Atentati me minë të telekomanduar, Preng Gjini ishte shënjestra (DETAJE)

Preng Gjini, mësohet se ishte shënjestra e shpërthimit me minë të telekomanduar këtë mbrëmje në kryeqytet.

Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e tij.

Saktësisht, ngarja ka ndodhur mbi urën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Mëson se ky atentat ka pasur si motivacion hakmarrjen. Hetuesit kishin një pistë shumë të qartë për autorët e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, që u ekzekutua në Mirditë, dhe ajo ishte familja Gjini.

LEXO EDHE  Skandali/ Nxënësja ekselente fiton bursën në Turqi, por Ministria e Arsimit e zëvendëson

Fakti që snajperi që ekzekutoi Reçin, u vendos në apartamentin në pronësi të Armando Gjinit, për hetuesit ka qenë një pistë, se ngjarja lidhet me vrasjen e muajit gusht të vitit të shkuar.