• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolegji i Apelimit urdhëron analizën financiare për prokurorin Dritan Peka

20:06 : 14/09/2020
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën me vendim të ndërmjetëm kryerjen e analizës financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të prokurorit të Apelit Tiranë, Dritan Peka.

Gjatë shpalljes së vendimit të ndërmjetëm, kryesuesja e trupës gjykuese, Natasha Mulaj u shpreh se analiza financiare e subjektit do të kryhej për periudhën 2003-2016.

Në fillim të seancës gjyqësore ndaj subjektit Mulaj njoftoi zëvendësimin e gjyqtarit të pezulluar Luan Daci me gjyqtaren Ina Rama, e cila ishte përzgjedhur nga shorti për t’iu bashkuar trupit gjykues.

Përveç kryesues Mulaj dhe gjyqtares Ina Rama, çështja po hetohet nga relatorja Rezarta Schuetz dhe anëtarët Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997 si prokuror në Tiranë dhe mban postin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

Lexo edhe:

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

Procesi i vetingut në KPK për të u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, të cilët vendosën unanimisht konfirmimin e tij në detyrë.

Gjatë seancës të së hënës Komisioneri Publik, Dariel Sina ka paraqitur parashtrimet e tij për çështjen në ankim kundër subjektit të rivlerësimit.

Komisioneri Publik, referuar shpjegimeve dhe provave të pretenduara, të parashtruara nga subjekti i rivlerësimit në seancën e datës 22 korrik, vlerësoi se ato përmbushin kërkesat formale për t’u administruar në cilësinë e provës.

Në aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, përfshihet shkresa e dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave, në përgjigje të bashkëshortes së subjektit në lidhje me dokumentet e kredisë së butë për strehim, një shkresë Drejtorit të Drejtorisë së Studimeve, Inspektimit dhe Çështjeve të tjera Ligjore, në Prokurorinë e Përgjithshme, për vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm për arkivimin e një ankese ndaj subjektit, si dhe një akt vlerësimi për pasurinë e subjektit i hartuar nga një studio private.

Në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga Enti Kombëtar i Banesave, Komisioneri Publik vlerëson se ky dokumentacion është i plotë dhe në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 600, të vitit 2007. Komisioneri Publik gjithashtu u shpreh se bashkëshortja e subjektit, e ka përfituar kredinë lehtësuese në mënyrë ligjore, pasi pozicioni saj si juriste në kohën e aplikimit ishte i barabartë me drejtor drejtorie.

Në lidhje me analizën e pasurisë dhe të ardhurave të subjekti të kryer në një studio private për vitet 2003-2016, Komisioneri vërën se në zërin të ardhurat nga pagat konstatohen mospërputhje në shpërndarjen e të ardhurave sipas viteve, kryesisht për të ardhurat e bashkëshortes së subjektit nga mësimdhënia.

Gjithashtu, Komisioneri Publik shprehet se në zërin e shpenzimeve në analizën financiare të paraqitur nga subjekti, nuk janë përfshirë shpenzimet e jetesës sipas INSTAT-it, për familjen e subjektit, në përbërje të së cilës janë tre anëtarë.

Komisioneri shtoi se në zërin e “shpenzimeve për udhëtime jashtë shtetit”, ka mospërputhje për udhëtime jashtë shtetit, si për periudhën e udhëtimeve, ashtu edhe me përllogaritjen e tyre.

“Konstatojmë se në analizë nuk janë përfshirë shpenzimet e udhëtimit për jashtë shtetit të kryera nga subjekti dhe personat e lidhur në vitin 2008 dhe vitin 2010, të identifikuara nga sistemi TIMS,” tha Komisioneri Publik, Dariel Sina.

Gjithashtu, në analizën e paraqitur nga subjekti, zëri i “kursimeve” në fund të vitit nuk specifikon nëse ato janë kursime ‘cash’ apo likuiditete bankare. Gjithash, sipas Komisionerit Publik në analizën e paraqitur nga subjekti nuk identifikohet përdorimi i parave ‘cash’, të akumuluar dhe të përdorura nga subjekti.

Në prapësimet e tij Peka i është përgjigjur një numër denoncimesh të ardhura nga një ish-prokuror, i identifikuar si E. Gj në seancën e KPA-së, që lidheshin me masat e sigurisë, mos ushtrimin e rekursit dhe manipulimin e shortit në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Peka shpjegoi se rastet e parashikuara nga ligji për rekursin e prokurorit në Gjykatën e Lartë janë shteruese. Ai gjithashtu shtoi se mes prokurorëve masat e sigurisë janë ndarë sipas listës së gatishmërisë. Peka shpjegoi se shorti në Prokurorinë e Apelit Tiranë ishte manual, në mungesë të një sistemi elektronik. Pasi çdo prokuror tërhiqte dosjen e tij, ai si drejtues mbante dosjen e fundit që mbetej. A i cilësoi denoncimet si të “pabaza.’

Peka adresoi gjatë fjalës edhe denoncimin për lidhje me një shtetas me precedentë kriminal, L.Kolaveri. Ai u shpreh se kishte njohje që prej vitit 2010 me këtë person, por sipas Pekës ai nuk kishte qenë kurrë i dënuar. Për një procedim ndaj Kolaverit në vitin 2002-2003, Peka deklaroi se nuk kishte dijeni. /Marrë me shkurtime nga BIRN/

Etiketa: analiza financiareDritan Pekakpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

14:23 : 25/04/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, kërkohet në KPA shkarkimi i prokurorit Afrim Shehu

19:15 : 22/04/2025
Para

Punësimi në burgje, skandali me ”korrigjimin” e sjelljes së të dënuarve dhe lirimi i tyre

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com