• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Erjon, mos përgojo familjarët e mi”/ Mësuesja e “De Rada-s” zbulon gënjeshtrat e Veliajt

18:13 : 14/09/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Brunilda Cerraga, mësuese në shkollën “Jeronim De Rada” me një eksperiencë 26-vjeçare në arsim, denoncoi një ditë më parë situatën e krijuar në këtë institucion arsimor, ku 10 nga 46 mësuesit ishin infektuar me Covid-19, ndërsa prej ditësh ndodheshin në ambientet e përbashkëta shkollore, duke marrë masat për inaugurimin e rikonstruksionit të shkollës nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përmes një letre të hapur, duke iu drejtuar Veliajt, mësuesja Cerraga i kërkon që të mos përgojojë familjarët e saj.

“Ndoshta ju jeni mësuar në përditshmërinë tuaj të përfshini gjihkënd në politikë dhe përmes saj të lançoni këdo që nuk pëlqen natyrën e punëve të tua. Por kjo nuk ju jep të drejtë të përgojoni familjarët e mi, e aq më pak bindjet e tyre politike.

Unë e dashuroj profesionin tim dhe ndjej përgjegjësi për çdo fëmijë që kam përballë në punën time, duke parë këdo prej tyre si një qytetar dinjitoz i së nesërmes, dhe jo si një lodër interesash.

Ajo që ju përfolët është njëlloj sikur unë t’ju konsidreoj gjithnjë si “djali i fiqve”, por në fakt, pavarësisht dëshirave të mia, ju për mua jeni Kryetari i Bashkisë, dhe unë do dëshiroja që në këtë mision të rëndësishëm për këdo që dotë ishte në pozitën tuaj, ju t’i shihnit mësuesit dhe nxënësit si qytetarë dinjitozë dhe jo duke i përgojuar apo duke i ndarë në gardhe politike për interesat tuaja të ditës”, shkruan Cerraga.

Lexo edhe:

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

Arsyeja/ Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn

Në vijim të letrës së saj, mësuesja ka zbuluar disa nga gënjeshtrat që Veliaj tha dje gjatë ceremonisë së inaugurimit të shkollës.

“Së pari, drejtoresha e shkollës me të cilën filluat punimet e rikosntruksionit nuk është në Shqipëri, pasi ka emigruar për një jetë më të mirë.

Së dyti, shkolla jonë nuk u dëmtua nga tërmeti, por ishte një projekt për rikonstruksion përpara se të ndodhte tërmeti. Ju gënjyet edhe përpara nxënësve të mi që i kishit pritur në zyrën tuaj dy vite më parë dhe ata kanë të drejtë të ndjehen të zhgënjyer nga njeriu që duhet të jetë kryeshembulli i qytetit”, shkruan ajo.

Duke iu drejtuar Veliajt, mësuesja shprehet se “Ju mund të jeni kryetari i Bashkisë, por nuk mund të jeni Zoti i askujt dhe s’keni të drejtë të vendosni diagnoza të kota”.

“Unë kam rezultuar negative në testin për Covid- 19, por po qëndroj në shtëpi pasi për fajin tuaj e të inspektorëvë tuaj ne, stafi i mësuesve të shkollës, ndenjëm aty edhe pas kryerjës së tamponit dhe për këtë duhet të ndëshkohet kush urdhëroi që ne të ishim aty të premten dhe aq më shumë të shtunën, kur dihej se disa prej mësuesve kishin dalë pozitivë. Por ne si mësues, duke menduar që është fillimi i shkollës treguam gadishmërinë dhe nuk kundërshtuam, por ishte qesharake se për çfarë rrinim ne në punë, për të larë dyert apo për të vënë dezifektanëtët në qendër të tavolinës së nxënësve dhe jo në cep.

Ne ishim në shkollë se do zbatonim urdhrat e inspektorëvë tuaj për të cilët, bashkë me kolegët e mi, të sugjerojmë t’i dërgosh për trajnime për etikën në komunikim.

Ndërkohë, kolegët e mi të shëndetshëm ishin deri në minutat e fundit të inagurimit aty. Ishin aty për të parë edhe rikujtuar aktrimin e aktorit të e madh Fadil Hasa me filmin me “Mao Ce Dun” të cilët asistuan në teatrin tuaj për të vendosur lulet që ia morët një tjetër institucioni dhe më pas këtyre kolëgëve të mi, bashkë me personelin e pastrimit, i treguat derën se nuk duhet të ishin aty për inagurimin.

Ju menduat se kolegët e mi të pranishëm ishin të padenjë edhe për të qenë në inagurim?!

Nëse keni menduar kështu, me keqardhje po ju them se, kjo është për turpin tuaj”, shkruan ajo.

Letra e hapur

Nga Brunilda Cerraga

Zoti Veliaj;

Ju lutem mos me përfshini në politikën e askujt.

Unë, Brunilda Çerraga, mësuese në shkollën “Jeronim De Rada” e prej 26 vitesh në profesion, fola ashtu siç mendoj se duhet të flasë një njeri që edukon fëmijët dhe qytetarët e së ardhmes, që t’u tregojë atyre se sa e rëndësishme është e vërteta.

Unë shpreha në qëndrimin tim edhe ndjesinë e çdo kolegu dhe me dëshirën dhe lejen e tyre shkrova një status për të treguar indinjatën tonë për atë injorim publik që na u bë pas një përdorimi për interesa personale tuajin dhe të atyre që qëndrojnë pranë jush.

E shkrova statusin tim me të drejtën e fjalës së lirë, që gëzoj nga Konventa e të Drejtave të Njëriut. Dhe si njeri i fjalës për fëmijët, dhe për përgjegjësinë që kemi përpara atyre prindërve që na besojnë fëmijët e tyre, ia dhashë vetë vetes time të drejtën të them mendimin tim..

Unë e kam menduar veten gjatë gjithë kohës që jam përballë nxënësve se duhet të kontribuoj në formimin e qytetarit të së nesërmes, ndaj nuk lejoj askënd të më përgojë e nëpërkëmbë kur marr përsipër që të them të vërtetën e asaj që ndodhi me mua dhe kolegët e mi.

Zoti Veliaj;

Ndoshta ju jeni mësuar në përditshmërinë tuaj të përfshini gjihkënd në politikë dhe përmes saj të lançoni këdo që nuk pëlqen natyrën e punëve të tua. Por kjo nuk ju jep të drejtë të përgojoni familjarët e mi, e aq më pak bindjet e tyre politike.

Unë e dashuroj profesionin tim dhe ndjej përgjegjësi për çdo fëmijë që kam përballë në punën time, duke parë këdo prej tyre si një qytetar dinjitoz i së nesërmes, dhe jo si një lodër interesash.

Ajo që ju përfolët është njëlloj sikur unë t’ju konsidreoj gjithnjë si “djali i fiqve”, por në fakt, pavarësisht dëshirave të mia, ju për mua jeni Kryetari i Bashkisë, dhe unë do dëshiroja që në këtë mision të rëndësishëm për këdo që dotë ishte në pozitën tuaj, ju t’i shihnit mësuesit dhe nxënësit si qytetarë dinjitozë dhe jo duke i përgojuar apo duke i ndarë në gardhe politike për interesat tuaja të ditës.

Po pse nuk pyetët se përse isha kundër vendimit ose veprimit tuaj?

Pse harxhuat kohën dhe nuk u skuqët aspak kur shumica e gjërave që folët nuk ishin të vërteta?

Së pari, drejtoresha e shkollës me të cilën filluat punimet e rikosntruksionit nuk është në Shqipëri, pasi ka emigruar për një jetë më të mirë.

Së dyti, shkolla jonë nuk u dëmtua nga tërmeti, por ishte një projekt për rikonstruksion përpara se të ndodhte tërmeti. Ju gënjyet edhe përpara nxënësve të mi që i kishit pritur në zyrën tuaj dy vite më parë dhe ata kanë të drejtë të ndjehen të zhgënjyer nga njeriu që duhet të jetë kryeshembulli i qytetit.

Zoti Veliaj

Ju mund të jeni kryetari i Bashkisë, por nuk mund të jeni Zoti i askujt dhe s’keni të drejtë të vendosni diagnoza të kota. Unë kam rezultuar negative në testin për Covid- 19, por po qëndroj në shtëpi pasi për fajin tuaj e të inspektorëvë tuaj ne, stafi i mësuesve të shkollës, ndenjëm aty edhe pas kryerjës së tamponit dhe për këtë duhet të ndëshkohet kush urdhëroi që ne të ishim aty të premten dhe aq më shumë të shtunën, kur dihej se disa prej mësuesve kishin dalë pozitivë. Por ne si mësues, duke menduar që është fillimi i shkollës treguam gadishmërinë dhe nuk kundërshtuam, por ishte qesharake se për çfarë rrinim ne në punë, për të larë dyert apo për të vënë dezifektanëtët në qendër të tavolinës së nxënësve dhe jo në cep.

Ne ishim në shkollë se do zbatonim urdhrat e inspektorëvë tuaj për të cilët, bashkë me kolegët e mi, të sugjerojmë t’i dërgosh për trajnime për etikën në komunikim.

Ndërkohë, kolegët e mi të shëndetshëm ishin deri në minutat e fundit të inagurimit aty. Ishin aty për të parë edhe rikujtuar aktrimin e aktorit të e madh Fadil Hasa me filmin me “Mao Ce Dun” të cilët asistuan në teatrin tuaj për të vendosur lulet që ia morët një tjetër institucioni dhe më pas këtyre kolëgëve të mi, bashkë me personelin e pastrimit, i treguat derën se nuk duhet të ishin aty për inagurimin.

Ju menduat se kolegët e mi të pranishëm ishin të padenjë edhe për të qenë në inagurim?!

Nëse keni menduar kështu, me keqardhje po ju them se, kjo është për turpin tuaj.

Z. Veliaj;

Unë jam një qytetare, kam nderin të jem mësuese dhe kam të drejtë fjale, dhe do të flas, do të shkruaj sa herë e ndjej që duhet të flitet për të ardhmen e nxënësve të mi, për qytetarë më të mirë nesër. Unë mbahem mbi forcat e mia, jam kontributin tim qytetar duke u përpjekur të bëj më të mirën që mundem dhe nuk pres shpërblim nga asnjë lloj force politike.

Ndaj, lutem mos përgojoni mësuesit e thjeshtë, lërini të punojnë të qetë, e përpiquni të nxirrni mësim nga kjo histori. Ju u kujdesët për kontribuesit e shkollës për personelin tuaj për veten tuaj të mos prekeshit, e ua pretë mësuesve të drejtën dje. Por, a keni pyetur se çndodhi sot me ata që përzure dje për sigurinë e shëndetit tuaj?

Trishtueshëm e me sinqeritet

Mësuese Brunilda Çerraga

Tiranë më 14 shtator 2020

Etiketa: de radamesuesjaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

20:12 : 15/06/2025
AKTUALITET

Arsyeja/ Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn

13:55 : 13/06/2025
AKTUALITET

Seancë për Veliajn/ Prokurori Dado, raportim për hetimet në GJKKO

10:57 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Veliaj po sfidon Ramën”/ Abilekaj: Material ka, s’ka forcë dhe guxim të përballet!

21:22 : 12/06/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025
AKTUALITET

Veliaj në burg/ Pano: Duhet të bëhen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Tiranës

15:53 : 11/06/2025
Para

E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re ish-anëtarja e Këshillit Mbikqyrës në BSH! Emri (Foto)

TË GJITHA

I riu belg u plagos në një aksident në det, policia arreston 51-vjeçari që i dha “Jet ski” me qira

11:09 : 16/06/2025

Lideri suprem i Iranit fshihet në bunker me familjen

10:55 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Netanyahu kërkoi leje për vrasjen e liderit iranian por Trump nuk pranoi

10:53 : 16/06/2025

Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

10:43 : 16/06/2025

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks! Do prishja familje po të flisja…

10:34 : 16/06/2025

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

10:24 : 16/06/2025

Mbeti i plagosur me Jet Ski në Durrës, si është gjendja e 21-vjeçarit belg

10:21 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com