndërkohë që nuk është e garantuar pavarësia e këtij organizmi. /A2/

Etiketa: Metapaketa antishpifjeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025
Para

Ngjarje e rëndë/ Rrufeja godet fushën e futbollit, 14 lojtarë përfundojnë në spital

TË GJITHA

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

16:07 : 19/07/2025

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

15:58 : 19/07/2025
Foto ilustruese

4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

15:50 : 19/07/2025

U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali

15:45 : 19/07/2025

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

15:42 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com