• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ledio Braho: Çështja e koalicioneve do të shtrohet sërish për diskutim në Këshillin Politik

21:02 : 29/08/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Këtë muaj kanë hyrë në fuqi ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, ose ajo që njihet si marrëveshja e 5 qershorit, po ashtu dhe ndryshimet kushtetuese, të miratuara nga mazhoranca. Këto ndryshime në Kushtetutë imponojnë ndërhyrje të reja në Kodin Zgjedhor, sipas këndvështrimit tuaj, sa nene dhe cilat preken konkretisht prej këtyre ndryshimeve?

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me anë të ligjit nr. 101/2020 janë botuar në Fletoren Zyrtare, në datën 04.08.2020 dhe kanë hyrë në fuqi në datë 20.08.2020, ndërkohë që ndryshimi kushtetues është botuar në Fletoren Zyrtare në datën 24.08.2020 dhe hyn në fuqi në datën 09.09.2020. Megjithatë, pas ndryshimeve kushtetuese të fund korrikut, do të duhet të ndryshohet sërish Kodi Zgjedhor për përshtatjen e tij me Kushtetutën, si norma më e lartë në hierarkinë e normave në vend. Pra, ky ndryshim i Kodit Zgjedhor tashmë është detyrim kushtetues.

Ndërhyrjet e radhës që do të bëhen në Kodin Zgjedhor do të prekin pjesën e listave të hapura ose konkurrueshmërisë mes kandidatëve të së njëjtës listë, përcaktimin e një pragu kombëtar, në mënyrë që subjektet politike të përfshihen në ndarjen e mandateve e, po ashtu, do të ketë ndryshime edhe për sa i përket numrit të mandateve për secilën zonë apo mënyrën e shpërndarjes së tyre, si dhe në masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes, pra të përcaktimit të pjesës së hapur të listës, që në çdo rast nuk mund të jetë më pak se dy të tretat e listës shumemërore, pasi një përcaktim i tillë është kushtetues tashmë. Për sa u përket neneve që do të ndryshohen, ato do të jenë nga Pjesa e Katërt e vijuese e Kodit Zgjedhor, më konkretisht nenet që rregullojnë regjistrimin e subjekteve zgjedhore, ku do të përcaktohet nëse do të lejohen koalicionet parazgjedhore apo jo, apo neni që përcakton listën e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive (nëse këto të fundit do të lejohen).

Po ashtu, do të ketë ndryshime edhe për sa u përket fletëve të votimit, përmbajtjes së tyre, si dhe materialeve zgjedhore, parashikime këto në nenet 97 e vijues të Kodit Zgjedhor. Ndryshime do të ketë edhe në nenin 106 të Kodit Zgjedhor, që rregullon mënyrën e votimit, pasi, për shkak të hapjes së listave, tashmë zgjedhësi do të votojë përveç se për partinë politike, edhe për kandidatin apo kandidatët e preferuar, kjo në varësi të numrit të zgjedhjeve që do t’i lejohen zgjedhësit, element që edhe ky do të jetë pjesë e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Për shkak të përcaktimit të një pragu kombëtar, si dhe hapjes së listave, do të ketë ndryshime edhe në nenet 115 e vijues të Kodit Zgjedhor, që ndër të tjera përcaktojnë mënyrën e numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ka një debat të madh publik për çështjen e formulimit të koalicioneve parazgjedhore, konkretisht çfarë ndalojnë dhe çfarë lejojnë në këtë kontekst ndryshimet kushtetuese? Për çfarë do të luftojnë palët në formulimet ligjore që do të bëhen në Kodin Zgjedhor?

Lexo edhe:

Rrëzimi i rekursit, avokati i Salianjit: Shkeljet janë të panumërta, betejën e vijojmë në Kushtetuese

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

Ndryshimet kushtetuese, sipas formulimit aktual që kanë marrë nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës, nuk nënkuptojnë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, pasi ndryshimi që i është bërë pikës 1 të nenit 68 të Kushtetutës që ka marrë trajtën si vijon “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit”, nuk do të thotë që ndalohen koalicionet, pasi, edhe sipas Kodit Zgjedhor, pa ndryshimet e kryera, pavarësisht faktit se partitë politike bashkoheshin në koalicione parazgjedhore, sërish listat e kandidatëve propozoheshin nga secila parti politike pjesë e koalicionit. Për sa më sipër, çështja e koalicioneve do të shtrohet sërish për diskutim në Këshillin Politik, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje në Kodin Zgjedhor, pasi Kushtetuta nuk ka përcaktuar kriter ndalues apo lejues në lidhje me to.

Si mund të realizohen këto ndryshime me konsensus politik në Këshillin Politik, kur jemi 8 muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të parashikuara në prill 2021, dhe a rrezikohet të rrëzohet pakti politik i arritur, në vjeshtën e këtij viti, me një miratim të njëanshëm nga mazhoranca të ndryshimeve në Kodin zgjedhor?

Për sa i përket elementit kohë, është shumë i pafavorshëm, për shkak të faktit se është tepër vonë për ndryshime të tilla, që për më tepër do të duhet të dakordësohen mes të gjitha palëve, por njëkohësisht duhet të ketë kohë të mjaftueshme edhe për t’i edukuar zgjedhësit në lidhje me të gjitha ndryshimet në lidhje me listat e hapura. Megjithatë, duhet theksuar që mungesa e dakordësisë mes palëve nuk është për çdo element që do ndryshohet, por kryesisht për pjesën e koalicioneve parazgjedhore. Gjithsesi, do të duhet që palët të kenë arritur një dakordësi për të gjitha elementet, të paktën, deri në fund të shtatorit.

Etiketa: ledio braho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëzimi i rekursit, avokati i Salianjit: Shkeljet janë të panumërta, betejën e vijojmë në Kushtetuese

15:42 : 11/03/2025
AKTUALITET

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

11:24 : 31/10/2024
AKTUALITET

“Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e vendimit”, avokati tregon gjendjen e Salianjit

14:37 : 09/10/2024
AKTUALITET

Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati Braho flet për rekursin dhe hapat e rradhës

20:39 : 28/09/2024
AKTUALITET

“Dosja është unike, nuk ka asnjë provë”/ Avokati i Salianjit: Nuk ka “kallëzim të rremë” pa kallëzim

22:53 : 27/09/2024
AKTUALITET

Avokati i Salianjit: Vendim politik, do të dërgohet që sot në burgun e Fierit

19:03 : 27/09/2024
Para

COVID-19: Spanjë, mohoi epideminë, arrestohet se shkruajti 'kovidiotët' e merituar 'për të vdekur'

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

09:41 : 15/05/2025

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com