• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i tatimorëve në Korçë dhe “hileja” për ta bllokuar SPAK-un me korrupsion të rëndomtë

19:42 : 28/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Arrestimi i drejtuesit të Tatimeve të Korçës, Thoma Tontozi dhe një vartësi të tij, është një ndër dhjetrat dosjet për “korrupsion të rëndomtë” që ka në dorë Prokuroria Speciale-SPAK, 7 muaj pas krijimit të saj.

Dy tatimorët u vunë në pranga, nën dyshimet se kanë toleruar kontrolle në biznese të ndryshme në qytetin jug-lindor, në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme.

Natyrisht, raste të tilla, të mbështetura në prova dhe fakte, duhen të dalin para drejtësisë. Por, hetime të kësaj natyre ka pasur edhe më herët, para se të krijohej SPAK, dhe ato janë zhvilluar nga prokuroritë lokale.

Në bazë të hetimeve të prokurorive të shkallës së parë janë arrestuar në kohë të ndryshme drejtues të tatimeve, doganave, por edhe zyrtarë të niveleve drejtuese në institucione të tjera të administratës shtetërore.

Lexo edhe:

SPAK një ‘fluskë sapuni’/ Zëri i Amerikës: Shqiptarët humbën besimin tek Reforma në Drejtësi

Ndaj, rasti më i fundit në Korçë rikthen sërish dyshimet se “detaji” ligjor, për të përqëndruar çdo lloj rasti korrupsioni pranë prokurorisë SPAK, duket se është një mjet për të bllokuar këtë strukturë hetimore me një volum të madh pune, duke mos i lënë “frymëmarrje” për hetimet e nivelit të lartë.

“Asfiksimi” i SPAK

Në duart e një numri të kufizuar prokurorësh të seksionit kundër Korrupsionit gjenden aktualisht një numër i lartë rastesh, të referuara kryesisht nga Policia e Shtetit, për mitmarrje në radhët e zyrtarëve të ulët dhe të mesëm të administratës publike.

Të gjitha këto raste shoqërohen me qindra urdhëra delegimi veprimesh për Policinë Gjyqësore, akte për lejimin e përgjimit dhe vëzhgimit e të tjera shkresa.

Prokuroria Speciale u projektua për të hetuar, ekskluzivisht, korrupsionin në nivele të larta, një ndër pikat më të dobëta të shtetit ligjor në Shqipëri.

Por, një “modifikim” i minutës së fundit gjatë kohës që po amendohej Kodi i Procedurës Penale, në kuadër të Reformës në Drejtësi, vendosi që të gjithë rastet e korrupsionit të hetoheshin nga Prokuroria Speciale- SPAK.

Dhe, ndodh që, në të njëjtën ditë, SPAK-u njofton arrestimin e tatimorëve në Korçë, si edhe nisjen e hetimeve për kontratat koncensionare të inceneratorëve, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga organizatë e shoqërisë civile.

Prokurorët që po hetojnë inceneratorët, me shumë mundësi, do të ndërpriten herë pas here me korrupsionin e një polici, një mjeku, mësuesi, në administratën tatimore e doganore e të tjerë zyrtarë lokalë e të nivelit të ulët.

Në këtë mënyrë, hetimi i kontratave multi-milionë euroshe, tenderave “urgjentë”, dyshimet për korrupsion në procesin e rindërtimit dhe të tjera raste të ngjashme, të cilat janë domethënëse për shoqërinë shqiptare, do të vijojnë të hyjnë në kalendat greke.

Etiketa: spak boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK një ‘fluskë sapuni’/ Zëri i Amerikës: Shqiptarët humbën besimin tek Reforma në Drejtësi

19:57 : 22/03/2021
Para

Covid 19/ OBSH: Vjeshta dhe dimri do të jenë një sfidë e vështirë për Europën

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 09/09/2025

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com