‘Askush nuk mund të na ndajë’/ Babai lë mesazh në Facebook, para se të vriste djalin e më pas veten

Një 47-vjeçar qëlloi për vdekje djalin e tij 11-vjeçar në një apartament në Rivara, afër Torinos, brenda natës para se t’i drejtonte armën vetes.

Sipas mediave italiane, paraprakisht burri i identifikuar si Claudio Baima Poma, kishte shkruar një postim në Facebook ku theksonte: “Askush nuk mund të na ndajë. Ne po shkojmë në një udhëtim të gjatë”. Babai, punonjës i një firme inxhinierie nuk kishte leje për armën.

“Frikacak”, shkroi në Facebook nëna e djalit, e cila ishte ndarë nga burri 18 muaj më parë pas 12 vitesh së bashku,

LEXO EDHE  Di Maio: I gatshëm të marrim çdo masë për të mos mbyllur Italinë

“Ai më fajësoi mua për gjërat që nuk ishte i aftë t’i adresonte… Ata (babai dhe djali) ishin shumë të afërt. Në rastin më të keq, mendova se ai mund të më lëndonte mua, jo djalin tonë. Ai kishte menduar të kthehej tek unë këtë pasdite. Gjithçka dukej normale”, rrëfeu gruaja.