• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Në këtë periudhë ka shumë të infektuar pa simptoma apo me shenja të lehta”/ Apeli nga Brataj

08:08 : 03/09/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

“Kemi nevojë për lajme të mira! Respektoni masat”. Është ky apeli i kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili kujton se rritja e rasteve me Covid-19 në muajt korrik dhe gusht përkon me datat e hapjes pas izolimit që u vendos në mars, kohë kur u shfaq virusi në Shqipëri.

“Kam deklaruar disa herë gjatë muajit korrik dhe gusht se do të kishte rritje të numrit të të infektuarve, të të sëmurëve dhe vdekjeve gjë e cila tregoi dhe vërtetoi atë që thashë sidomos gjatë dy muajve të fundit. Po ashtu kam deklaruar se detyrimi i maskës në ambientet e mbyllura dhe në transportin publik, respektimi i rregullave të distancës fizike, dhe mos lejimi i shkeljes së këtyre rregullave, do të ndikonte në uljen e infeksionit! Masat ndikuan!

Rritja maksimale e infeksionit ka pasur një ecuri tipike sipas datave të hapjes së lirimit të masave. Data e fundit ishte transporti publik, ajo e 17 korrikut. Në javën e tretë pas hapjes pati një rritje të të infektuarve duke arritur maksimumin në fundin e javës së katërt, tipike e sjelljes së virusit. Infektimi ka qenë në masën 20.6% në muajt korrik dhe gusht por me një pik rreth 30.03 %. Po ashtu vdekshmëria është rreth 3.1%. Pra nuk ka pasur rritje të vdekshmërisë. Kjo tregon se argesiviteti i virusit nuk është i njëjtë me muajt mars-prill”, shkruan Brataj në rrjetet sociale.

Ai shprehet se numri i të infektuarve edhe pse u rritën kapacitetet e testimit ka pasur një maksimum deri në 178 të infektuar në ditë.

“Numri i të infektuarve edhe pse u rritën kapacitetet e testimit ka pasur një maksimum deri në 178 të infektuar në ditë dhe vazhdon të jetë më pak se 200! Pra nuk është 1.000-2.000 në ditë! Është ulur numri i thirrjeve për Covid -19 në këtë periudhë. Është ulur numri i skedave të persona me shenja dhe simptoma për tampon. Është ulur numri i vizitave në përgjithësi dhe për Covid në banesë.

Lexo edhe:

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

Jam shprehur disa herë në lidhje me temperaturat e larta dhe ndikimin e saj në mbijetesën e virusit! Dihet që viruset janë të ndjeshëm karshi temperaturave të larta, por besoj që edhe ky virus nuk mund të jetë shumë më ndryshe të tjerët!”, shprehet Brataj.

Në vijim, ai sqaron se çfarë ka ndikuar në krijimin e kësaj situate.

“Qëndrimi në ambientet e hapura nuk lejon rritjen e përqindjes së virusit. Sipas meje temperatura e lartë luan një rol të madh në uljen e mbijetesës së këtij virusi dhe uljen e agresivitetit të tij. Ventilimi sidomos në zonat bregdetare ka qenë i rëndësishëm. Jam i kësaj ideje sepse po të kemi parasysh lëvizjen e madhe të njerëzve në këto tre muaj nga Tirana, qytete të tjera, Kosova dhe Maqedonia drejt qyteteve bregdetare si: Saranda, Himara, Dhërmiu, Vlora, Durrësi, Lezha, Velipoja e tjer, numri i të infektuarve, të sëmurëve, të vdekjeve duhet të ishte shumë më i madh sesa numri i të infektuarave në Tiranë, apo Kosovë! Pra edhe pse ka pasur një numër shumë të lartë të infektuarish dhe bartës të virusit të ardhur në këto zona, nuk kemi rritje të infektuarish, të sëmurësh apo rritje të numrit të vdekjeve në këto qytete”, thekson ai.

Brataj shton se në këtë periudhë ka shumë të infektuar pa shenja dhe simptoma, ose me shenja të lehta për dy-tre ditë.

“Në këtë periudhë ka shumë të infektuar pa shenja dhe simptoma, siç kemi thënë edhe më pare, ose shenja të lehta për dy-tre ditë. Aparati respirator është më i godituri nga kjo sëmundje. Sëmundja Covid-19 ka ndryshuar mënyrën e shfaqjes së saj, nuk është agresive si në fazën e parë. Kjo duket edhe nga dy qëndrimet që mbajtën shtete të ndryshme në fillim të Pandemisë. Ato që u mbyllën patën dhe kanë më pak vdekje. Ato që nuk bën mbyllje patën dhe kanë një numër më të madh vdekjesh dhe kjo lidhet me agresivitetin e virusit e cila është më e madhe në fazën e parë të infeksionit, asaj të Mars-Prillit.

Edhe kjo është tipike e të gjitha viruseve në përgjithësi, të cilët janë agresiv dhe shkaktojnë një infektim dhe përkeqësim të sëmundjeve të tjera dhe vdekshmëri më të lartë në fazën e parë dhe më pak virulent në fundin e sezonit. Ndërsa numri i të infektuarve në këtë moment nuk ka diferencë të madhe midis këtyre shteteve dhe zgjedhjeve të tyre! Pra përgjigja fillestare ndikoi shumë në numrin e vdekjeve! Imunizimi i tufës midis vendeve që u mbyllë dhe atyre që nuk u mbyllën është i pa përfillshëm!”, shprehet kreu i Urgjencës Kombëtare.

Brataj përfundon duke thënë se edhe ky virus do ta ketë një fund dhe se duhen respektuar të gjitha masat mbrojtëse.

“Sars/Cov2 është pjesë e familjes së viruseve dhe sado i ndryshëm që të jetë do ti nënshtrohet rregullave të natyrës. Nuk ka infeksion viral që nuk ka një fillim dhe një fund! Nuk duhet të neglizhojmë në këtë periudhë pasi fillojnë shkollat, ulen temperaturat, rriten kontaktet nëpër lokale të mbyllura e të tjera. Për këtë arsye, mbaj maskën në ambientet e mbyllura, ruaj distancën fizike, respekto rregullat e higjienës, mos lejo të tjerët ti shkelin ato. Së bashku do ja dalim!”, mbyll mesazhin e tij Brataj.

Etiketa: BratajCovidrastet

Lajme të lidhura

BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
AKTUALITET

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025
AKTUALITET

Rriten ndjeshëm rastet e vjedhjeve të banesave gjatë verës

20:15 : 16/06/2025
AKTUALITET

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
Para

Pas ndarjes nga Stresi, Kejsi del në takim romantik me dikë tjetër dhe ja çfarë i thotë Stresi publikisht

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve

16:54 : 28/06/2025

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

16:51 : 28/06/2025

Aksident në Shkodër, një i plagosur

16:39 : 28/06/2025

Gaza/ 66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja

16:28 : 28/06/2025

Kurti takon krerët e partive politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

16:23 : 28/06/2025

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

16:12 : 28/06/2025

Rrëzohet një palmë në Durrës, bllokohet qarkullimi

16:00 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com