• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kthim në vitet 90-të në Malin e Zi?

08:25 : 08/09/2020
në RAJONI

Në Bosnjë-Hercegovinë po përcillen me shumë vëmendje zhvillimet në Mal të Zi, pas zgjedhjeve të fundit. Sulmet ndaj boshnjakëve cilësohen si kthim në vitet 90-të.

Aleanca e partive fituese në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi e ka kthyer këtë vend në vitet 90-të të shekullit të kaluar, thotë avokati nga Sarajeva, ish-redaktori i revistës “Dani”, Senad Peqanin. “Kjo shihet nga shpërthimi i nacionalizmit serbo-madh, dhuna ndaj boshnjakëve, sulmet ndaj pasurisë së bashkësisë islame, nga kërcënimet ndaj malazezëve dhe shqiptarëve… Nga festimet në Beograd dhe Republikën Srpska shihet qartë se kemi të bëjmë me ringjalljen e idesë, nëse jo të “Serbisë së Madhe”  atëherë të “Serbisë së zgjeruar”, apo asaj që Vuçiqi e quan kohët e fundit ‘botës serbe”, thotë Peqanin.

Ai paralajmëron se në skenë po shfaqet madje shkallëzimi i “padurueshmërisë çetnike” ndaj malazezëve dhe pakicave të tjera në Mal të Zi dhe se tani po mungojnë vetëm “kokat e vdekura”. „Boshnjakët e Malit të Zi janë frikësuar, për shkak se gjithandej shohim parulla ofenduese ndaj tyre, sulme me gurë në Berane, sulme ndaj godinës së bashkësisë islame në Plevle, qëllimit me armë zjarri të një malazezi të ri në Nikshiq, vetëm pse kishte flamurin malazez në dorë… “, thotë Peqanin.

Wahlen in Montenegro (Reuters/S. Vasiljevic)

Skenari malazez në Bosnjë-Hercegovinë?

Rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi kanë treguar se pushteti mund të ndërrohet me angazhimin e madh të opozitës dhe daljen masive në zgjedhje, pohon drejtuesi i portalit „Istinito” nga Banjaluka, Zhelko Raliq. „Kjo është në veçanti me rëndësi për banorët e Bosnjë-Heregovinës, të cilët për vite të tëra janë viktimë e pushteteve të korrupturara, vjedhjes së votave dhe presioneve ndaj bartësve të funksioneve publike. Një skenar të ngjashëm si në Mal të Zi mund të shohim edhe në Bosnjë-Heregovinë”, thotë Raliq për Deutsche Wellen.

Lexo edhe:

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

Ai beson se Milo Gjukanoviqi do të vazhdojë të përdorë postin e presidentit për të penguar opozitën e deritanishme që të marrë pushtetin. “Mendoj se ka shenja për tensione ndërnacionale në Mal të Zi… Kërcënimet e partive proserbe ndaj boshnjakëve do të paraqiten si faktor destabilizimi i dirigjuar nga Beogradi, me qëllim që partitë boshnjake dhe shqiptare të mos futen në koalicion me opozitën e deritanishme”, thotë Raliq.

Senad Pecanin (S. Pecanin)

Fituesit në Mal të Zi festojnë gjenodicin në Srebrenicë, Ratko Mladiqin…

Senad Peqanin mendon se akuzat ndaj regjimit “diktatorial” të Gjukanoviqit janë të pabaza. “Cili regjim diktatorial nuk do ta nxirrte para drejtësisë fituesin e vërtetë në këto zgjedhje, metropolitin Amfilohije Radoviq, i cili bënte thirrje për urrejtje ndaj malazezëve dhe myslimanëve? Në anën tjetër do të kishte shkas për festimin e humbjes së Gjukanoviqit për shkak të pushtetit të korruptuar, sikur të mos kishin fituar forcat shovinite proserbe, të cilat mohojnë edhe gjenocidin në Srebrenicë, festojnë Drazha Mihajloviqin, Ratko Mladiqin… Po të kishin fituar partitë si socialdemokratët suedezë apo ekologjistët gjermanë, me siguri që do të kishim ndryshime në drejtimin e duhur”, pohon Peqanin.

Figura qendrore e zgjedhjeve tani është shqiptari Dritan Abazoviq, i cili është bashkuar me partitë proserbe, me qëllim largimin e Gjukanoviqit nga pushteti. Komentet e deklaratave të Abazoviqit për “qërim hesapesh” me mbeturinat nga vitet 90-të, janë të ndryshme. “Do të ishte mirë sikur të paraqitej një person si Dritan Abazoviq edhe në Bosnjë-Heregovinë me qëndrime të qarta, i pakorruptuar dhe me vizione të qarta për reforma. Shpresoj se njerëzit do të kuptojnë një ditë se pushtetet nuk janë të këqija vetëm për faktin se në pushtet janë boshnjakët, serbët apo kroatët, por për shkak të korrupsionit dhe sjelljes së shfrenuar të pushtetmbajtësve”, mendon Raliq.

Montenegro Dritan Abazovic zu Besuch in dem Ort Pljevlja (URA)

Aleanca me djallin

Senat Peqanin nuk është dakord me ata që thonë se Dritan Abazoviq mund të jetë shembull edhe për vende të tjera. “Mendoni se mund të ketë ndonjë koalicion mes partisë së Dodikut dhe Partisë sonë në Bosnjë-Heregovinë? Kompromisi është i logjikshëm për mbajtjen e pushtetit, por mbi çfarë bazash ndërtohet ky kompromis. Edhe në Gjermani kërkohen kompromise, por CDU nuk mund të futet në pushtet me partinë profashiste AfD (Alternativën për Gjermani). Dhe liderët e AfD e kanë përshëndetur fitoren e vëllezërve të tyre në Mal të Zi”, thotë Peqanin.

Peqanin mendon se në Mal të Zi mund të ketë ndryshime të shpejta të kursit properëndimor të vendit. Nebojsha Medojeviq thotë se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe Zdravko Krivokapiq pohon se nuk do të marrë asnjë vendim që është në kundërshtim me interesat e Serbisë. “Të gjitha këto deklarata i shërbejnë strategjisë serbe për krijimin e një shteti me shumicë serbe”, pohon Peqanin.

Zeljko Raljic Journalist Bosnien und Herzegowina (DW/D. Maksimović)

Reagimet e krerëve politikë

Anëtari i presidencës boshnjake nga Republika Srpska, Milorad Dodik i ka përshëndetur menjëherë rezultatet e zgjedhjeve dhe shpreson “kohë më të mira” për raportet me Malin e Zi. Përfaqësuesi kroat, Zelko Komshiq, pohon se ajo që po ndodh në Mal të Zi nuk ka lidhje me demokracinë. Ndërsa boshnjaku Shefik Xhaferoviq ka kërkuar nga Gjukanoviqi mbrojtjen e minoritetit boshnjak në Mal të Zi.

/DW/

Lajme të lidhura

Botërori 2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026
SHOW BIZ

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
Botërori 2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026
Para
Foto ilustruese

Aksidenti me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur, kush është viktima (EMRAT)

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş