• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paguani tatimin mbi të ardhurat dhe sigurimet/ Shkresa e Tatimeve drejtuar bizneseve

08:05 : 31/08/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Tatimet u kanë dërguar një tjetër shkresë bizneseve, ku u kërkojnë që të paguajnë sigurimet shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat.

Shkresa u ka mbërritur bizneseve të mëdha, por edhe subjekteve të vogla, madje edhe atyre që sapo e kishin përmbushur detyrimin për pagimin e sigurimeve për tremujorin e dytë.

Në shkresë thuhet:

“Mbetet shqetësues fakti që Ju rezultoni me detyrime te papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat personale (TAP).

Ju kujtojme që pjesen më të madhe të këtyre detyrimeve ju e mbani nga pagat e punonjësve dhe është e patolerueshme që të mos e derdhni në buxhetin e shtetit.

Lexo edhe:

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

Pagesa në kohë e detyrimeve tatimore përveç se një detyrim ligjor është po aq edhe detyrim moral, mosrespektimi i afateve të së cilës, sjell pasoja (gjoba dhe kamatëvonesa, fillimi i masave të mbledhjes me forcë të detyrimeve duke përfshirë bllokim të llogarive bankare e të tjera, evidentimin tuaj si tatimpagues me risk dhe bërjen objekt të kontrolleve tatimore), të cilat mund të shmangen. Ju ftoj që gjithçka më sipër ta lexoni me kujdes dhe të kryeni brenda datës 31.08.2020 të gjitha pagesat e detyrimeve ende të papaguara”.

Kjo është shkresa e dytë që u dënohet bizneseve pasi pak më parë, subjekteve VIP iu thuhej tatimet kanë konstatuar se disa biznese i kanë ulur ndjeshëm pagat e deklaruara për punonjësit në qershor, në krahasim me dhjetorin 2019 dhe paralajmërohen të reflektojnë dhe të vetëkorrigjohen, ose do të vijojnë me masat që parashikon ligj.

Në këtë shkresë thuhej:

“Pas një procesi të vazhdueshëm verifikimi per pagat e punonjësve në tregun e punës është konstatuar se paga e deklaruara nga ju për periudhën Qershor 2020 per disa punëmarrës është ndjeshëm nën nivelin e deklarimit të periudhës Dhjetor 2019.

Perveçse në shkelje të ligit, Ju sjellim në kujtesë se deklarimi më i ulët i pagave nga ato që realisht paguhen, sjell pasoja për punëmarrësit, duke i privuar ata nga të drejta përfitimi sidomos në të ardhmen.

Me synimin, së pari të ndërtimit të një marrëdhënie bashkëpunimi, ju ftojmë të reflektoni në deklarimin real të pagave për punonjësit tuaj.

Ju bëjmë me dije se Administrata Tatimore do të vazhdojë të monitorojë aktivitetin tuaj dhe për çdo parregullsi për të cilin ju nuk keni nđërmarrë veprime vetëkorrigjuese, do të vijojë me masat që parashikon ligji”.

Subjektet pohojnë se së fundmi janë shtuar edhe telefonatet e inspektorëve tatimore që u kujtojnë bizneseve që të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Ky presion i rritur vjen teksa të dhënat e fundit të tatimeve treguan se në korrik, rreth 32 mijë biznese u mbyllën, rreth 98% e të cilëve ishin subjekte të vogla, ndërsa 57 mijë punonjës dolën nga skema e sigurimeve.

Bizneset e mbyllura përbëjnë rreth një të tretën e subjekteve që ushtronin aktivitetet në vend, ndërsa të punësuarit e larguar ishin sa 12% e totalit në sektorin privat jo bujqësor. Mbyllja erdhi si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga pandemia dhe karantinimi i ekonomisë për gati tre muaj.

Në korrik, që reflekton aktivitetin e qershorit, të ardhurt tatimore u përmirësuan ndjeshëm, duke shënuar nivelin më të lartë mujor gjatë 2020 dhe duke qenë vetëm 3% më të ulëta se fakti i të njëjtit muaj të një viti më parë.

Por, për 7 mujorin, të ardhurat buxhetore janë tkurrur me 12%, si rrjedhojë e performancës së dobët në prill dhe maj, kur pothuajse gjithça ishte e mbyllur. /Monitor/

Etiketa: bizneseshkresaTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025
AKTUALITET

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrjeti i Bizneseve takim me ambasadorin shqiptar në Austri: Do krijojmë ura konkrete bashkëpunimi

20:31 : 03/10/2025
AKTUALITET

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

16:12 : 10/09/2025
Para

Emina Cunmulaj mesazh prekës shqiptarëve në Mal të Zi: Shqipen s’mund të na e heqin prej shpirti

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com