• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Probleme me pasurinë, shkarkohet gjyqtari i Apelit, Artur Gaxha

09:50 : 10/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Gaxha, u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gaxhës i janë evidentuar probleme në deklarimin e pasurisë.

Në seancën dëgjimore, Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Gaxha u përball me një seri problemesh të pasurisë dhe mungesë burimesh në vlera të mëdha gjatë seancës dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të premten.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Firdes Shuli kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Roland Ilia anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jocobs.

Artur Gaxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive nuk kishte konstatuar probleme në pasurinë e Gaxhës, por KPK e përmbysi atë në seancë. Sipas relatores Qirko, gjyqtari rezultonte me pamundësi financiare në dhjetëra milionë lekë për krijimin e pasurive të tij si dhe mosdeklarim të pasurive dhe huave.

Lexo edhe:

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

Gaxha në fjalën e tij e cilësoi raportin e KPK me gabime të rënda dhe të pabazuar në prova. “E konsideroj si paaftësi, për të mos e vlerësuar dashakeqësi. Një guxim të tepruar për tejkalimin e ligjit nga Komisioni”, deklaroi gjyqtari Artur Gaxha.

Problemet me pasurinë

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të Gaxhës për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe180 m2 në Tiranë në vitin 2015 për shumën 200 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare.

Kur është nënshkruar kontrata e pasurisë në vitin 2010, Gaxha ka deklaruar se ka paguar këstin e parë në shumën 60 mijë euro, por pa pasqyruar burimin e kësaj vlere. Detyrimin e mbetur ndaj kompanisë ai e ka shlyer në vitin 2015.

Komisioni ka identifikuar një kontratë të dytë ku ishte ndryshuar plani i pagesës së kësteve.

Gaxha tha se në kontratën finale nuk përcaktohej se kur dhe si do të shlyhej vlera 140 mijë euro. Ai këmbënguli se këstin e fundit e ka shlyer në vitin 2015, kur ka marrë në dorëzim apartamentin.

Kryesuesja Firdes Shuli e pyeti Gaxhën se përse nuk ishte kryer revokimi i një prej kontratave, në kushtet kur ekzistonin dy të tilla me të njëtat ekstremitete, por të dhëna të ndryshme. Gjyqtari Gaxha shpjegoi se kishte rënë në dijeni të këtij fakti kur ishte njohur me raportin e Komisionit dhe se palët nuk kishin patur ndonjë pretendim. Ai i kërkoi Komisionit të reflektonte mbi provat e dorëzuara dhe ndryshim të analizës financiare.

Komisioni ka analizuar burimet e deklaruara për shlyerjen e çmimit të apartamentit 200 mijë euro. Shuma 41 mijë euro e deklaruar si e prejardhur nga shitja e një apartamenti në Golem, nuk është konsideruar për shlyerjen e këstit të parë pasi kjo vlerë ishte përfituar në nëntor të vitit 2010, ndërkohë që pagesa 60 mijë euro ishte kryer një muaj më parë, në muajin tetor.

Nga analiza financiare është konstatuar gjithashtu mungesë burimesh për blerjen e apartamentit në Golem në vitin 2006, pasi ka rezultuar me balancë negative prej 4.4 milionë lekësh për vitin.

Po ashtu nuk është përfshirë në analizën financiare edhe vlera 1.5 milionë lekë e përfituar nga shitja e një automjeti “Suzuki” në vitin 2010. Nga hetimi ka rezultuar se këtë makinë, Gaxha e kishte blerë në vitin 2004 kundrejt shumës 2700 euro dhe një vit më pas kishte paguar doganën në vlerën rreth 226 mijë lekëve. Për shkak se është shitur disa herë më shtrenjtë nga vlera e blerjes, Komisioni ngre dyshime për çmimin real të shitjes. Ndërkohë, për shkak të mospagimit të tatimit të fitimit, kjo vlerë nuk është konsideruar nga KPK si burim i ligjshëm.

Tjetër vlerë që nuk është konsideruar prej Komisionit ka qenë edhe shuma 9 mijë USD e deklaruar si kursime në gjendje cash në vitin 2003, me burim të ardhurat e vëllezërve nga puna në emigrim. Sipas Komisionit, nuk është provuar me dokumentacion burimi i kësaj vlere.

Relatorja Pamela Qirko tha se nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtari Artur Gaxha ka qenë në pamundësi financiare për pagesën e këstit të parë të këtij apartamenti në shumën 8 milionë lekë në janar të vitit 2010.

Ndërkohë, kësti i dytë në shumën 120 mijë euro si burim i të cilit ka rezultuar një kredi në të njëjtën vlerë ka rezultuar pa probleme. Sipas Komisionit, kjo vlerë është transferuar për llogari të shoqërisë ndërtuese.

Komisioni konkludon se kësti i tretë në shumën 20 mijë euro është paguar në vitin 2011, kur apartamenti është marrë në dorëzim. Në këtë vit ka rezultuar balancë negative në shumën e 7.7 milionë lekëve dhe Komisioni konstaton se Gaxha nuk ka patur mundësi të paguajë vlerën 20 mijë euro për shlyerjen totale të apartamentit.

Në vitin 2005, Gaxha ka deklaruar pasuritë apartament+dyqan+garazh të blera në Tiranë për vlerën 134 mijë USD, por nuk ka pasqyruar burimin. Sipas Komisionit, në kontratë nuk specifikohet çmimi për secilën pasuri.

Në deklaratën veting, Gaxha ka deklaruar si burim krjimi të kësaj pasurie një pjesë të lotarisë së përfituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA dhe hua në shumën 60 mijë USD.

Komisioni konstaton se kjo hua nuk është deklaruar në vitin 2005, por vetëm në vitin 2015 në ILDKPKI. Për këtë arsye, vlera 60 mijë USD e deklaruar si e marrë hua nuk është përfshirë në analizën financiare.

Qirko e pyeti Gaxhën për mosdeklarimin e huasë që më pas e kishte deklaruar në vitin 2015 në ILDKPKI. Gjithashtu, ajo e pyeti se përse e shleu pas 10 vitesh. Gaxha shpjegoi se e kishte marrë pasi kishte patur mundësi ta shlyente për shkak se kishte fituar një llotari në SHBA në shumën 500 mijë USD.

“Huadhënësi më tha se paratë ishin të dikujt tjetër dhe ja kishte lënë atij në ruajtje. Për shkak se druhej se mos i shpenzonte, tha që më mirë t’ia ktheja kur t’ia kërkonte personi që ia kishte dhënë,” shpjegoi Gaxha.

Relatorja Qirko vijoi se në deklaratën veting, Gaxha ka pasqyruar përfitimin e vlerës 84 mijë si fitues i një llotarie në vitin 2006. Ajo shtoi se konfirmohet vlera e përfituar, por nuk shpjegoi më gjatë lidhur me llotarinë e përfituar në USA nga Artur Gaxha – duke i cilësuar të dhënat si sensitive. Gaxha deklaroi se e kishte fituar llotarinë se bashku me motrën e tij.

Komisioni konstaton se Gaxha nuk ka deklaruar blerjen e një autoveture tip Benz të patarguar në vitin 2004 në shumën 9500 euro. Gjithashtu, u identifikua mosdeklarimi i vlerës reale për një autoveturë tip Benz me vlerë 55 mijë USD, që Gaxha e zotëron në bashkëpronësi me motrën e tij.

Për shlyerjen e pjesës së tij takuese në shumën 27 mijë e 500 euro, Gaxha ka deklaruar si burim krijimi lotarinë e fituar nga SHBA. Sipas Komisionit, pagesa është kryer fillimisht nga Gaxha, por ai nuk ka deklaruar huatë që i ka dhënë të afërmes dhe kthimin e këtyre vlerave gjatë periudhës 2011-2013 kur mjeti ka qenë ende i pazhdoganuar. Qirko tha se mjeti në fjalë është deklaruar në doganë për vlerën 350 mijë lekë dhe është zhdoganuar në vitin 2014 për shumën 400 mijë lekë. Nga verifikimi ka rezultuar se zhdoganimi është kryer tre vjet pas blerjes.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentua mospagimi i tatimit për një një pjesë të vlerës së përfituar si fitim nga shitja e një apartamenti me sipërfaqe 147 m2 në vitin 2011, të porositur në vitin 2005 për 7 milion lekë. Sipas KPK, fitimi ka qenë në shumën 9.8 milionë lekë dhe se nuk është paguar tatimi i fitimit për vlerën 2.9 milionë lekë. Qirko tha se subjekti e ka konsideruar të saktë përllogaritjen e KPK dhe se me marrjen në dijeni, ka kryer pagesën e tatimit përkatës.

Komisioni konstaton mosdeklarimin e blerjes së një automjeti tip “Toyota” gjatë periudhës 2008-2013. Qirko sqaroi se mjeti në fjalë është blerë në SHBA prej kunatit të ndjerë të subjektit dhe se i është shitur këtij të fundit në vitin 2008. Nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në shumën 378 mijë lekë në vitin 2008.

Gaxha nuk pranoi që mjeti tip “Toyota” të ishte pronë e tij. “Për shkak se motra nuk kishte dokumente shqiptare të vlefshme u targua në emrin tim”, deklaroi Gaxha.

Etiketa: gaxhashkarkimvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin, KPA njihet me pretendimet në çështjen e gjyqtares Ardiana Bera

20:06 : 09/04/2025
AKTUALITET

Përplasje Tom Doshi-Rama? Këshilltarët e PSD braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Shkodër

21:59 : 08/04/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elveta Stafa Mura

17:40 : 03/04/2025
AKTUALITET

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Bardh Spahiajt

10:35 : 02/04/2025
Para

Çelësi i lumturisë dhe suksesit, sipas miliarderit Richard Branson

TË GJITHA

EMRAT/ Tentuan të vrasin me sëpatë një person në Fier, pas babait në pranga edhe i biri

18:20 : 25/05/2025

Greqi/ Festa e beqarisë u kthye në tragjedi, 30-vjeçari mbytet në det një javë para dasmës së tij

17:47 : 25/05/2025

Zjarr në Lazarat, rrezikohen disa banesa

17:19 : 25/05/2025

Riviera Franceze goditet për herë të dytë nga ndërprerja e energjisë elektrike, ja çfarë dyshojnë autoritetet

16:45 : 25/05/2025

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com