• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Covid 19/ Turqia akuzohet se po fsheh shifrat reale

22:52 : 17/09/2020
në BOTA

Mjekë dhe politikanë lokalë në Turqi po ngrenë shqetësimin se qeveria është duke minimizuar nivelin e përhapjes së koronavirusit. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në Turqi çdo ditë identifikohen rreth 1 mijë e 700 raste të reja, ndërsa rreth 60 vdesin nga infeksioni.

Por ka dyshime se këto shifra nuk janë reale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgëell përcjell shqetësime të politikanëve të opozitës, të cilët akuzojnë qeverinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për mbulim të së vërtetës.

Sipas të dhënave zyrtare, Sanliurfa në rajonin Anatolia është ndër qytetet më të goditura nga koronavirusi në Turqi.

Por doktorët këtu thonë se situata është shumë me e rëndë sesa njofton qeveria.

Kenan Gengeç drejton një klinikë në qendër të qytetit.

Lexo edhe:

E rëndë/ Foshnja 7-muajshe gëlltit lodrën, ndërron jetë në spital

Rekord i ‘Zi’ në Francë/ Më shumë se 10 mijë të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

“Ata njoftojnë se çdo ditë kemi rreth 1 mijë e 500 infeksione në nivel vendi. Por për disa ditë, vetëm në Sanliurfa, kishim 600 deri në 700 raste. Është e qartë se numrat që publikohen nuk janë të saktë”, tha ai.

Këto shqetësime u ngritën dy javë më parë nga udhëheqësit e dy qyteteve më të mëdha turke, Stambollit dhe Ankarasë. Ata paralajmëruan mospërputhje të të dhënave të Ministrisë së Shëndetit me të gjeturat e autoriteteve lokale.

Drejtuesit e dy qyteteve janë pjesë e subjektit opozitar “Partia e Popullit Republikan”

Doktor Gengeç beson se qeveria po mundohet të kufizojë dëmet ekonomike.

“Është sezoni i turizmit dhe për këtë arsye ata shqetësohen për ekonominë. Ata shqetësohen se publiku do të zemërohet. Ata nuk duan që njerëzit të shohin dështimet në numra kaq të lartë. Prandaj nuk japin informacione të sakta”, tha doktori Gengeç.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi dhe guvernatori i provinces Sanliufra refuzuan të intervistohen nga Zëri i Amerikës. Gazetari Ibrahim Uygur thotë se qeveria nuk jep të dhëna të plota.

“Deri para një muaji, ata publikonin numrin e rasteve pozitive në Sanliufra, por tani nuk e japin më këtë informacion. Tani mund të botojmë vetëm numrin total ditor në nivel vendi të shpërndarë nga qeveria”, thotë gazetari Uygur.

Edhe banorët në Sanliufra shprehen skeptikë për numrat e qeverisë.

“Besoj se shifrat e vërteta janë shumë më të larta”, thotë banori Mustafa Uma.

“Arsyeja pse virusi është kaq i përhapur në Saliufra është mosrespektimi i rregullave. Banorët nuk mbajnë maska. E quajnë për turp. Shkojnë në dasma dhe shumë prej tyre infektohen ”, thotë banori tjetër Mehmet Veysel Akdeniz.

Turqia mohon se është duke e mbuluar të vërtetën. Ditëve të fundit qeveria shtoi masat kufizuese pas rritjes së rasteve. Mbajtja e maskave është e detyrueshme jashtë shtëpisë. Tubimet si dasmat janë të kufizuara në një orë ndërsa vallëzimi dhe ushqimi janë ndaluar.

 

Etiketa: bota shendet boldnews host domain

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë/ Foshnja 7-muajshe gëlltit lodrën, ndërron jetë në spital

22:25 : 22/09/2020
BOTA

Rekord i ‘Zi’ në Francë/ Më shumë se 10 mijë të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

21:05 : 12/09/2020
BOTA

Tensioni në Mesdhe/ Erdogan: Grekët vepruan si banditë, ne nuk tërhiqemi

22:49 : 15/08/2020
BOTA

5 të vdekur nga stuhia tropikale në SHBA

19:48 : 05/08/2020
Para

Bushati: Rama erdhi në pushtet duke sharë Nanon dhe po ikën duke e lavdëruar

TË GJITHA

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

14:29 : 09/05/2025

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com