Mbretëresha e Britanisë Elizabeth është larguar nga pallati mbretëror në qendër të Londrës dhe është strehuar në rezidencës periferike të saj në Kështjellën Windser. Kjo lëvizje ka ardhur pasi mbretëresha ka pasur frikën e infektimit me koronavirus.
“Daily Mirror” ka raportuar ditën e dielë se Elizabeth është larguar nga pallati mbretëror të enjten për të shpëtuar nga virusi.
Një zëdhënës i mbretëreshës së Britanisë ka përgënjeshtruar këtë lajm, ka thënë se vizita e mbretëreshës nuk ka lidhje me frikën nga përhapja e virusit Korona.
Mirëpo dhe media e njohur “Mirror” ka raportuar të njëjtën gjë, se mbretëresha është larguar nga pallati:
“Edhe më parë ishte vendosur se në rast të shtimit të numrit të përhapjes së virusit Korona në Angli, mbretëresha dhe bashkëshorti i saj Philip të strehohen në një prej rezidencave mbretërore të Britanisë në Sandringham”.