• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U dorëhoq nga Vetingu, gruaja e Denarit tenton rikthimin në drejtësi nga “dera e pasme”

06:00 : 02/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit socialist të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, po tenton të shfrytëzojë një “portë të pasme” për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë, pak kohë pasi dha dorëheqjen nga e drejta e fitimit të statusit të magjistratit, duke iu shmangur problematikave të konstatuara gjatë Vetingut.

Juristja Kana ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) vendimin e shkallës së parë të Vetingut e cili, pasi i njohu dorëheqjen, vendosi që ajo nuk mund të përfshihet në 15 vitet e ardhshme në sistemin e drejtësisë.

Kana pretendon ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kërkuar që procesi ndaj i saj të konsiderohet “i mbyllur, pa vendim përfundimtar”.

Në këtë mënyrë, bashkëshortja e Denar Bibës synon që të rrëzojë ndalimin 15-vjeçar për angazhim në sistemin e drejtësisë.

Lexo edhe:

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

KPA ka regjistruar ankimin e Kanës në qershor 2020, si edhe ka zgjedhur trupën që do e shqyrtojë kërkesën në muajt në vijim, të përbërë nga kryesuese Ina Rama, relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari.

Dorëheqja pas barrës së provës

Elona Kana ishte këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë në vitin 2017, kur hyri në fuqi ligji për Vetingun. Pozicioni i saj ishte pjesë e subjekteve të rivlerësimit kalimtar.

Në Maj 2018 ajo fitoi të drejtën për të vijuar Shkollën e Magjistraturës. Si studente e kësaj shkolle, ajo gjithashtu ishte subjekt i Vetingut ndaj procesi i nisur më parë ndaj saj vijoi normalisht.

Në Korrik 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) mbylli hetimin administrativ dhe i kaloi subjektit Elona Kana barrën e provës për të dhënë shpjegime mbi problematika të konstatuara gjatë procesit.

Pas dy kërkesave të njëpasnjëshme për shtyrje afati, si edhe një kërkesë të pasuksesshme për përjashtimin e relatores së trupës së rivlerësimit, Kana informon KPK-në në Tetor 2019 se ka dhënë dorëheqjen nga statusi i magjistrates, duke kërkuar njëkohësisht edhe ndërprerjen e procesit të Vetingut.

KPK vendosi të shtyjë për 4 muaj seancën dëgjimore me Elona Kanën, deri në Shkurt 2020, duke i dhënë mundësinë që kërkesa e saj për dorëheqje, dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, të bëhej efektive.

Në përfundim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në datën 3 Shkurt 2020 vendosi “të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit për subjektin Elona Kana, si edhe të deklarojë humbjen e të drejtës për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë në 15 vitet e ardhshme”.

Ankimi

Në Qershor 2020, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar ankimin e Elona Kanës, ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas asaj që është publikuar në faqen zyrtare të KPA, Elona Kana kërkon nga shkalla e dytë e Vetingut “ndryshimin/prishjen e këtij vendimi, duke vendosur deklarimin të përfunduar të procesit të rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Elona Kana, pa një vendim përfundimtar, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur”.

Duket qartë që kërkesa e juristes Elona Kana konsiston në ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për “ndalimin për emërimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet”.

Praktika e KPK-së, e mbështetur edhe në orientimet e mëhershme të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i ka konsideruar të gjithë rastet e dorëheqjes para seancës dëgjimore si “procedura të ndërprera”, të shoqëruara me ndalimin 15-vjeçar.

Megjithatë, ish-këshilltarja Elona Kana synon ta ndryshojë praktikën e deritanishme, duke shpresuar në një rikthim në sistemin e drejtësisë, brenda “derës së pasme”, disa muaj pasi vendosi të jepte dorëheqjen, duke mos u përballur me procesin e Vetingut.

Etiketa: kanakpavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

19:48 : 13/11/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
Para

Rama do merret vetë me “çunat e Shijakut”, Gjushi do bëjë fushatë në hije

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com