• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Show i Veliajt në shkollën e kthyer në vatër të Covid-19

15:46 : 13/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të shkollës “Jeronim De Rada”, e cila ka rreth 1100 nxënës. Ashtu sikundër është mësuar, Veliaj ka dhënë show-n e rradhës para të pranishmëve, edhe pse shkolla në fjalë është kthyer në një vatër infeksioni.

Të paktën 10 mësues nga 46 që ka shkolla gjithsej rezultojnë të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk dihet se sa mund të jetë përhapur infeksioni pvrsa kohë mësuesit përgjatë ditëve të fundit kanë qenë në ambientet shkollore, kanë pasur kontakte me nxënës dhe prindër dhe kanë shpërndarë edhe libra.

Por e gjithë kjo situatë është kaluar nga Kryebashkiaku me 1 apo dy fjali, ku theksin e ka vënë në atë që brenda pak orësh u arrit të komandohej një drejtuese shkolle, pasi drejtoresha e saj, ishte e prekur nga Covid-19.

Me një fjalim sa politik aq edhe propogandistik, Veliaj tha se ata që sot kritikojnë, kur drejtonin Bashkinë e Tiranës, treguan se nuk ishin në gjendje të ndërtonin qoftë edhe një shkollë të vetme.

“Përdorimi i fëmijëve, i kopshtit, i çerdhes, si mjete për të bërë politikë, nga ata që tashmë janë diskredituar, flet shumë. Kështu thanë edhe për fushën në Laprakë, kështu thanë edhe për “7 xhuxhat”, që u bë kënd lodrash, kështu thanë edhe për lodrat te Liqeni, edhe për Parkun Rinia. Pyetja ime për ta është: A nuk u lodhët?! Ne do t’i zhgënjejmë me ndërtimin e një super kopshti nr. 42, me një super shkollë në Pezë dhe me një super shkollë në Kombinat”, deklaroi Veliaj.

Lexo edhe:

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

Në fakt Kreu i Bashkisë së Tiranës mund të cilësohet si kampion në përdorimin që i bën fëmijëve jo vetëm në show-t që jep, por edhe gjatë fushatave. Dhe jo vetëm kaq, por ndërsa përmend rastet e objekteve të rikonstruktuara, Veliaj harron që një nga godinat e rikonstruktuara prej tij, shkolla Sami Frashëri, sot është kthyer në një shesh, pasi godinën ku u hodhën disa miliona lekë, 1 vit pas investimeve u detyrua ta shembë, pasi u dëmtua nga tërmeti.

“Për këdo që mundohet të përdorë merakun e prindërve, i them se do zhgënjehen shumë, jo vetëm më 25 prill, por do ta zhgënjejmë përditë, deri në 25 prill, kur do të vijë edhe zhgënjimi final i atyre që mundohen të përdorin meraqe prindërore për kauzat politike. Shkolla në Pezë Helmës do të hapet nesër në shkollën private “Vëllezërit Kajtazi”.

Ata nuk e përdorin më godinën sepse shkolla e tyre ka pësuar një transformim,kështu që atë ndërtesë do ta përdorim për nxënësit e Pezë Helmësit. Kur gjërat transformohen dhe produkti duket, kupton se politika e shëmtuar, me merakun e një prindi të sinqertë, me merakun e një fëmije, është një politikë që nuk ka të ardhme. Të ardhme ka politika e drejtë, pranimi i së vërtetës, pranimi i sfidave, ndarja e punës,pastaj çuarja e punës deri në fund, për të patur histori suksesi si sot me shkollën ‘Jeronim de Rada’”, tha ai.

Etiketa: de radainvestimeVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
Para

‘Konsulta e fundit’/ Frangaj takim me Ramën. Shkrihen në një, AMA dhe AKEP

TË GJITHA

Pas Shkodrës, zbulohen edhe në Elbasan 50 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

17:08 : 14/11/2025

Ben Blushi ia thotë troç Arbana Osmanit: Po të mos vija un nuk do kishte Big Brother dhe as ti s’do e prezantoje!

17:01 : 14/11/2025

Policia “aksion” në Lushnje! Godasin me grushte të moshuarin për ta nxjerrë nga makina

16:53 : 14/11/2025

Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

16:53 : 14/11/2025

Fletëthirrja për Berishën/ Bardhi: SPAK nuk mund të keqinformojë për interesa politike

16:33 : 14/11/2025

Drejtohej nga shqiptarë, çmontohet shpërbëhet rrjeti i drogës mes Italisë dhe Spanjës

16:21 : 14/11/2025

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

16:01 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com