• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në spitalet covid, infermierët detyrohen të heshtin, të sëmurët “burgosen”

13:23 : 03/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi në Tiranë është kthyer në vendin e vetëflijimit. Për një muaj dy pacientë të prekur nga “Covid-19” i dhanë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Bilanci sot është një 29 dhe një 65-vjeçar që u ndanë nga jeta jo nga sëmundja, por vetëvrasja, duke u hedhur nga ballkoni i dhomave ku ishin shtruar.

Dikush thotë se nuk e përballuan gjendjen e rënduar psikologjike, të tjerë ia veshin sëmundjes e cila të çorienton jo vetëm trupin, por edhe mendjen. Por shumëçka aty nuk shkon për nga mënyra e organizimit dhe forma e trajtimit spitalor të të prekurve me koronavirus. Aktualisht janë rreth 300 pacientë të shtruar në dy spitalet Covid në atë Infektiv në QSUT dhe Sanatorium. Një infermir/e kujdeset për të paktën nëntë pacientë, ndërsa një mjek për 20 të tillë.

E para që është edhe më kryesore mungon stafi i specializuar, ndonëse po ti besojmë daljeve publike të kryeministrit ne mjekët dhe infermierët i kemi “sufiçit” sipas mendjes së tij shpesh defiçitare kur trajton këtë problem madhor që po kalon vendi.

Një tjetër shqetësim është se pacientët qëndrojnë në disa dhoma të tejmbushura dhe jo të ndara sipas ecurisë së sëmundjes, ku të paktën kërkohen katër faza trajtimi. Në një zonë duhet të qëndrojnë pacientët që janë më lehtë, ndonëse kanë nevojë për trajtim spotalor, në pjesën tjetër ata që kanë nëvojë kryesisht për oksigjen dhe më pas salla e terapisë intensive dhe në fund ajo e intubimit në reanimacion.

Lexo edhe:

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Vdes e moshuara në Lushnjë pas injeksionit në ambulancën e lagjes, dyshohet se pësoi reaksion

Boldnews.al mëson se për mungesë ambientesh, por edhe të aparaturave të oksigjenimit dhe intubimit, pacientët vendosen në dhoma të mëdha, ku ka nga ata që janë më lehtë dhe të tjerë të cilët kalojnë komplikacione. Regjistrohen shumë raste kur kanë ndërruar jetë pacientë në sy të të tjerëve dhe padyshim që kjo shkakton ankth dhe panik masiv tek çdo i shtruar që është në atë dhomë, duke ua komplikuar edhe më shumë gjendjen shëndetësore.

Shumëçka nuk shkon nëpër paviontët e dy spitaleve, por përveç hermetizimit të informacionit, në mënyrë tërësisht të pakuptimtë, pacientëve që janë në gjendje të komunikojnë lirshëm nuk u lejohet mbajtja e telefonëve. Mungesë e komunikimit me familjen është një tjetër shqetësim që rëndon edhe më shumë psikologjikisht pacientët. Masa për të mos lejuar pasjen e telefonëve mësohet se është marrë për të mos nxjerrjen e fotove apo videove për atë çfarë ndodh në ambientet spitalore. Gjendja e pacientëve të shtruar është si e atyre të dënuarve që ndodhen në Spitalin e Burgut. Asnjë telefonatë dhe informacion për të afërmit.

Po ashtu në protokollin shëndetësor nuk figuron të jetë i pranishëm tek pacientët me koronavirus asnjë psikolog, pasikiatër apo mjekë të specialiteteve të tjera. Kjo ka shtuar numrin e vdekjeve dhe sa herë nga stafi infermieror kërkohet ndihmë, drejtuesit e pavionëve dhe ata mjekë që sot shfaqen si “shpëtimtar” nëpër televizione dhe në takime me kryeministrin dhe ministren, kërcënojnë stafin.

Blodnews.al nga burimet e saj mësoi se stafit infermieror dhe sanitar i është kërkuar që të mos nxjerrin asnjë informacion jashtë spitalit, për gjithçka shohin dhe shkon keq aty. Pak javë më parë u ngrit si shqetësim nga mjekë të rinj, por edhe infermierë se apartura që përçojnë oksigjenimin nuk janë në nivelin e kërkuar dhe në mushkëritë e pacientëve nuk shkonte sasia e kërkuar. Pas këtij shqetësimi u kërkua që të heshtnin dhe mos përçohej ky informacion jashtë abienteve, nën pretendimin se po përhapnin panik.

Më absurde ishte situata kur në QSUT një javë më parë erdhi kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu. Mbi 60 për qind e mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv qëndrun për një orë në organizim dhe rresht para kryeministrit sepse ai do të mbante një fjalim “mbresëlënës” për mrekullitë e qeverisë së tij. Atë ditë mësohet se vetëm një staf i vogël infermieror dhe pak mjekë u lanë të kujdesëshin për 135 pacientë vetëm e vetëm se duhet të shërbenin si dekor për kamerat e kryeministrisë të cilat shpërndanë më pas koronikat në çdo media në vend.

Të jesh i sëmurë më “Covid-19” në Shqipëri do kalosh në tmerrin shëndetësi dhe nëse ke pak fat dhe trupi të përgjigjet mund tia hedhsësh, ndryshe do të vuash shumë dhe akoma më keq mund të humbësh jetën. Të izoluar, asnjë kontakt me familjen dhe mbi të gjitha pa trajtimin e duhur dhe në fund nga ministria e Shëndetësisë del një punonjëse e saj që çdo ditë rreth dy minuta si “moti sot dhe nesër”, jep humbjet e jetëve, të shtruarve dhe shëruarve.

Etiketa: Covidshefqet ndroqiSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Vdes e moshuara në Lushnjë pas injeksionit në ambulancën e lagjes, dyshohet se pësoi reaksion

16:07 : 05/06/2025
SPORT

Manaj përfundon në spital para ndeshjes me Serbinë, çfarë ndodhi me sulmuesin?!

15:42 : 05/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Fier/ Makina përplaset me një mjet bujqësor, plagosen 3 persona

08:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Bulqizë, dy persona përfundojnë në spital

14:59 : 03/06/2025
AKTUALITET

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025
Para

Rikthehen radhët në Kakavijë/ Pala greke rinis testimin me tamponë në kufi

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com