• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partia e “ajkës” së Hajdarit dhe shpresa për një vend në listën e Bashës

15:34 : 26/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Rudina Hajdari ka paralajmëruar krijimin e një partie të re, e cila duket se do të mbledhë çdokënd që do të mbetet jashtë projektit të Lulzim Bashës në PD.

Hajdari është shprehur se në këtë parti do të mbledhe ajkën e shoqërisë, e cila në sytë dhe mendjen e deputetëve mund të jenë edhe ata që sot konsiderohen si “opozita” parlamentare.

Në anën tjetër, Lulzim Basha duket se ka rikthyer në vëmendje KOP-in, pjesë e të cilit ishte edhe vetë në 2004-2005, kohë kur kjo nismë u ndërmorr nga Sali Berisha, në kuadrin e hapjes së partisë. Basha po përpiqet të krijojë idenë e një hapjeje të PD jo vetëm me disa emra të rinj, kryesisht të botës akademike, por edhe me ata që deri dje konsideroheshin si kritike të fortë.

Në këtë kuadër, Basha ka arritur të ofrojë deri më tani Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn, të cilët, bashkë me Mark Markun, janë pjesë e një komisioni që do të përzgjedhë kandidatët për deputet.

Lexo edhe:

PD në Sarandë votoi për t’i dhënë 60 ha tokë Xhindolit e Buzit/ Berisha: Se di kush janë biznesmenët

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

Më herët në PD u ofruan Aleksandër Biberaj dhe Gazmend Oketa, që bënin pjesë në ekipin e Bamir Topit në partinë që ai krijoi, por që kurrë nuk arriti të zinte qoftë edhe një vend në qoshen e politikën shqiptare.

Në fakt, emrat e ofruar deri më tani nga Basha, ku me shumë gjasa mund të jetë edhe Bamir Topi, nuk njihen si kundërshtarë të flaktë të kryetarit të PD-së.

Ruli, Mustafaj , Biberaj, Oketa apo edhe Topi, as kanë pasur ndonjë histori përplasjeje me Bashën, përkundrazi, në jo pak raste as e kanë nohur si lider të kësaj partie. Edhe kur dukej se kritikonin Bashën apo linjën e ndjekur prej tij, shigjetat drejtoheshin tërthorazi ndaj Berishës, që e konsideronin si kryetarin real të PD, edhe pas dorëheqjes.

Kundërshtarë të Bashës mund të konsiderohen Topalli, Patozi, Hajdari, Murrizi dhe ata që pranuan mandatet e deputetëve, pasi më parë ligjvënësit demokratë i dorëzuan ato në grup. Në fakt, me ndonjë përjashtim, të gjithë të tjerët në listën e ajkës së partisë së Hajdarit nuk kane ndonjë shans për t´u afruar me PD dhe si alternativë mbijetese në politikë kanë krijimin e një formacioni të ri.

Një situatë deri diku e ngjashme me atë të vitit 2004, kur Ilir Meta dhe disa prej funksionarëve të asaj kohe në PS u bashkuan dhe krijuan LSI-në. Por sot nuk mund të hiqen paralele mes nismëtarëve të asaj kohe që themeluan LSI dhe tentativës së Rudina Hajdarit për të krijuar një parti të re, qoftë edhe për një fakt të thjeshtë se asnjë nga ata që mund të ketë në mendje deputetja e “opozitës” parlamentare si ajkën e shoqërisë, nuk janë votuar, edhe pse sot në xhep mund të ketë një mandat të dhuruar nga listat e bëra nga Basha.

Partia e Hajdarit, nëse do të krijohet, do të ketë të njëjtin qëllim si LSI në 2009, për marrjen e disa mandateve, që do të konsiderohen të “arta” dhe më pas në rastin më të mirë për të, do të hyjnë në negociata me partinë fituese, duke u lutur që ajo mos sigurojë mandatet e nevojshme për të qeverisur e vetme.

Me pak fjalë, fillimisht do të jetë një nismë “kap ça të kapësh” në kuadrin e mandateve të deputetëve, për të shpresuar më pas në “kap ça të kapësh” në një aleancë qeverisëse.
Në fakt ata po gënjejnë veten njëlloj si ata të FRD-së se Topit që ëndërronin të ishin deputetë jashtë PD dhe sot shpresojnë të kenë një vend në listat e Bashës në emër të asaj që quhet hapje e partisë ose si prurje të reja me kostumet e vjetra. Koha ka treguar se, sikur nesër Basha t´i hapë një dritë jeshile, edhe vetë Hajdari heq dorë nga projekti i një partie të re dhe rrjeshtohet në listën që do të mbajë firmën e kreut të PD.

Etiketa: BashaPDrudina hajdai

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD në Sarandë votoi për t’i dhënë 60 ha tokë Xhindolit e Buzit/ Berisha: Se di kush janë biznesmenët

16:07 : 31/07/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

13:39 : 31/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies për interes të narkoshteti

13:14 : 28/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025
AKTUALITET

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

11:30 : 26/07/2025
Para

E kritikojnë vazhdimisht për martesën me burrin 23 vite më të madh, Adelina poston foton intime krah tij

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com