Një zjarr ka përfshirë dhe djegur disa hektarë me ullishte pasditen e sotme në fshatin Zeshtik, Njësia Administrative Kryevidh në Rrogozhinë.
Flakët të ndihmuara edhe nga era janë shumë pranë dhe rrezikojnë djegien e varrezave të fshatit.

Banorë të fshatit janë angazhuar dhe po punojnë për shuarjen e flakëve pavarësisht terrenit shumë të vështirë.














